Arsimi me të gjitha aspektet ishte në fokusin e takimit të sotëm të parë të përbashkët dhe joformal, që e organizoi Instituti për menaxhim të mirë dhe perspektiva euroatlantike (IDUEP).
Zëdhënësi i LSDM-së dhe ish-ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski deklaroi se ne jemi para një sfide të madhe në përballjen me krizën shëndetësore jo vetëm në arsim por edhe në funksionimin e të gjitha institucioneve, si në Kuvend, ku duhet të parashihet mënyrë e re e punës, protokolle dhe mënyra të vendimmarrjes…
Në përfitimet e digjitalizimit, Mançevski theksoi se jemi ndër liderët në Evropë dhe kemi regjistër elektronik të popullsisë, ndërsa sfida e radhës, siç tha, është të shfrytëzohet nga të gjitha institucionet dhe të mos kërkojnë nga njerëzit dokumente të ndryshme, fizikisht.Lidhur me procesin arsimor, Mançevski përkujtoi se Qeveria tashmë i ka publikuar planet se mësimi do të zhvillohet onlajn me përjashtim të fëmijëve prej klasës së parë deri në klasën e tretë dhe ka përjashtime të caktuara.




