Në Spitalin në Kozle janë të shtruar në spital 13 pacientë të rritur që kanë rezultuar pozitivë për covid-19, pesë fëmijë pozitivë, dy nëna dhe dy fëmijë të dyshuar për praninp e virusit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, përcjell GazetaExpress.
Ky spital është bërë një Qendër Covid, dhe përveç fëmijëve që janë të dyshuar ose pozitivë, trajtohen edhe pacientë të rritur që kanë qenë të infektuar me koronavirus.
Në Klinikën Infektive në 24 orët e kaluara janë pranuar gjashtë pacientë. Gjithsej të hospitalizuar janë 67 pacientë prej të cilëve në mbështetje oksigjeni janë 31 pacientë ndërsa nuk ka asnjë në respirator.
Në spitalin në Manastir të hospitalizuar janë 11 ndërsa në spitalin e Shtipit 33 pacientë.
Ndërkaq në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë të hospitalizuar janë 93 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë për Kovid-19.




