Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM-ja dhe kryetari Zoran Zaev, e përbërë nga kuadro të përgjegjshëm, të ndershëm, të përkushtuar dhe profesional, në mandatin e plotë katër vjeçar do të punojë me përkushtim në realizimin e programeve të hartuara, para së gjithash në rritjen dhe zhvillimin ekonomik, thonë nga LSDM-ja.
“Në rend të parë në agjendën e Qeverisë së re është zhvillimi i ri i ekonomisë që do të sigurojë fuqizim të standardit të të gjithë qytetarëve. Në katër vitet e ardhshme do të vazhdojë rritja e pagave, investimet në vende të reja të punës, mbështetja e vazhdueshme e sektorit privat vendor dhe thithja e investimeve të huaja”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.



