VMRO-DPMNE-ja vlerëson se Zaev dhe LSDM nuk shqetësohen fare për situatën me koronavirusin në vendin tonë. Sipas partisë së Mickoskit, Qeveria e paaftë e Zaevit nuk shqetësohet për shëndetin e qytetarëve por vetëm për pasurimin personal. Për shkak të paaftësisë së Filipçes, Republika e Maqedonisë edhe më tej mban rekordin për nga numri i të infektuarve, qëndron në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.
“Gjëja e vetme për të cilën shqetësohet Zaev është depozita e Nina Angellovskës prej 250 mijë eurove të tërhiqen nga Eurostandard Banka. Pas falimentimit të Eruostandard Bankës vetëm dhjetë përqind e personave kanë mundur të hapin llogari në banka tjera, që dmth se rreth 90.000 qytetarë do të ngelin pa paratë e tyre muajin e ardhshëm. Edhe pse Republika e Maqedonisë gjendet në krizën korona, LSDM dhe Zaev kanë vendosur ta shtrenjtojnë energjinë elektrike me 7.5%. Me shtrenjtimin e e energjisë elektrike ata drejtpërdrejt godasin xhepin e qytetarëve, ndërsa kompanitë e afërta me LSDM-në dhe Zaevin do të pasurohen. E gjithë kjo tregon se LSDM dhe Zaev nuk shqetësohen se si jetojnë qytetarët, por mbajnë llogari vetëm për pasurimin e tyre”, qëndron në komunikatën e VMRO-DPMNE-së. /SHENJA/



