Lideri i LSDM-së Zoran Zaev dërgoi një mesazh urimi me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës – 4 Korriku. Zaevi në urimin e tij, kujtoi se më 4 korrik të vitit 1776, para 244 vjetëve, u miratua Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dita e Pavarësisë, shkruan Zaev, është festa më e madhe në SHBA dhe është gjithashtu një mundësi e shkëlqyeshme për të festuar vlerat dhe idealet demokratike që janë themeli i SHBA-së dhe të cilat janë baza e përbashkët e miqësisë sonë të ngushtë dhe partneritetit strategjik. “Që nga pavarësia…
Author: Hamdi Kumanova
Premtimet për sundimin e ligjit, korrupsionin zero, paga më të larta, investime në shëndetësi, infrastrukturë, ekonomi dhe bujqësi, janë dhënë si premtime nga partitë politike të vendit 12 ditë para 15 korrikut, kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sot, LSDM prezantoi programin e saj zgjedhor për qytetarët e lagjes Gazi Baba të Shkupit dhe banorët e Tearcës së Tetovës, ndërsa VMRO-DPMNE në komunat e Shkupit Shuto Orizar, Karposh, Sopishte dhe Butel. BDI dhe kandidati i tyre për kryeministër prezantuan programin para të rinjëve në Çair dhe progrmin e tyre te Ura e Gurit në Shkup, ndërsa Aleanca për…
Nënkryetari i LSDM-së dhe kandidat për deputetë në NJ1, Damjan Mançevski sot në konferencë shtypi ka thënë se programi zgjedhor i VMRO-DPMME-së është pa ndonjë ide dhe me projekte që veçmë janë realizuar nga pushteti aktual. “Dhe derisa shpresojmë në kundërshtar me të cilin do të duhet te debatojmë i cili ofron politika më të mira për jetë më të mirë të qytetarëve, jemi përballur me program i cili sikur është shkruar para disa vitesh. VMRO-DPMNE-ja pa ide dhe mungesë të prekjes së realitetit lexohet në çdo anë të programit të tyre. Për mua ka qenë befasi e madhe, por…
Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka bërë të ditur se kufijtë mbeten të hapura, pavarësisht zërave të ndryshëm që qarkulluan ditëve të fundit. Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se për momentin mbeten të hapura, ndërsa Komisioni për Sëmundje Infektive pritet të përfundon grumbullimin e informacioneve për gjendjen e pandemisë në vendet e rajonit. “Në të gjithë botën pandemia nuk po zbehet, ka gjithnjë e më shumë pacientë, kudo që ka lehtësime të masave restriktive, ka shumë të infektuar të rinj, – njoftoi INA. – Komisioni për…
Infeksioni është i përhapur në të gjitha pjesët e qytetit dhe nuk ka grupe të njohura, thotë mjeku Aleksandar Stojanov, drejtor i Qendrës për Shëndet Publik Shkup. Për momentin kryeqyteti është vatra më e nxehtë, me 2.010 raste aktive. Stojanov shpjegon se tani është më e vështirë sepse është më e lehtë të menaxhohet përhapja me grupime. Ai thotë se në respirator po përfundojnë gjithnjë e më shumë të rinj. “Është më e lehtë me grupimet, ju e dini se po izoloni njerëzit, por tani është këtu dhe të gjithë mund të sëmuren kudo. Çairi ende kryeson, por jo si…
Kandidati për Kryeministër të parë shqiptar Naser Ziberi sot në Komunën e Tetovës realizoi takim me Kryetaren e Komunës Teuta Arifi, ku morën pjesë edhe kryetarë të komunave të tjera siç janë Hekuran Duka Kryetar i Komunës së Dibrës, Visar Ganiu Kryetar i Komunës së Çairit dhe Erkan Arifi Kryetar i Komunës së Likovës: Në takim u diskutua rreth angazhimeve të tij si kryeministër për një zhvillim më të shpejtë të rajoneve të cilat janë më së shumti të prekura nga shpërngulja e të rinjve. “Më të prekura nga migracioni janë rajonet. Të rinjtë shpërngulen në Shkup dhe jashtë vendit,…
Buletini javor i Qendrës për Shëndet Publik (QSHP) të Ohrit që përfshin komunat Ohër, Debërc, Strugë, Vevçan, Dibër dhe Qendër Zhupë, tregon se në periudhën prej 27 qershor deri më 3 korrik, në mënyrë laboratorike është diagnostikuar prania e Kovid-19 te 50 persona nga Ohri, 52 nga Struga dhe 13 persona nga Dibra. Javën e kaluar nga gjithsej 280 materiale të mara për hulumtim, 176 janë mbledhur sipas indikacioneve epidemiologjike (persona të cilët plotësojnë kriteret për definim të rasteve), (Ohër dhe Debërc 73, Strugë dhe Vevçan 66, Dibër dhe Qendër Zhupë 37), ndërsa 104 materiale janë marrë gjatë skriningut me…
Sonte bashkë me kryetarin Zoran Zaev dhe bartësit e Njësisë Zgjedhore 2, Oliver Spasovski dhe Sanja Lukarevska bashkëbiseduam me qytetarët e Komunës së Gazi Babës. Nga këtu porosita të gjithë të punësuarit në administratën publike se askush nuk mund ti ndëshkoj ata pse nuk do të votojnë për BDI-në: “BDI ka filluar me kërcnime dhe shantazhime të rinjëve shqiptarë të punësuar në administratë. Ju siguroj dhe garantoj të gjithë Juve se as një qime e flokut nuk do t’ju mungojë pas 15 korrikut. Ju bëj thirrje të gjithë të punësuarve në administratë të dilni të votoni sipas bindjes tuaj. Të…
Obligohemi se pas përfundimit të krizës do të sigurojmë rritje të pagës minimale deri në 40 për qind, gjegjësisht paga minimale 20,000 denarë dhe rritje e pagës mesatare deri në 30 për qind, gjegjësisht paga mesatare deri në 34,000 denarë, deri në fund të mandatit. Meqenëse vlera e pensioneve lidhet drejtpërdrejt me rritjen e pagave, ndërsa qëllimi ynë është që të rrisim pagat gjatë katër viteve të ardhshme, kjo do të thotë edhe mundësi për rritje të pensioneve. Pensionet do të rriten së bashku me pagat, kurse pensionet më të ulëta do të rriten me të paktën 21 për qind.…
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se ideja për kryeministër shqiptarë është e drejtë dhe legjitime. “Pse të mos instistojmë?! Do të thotë unë pres një përgjigje nga ata që thonë: pse ne kërkojmë kryeministër shqiptarë dhe jam kurreshtar të ndëgjoj arsyet e të tjerëve, të cilët kanë dalë kundër kësaj ideje. E drejtë legjitime po, qytetarë i këtij vendi po, dalëzotës për të gjitha cështjet që kanë të bëjnë me shtetin, integritetin e shtetit, sovranitetin e shtetit, të ardhmen e shtetit. Të gjitha këto i ka kandidati jonë për kryeministër…
Në qershor, më shumë se 3000 njerëz kanë mbetur pa punë në Maqedoninë e Veriut. Agjencia e Punësimit thotë se bëhet fjalë për qytetarë, kontrata e punës e të cilëve ka skaduar ose kanë humbur punën e tyre për arsye të tjera në maj ose prill. Sidoqoftë, kompetentët thonë se ka më shumë se 8,000 vende të lira pune në tregun e punës, shumica në sektorin e shërbimeve. “Pa punë, në këtë periudhë, apo në muajin qershor janë 3565 persona. Nëse dikush ka mbetur pa punë nga 20 maj deri më 19 qershor, ka hapësirë për t’u evidentuar si i…
Realizimi i të ardhurave të përgjithshme në buxhet është më i mirë se pritjet. Në qershor ai është më i ultë për 9,6 për qind në krahasim me qershorin e vitit të kaluar, ndërsa në skenar ishim të gatshëm për 30 për qind të ardhura më të ulta, tha sot në konferencën për media ministrja e Financave, Nina Angellovska. Ajo vlerësoi se edhe krahas sfidave me të cilat përballet ekonomia vendore, në kushte të përballjes me KOVID-19, realizimin e buxhetit realizohet me plan, ndërsa likuiditeti është siguruar. Potencoi se masat e ndërmarra japin rezultat dhe pret që edhe në tremujorin…

