Për shkak të rasteve të reja të koronavirusit, një konfeksion nga Probishtipi prej dje është mbyllur, ndërsa punëtorët janë dërguar në pushim kolektiv vjetor, ka informuar Kristina Ampeva nga OJQ, “Gllasen tekstilec”- Shtip. Në këtë periudhë, ka thënë Ampeva, vërehen edhe largime nga puna nëpër konfeksione. “Ka largime kolektive ose të mos them largime, mosvazhdim të kontratave. Kemi pasur rast në një firmë ku nuk është vazhduar kontrata ndaj 40 punonjësve, megjithatë ata që janë në afat të pacaktuar u është dhënë të nënshkruajnë ndonjë aneks marrëveshje, të jenë në orar katër orësh pune ose të firmosin aneks në afat…
Author: Hamdi Kumanova
“Jemi në vitin 2020, por ujësjellësi është ëndërr për banorët e Komunës së Likovës dhe nuk dihet edhe për sa do të vazhdojë të jetë e këtillë.” Banorët thonë se janë lodhur me premtimet boshe të BDI-së, parti e cila që nga pas lufta ka udhëhequr me Komunën e Likovës por edhe ka qenë pjesë e ekzekutivit. “Lartë ka 2-3 cezme edhe atje poshtë fshatit shkojmë mbushim ujë. Sa vite kanë filluar këto të VMRO-së dhe BDI-së, sot, nesër, sot, nesër, ujë s’ka.” “Me ujin katastrofë. Ne jemi ndër dy rreziqe. Penda e epërme i ka 98 metër, tjetra 38.…
Rikthehen kolonat dhe pritjet e gjata në pikën kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. “Për shkak të mbylljes së kufijve modeli “One Stop Shop” apo kontrolli në një pikë të përbashkët kufitare nuk funksionin. Kjo ka revoltuar pasagjerët të cilët frekuentojnë në këtë pikë kufitare e që gjendet në korridorin kryesorë të Evropës”. “Po e shihni edhe vetë. Lerë që presim shumë por është edhe shumë nxehtë. Vetëm një njeri i çmendur e bën këtë”. “Mendoj që ishte më mirë kur kishin kontrolle maqedonase dhe serbe. Në një vend kontrolli funksiononte më shpejtë”. Të pakënaqur ishin edhe pasagjerët që…
Video-materialet reklamuese të fushatës zgjedhore, pothuajse të të gjitha partive politike në garë, kanë pamje me fëmijë nën moshën 18 vjeçare, si protagonist kryesor ose si mbështetës të mesazhit që transmetohet. Kodi zgjedhor në mënyrë të qartë ndalon pjesëmarrjen e fëmijëve në programin e paguar politik por nuk ka dispozitë që rregullon këtë çështje në format e tjera të promovimit si ata në rrjetet sociale. Kodi Zgjedhor: “NUK LEJOHET PJESËMARRJA E TË MITURVE NË REKLAMIMIN E PAGUAR POLITIK.” Për ambasadën e parë të fëmijëve në botë “Megjashi” përdorimi i fëmijëve për fushatë është fenomen shumë shqetësues. Ata kanë bërë rishtas…
Drejtuesja e Prokurorisë Themelore Publike për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin, Vilma Ruskovska, dhe gjykatësja Dobrila Kacarska kanë reaguar kundër siç thonë keqpërdorimit të emrave të tyre në videot politike të VMRO-DPMNE-së. Ruskovska paralajmëroi padi për shpifje përmes një përfaqësuesi të autorizuar, për Koalicionin e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, i cili i referohet videove zgjedhore “Histori Kriminale”. Spoti i VMRO-DPMNE-së “Histori kriminale”: “Pasi që Zorani i tha Kësulëkuqes- shumë po pyet ti, më bëre shumë telashe, kam një parandjenjë që Vilma do të të thërrasë për të zgjedhur për çfarë të të akuzojë.” Në një prononcim për Deutsche Welle, Ruskovska tha…
Zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska sot nga vendlindja e gjyshes së saj, Kiçinicë në Mavrovë ka dërguar porosi kundër dhunës ndaj grave. Ajo me këtë rast u është drejtuar grave, veçmas atyre të cilat janë viktimë e çfarëdo forme të dhunës. “Leksionet më të rëndësishme jetësore i mësova nga gruaja më e fortë të cilën e njoh, e cila ka forcë dhe mirësi. Nuk bënte dallim mes nipërve dhe mbesave. Mendoj se leksionet nga gjyshja ime Liljana i kanë mësuar të gjithë, se të gjithë kemi të drejtën e fatit, shanseve të barabarta në jetë. Në shekullin e 21-të kemi…
Drejtuesit e spitalit në Strugë ankohen se thuajse çdo ditë të paktën nga një pacientë të tyrin me simptoma të Kovid-19 nuk e pranojnë për trajtim në spitalin e Ohrit. Ky është një problem që ndodhë tani një kohë të gjatë. Nga spitali i Ohrit thonë se derisa kapacitetet e tyre ishin më të zbrazëta, i kanë pranuar të gjithë pacientët nga Struga. Ne i pranuam ata për dy muaj, i analizuam këtu, i transportuam. Ju them se për një muaj janë hapur 146 histori në repartin infektiv në Ohër, 90% e të cilave janë nga spitali i Strugës. Ne…
Safet Bishevac, një ish-deputet dhe ish-gazetar, është pozitiv me coronavirus. Informacionin e shpërndau në Facebook dhe shkroi se ka respektuar masat e mbrojtjes. “Ndihem mirë, deri më tani nuk kam probleme. Së bashku me familjen, në periudhën tjetër do të jemi në vetizolim dhe nën mbikëqyrjen e mjekut amë”, ka shkruar Bishevac.
Sipas magazinës filmike “Variety“, platforma amerikane e filmit Quibi është duke punuar për një serial në lidhje me lajmet e rreme që u përhapën nga Velesi si dhe për ndikimin e tyre në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA. Seriali do të titullohet “Clickbait” (mashtrimi për klikime) ndërsa sipas njoftimit, do të tregohet historia e vërtetë për adoleshentët nga Velesi, të cilët u pasuruan pasi krijuan uebfaqe, ku duke përhapur lajme të rreme, ndikuan tek publiku amerikan për zgjedhjet presidenciale në vitin 2016. Seriali do të drejtohet nga Mark Molloy, ndërsa në rolin kryesorë do të jetë ylli i…
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot nga Vatasha njoftoi se për dhjetë ditë do të shpallet një tender për ndërtimin e rrugës Gradsko – Prilep. Sipas Zaevit, do të përzgjidhet një kompani e re për të vazhduar aksin rrugor, projekt që implementohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. “E gjithë ajo që është bërë me rrugën në të kaluarën për shkak të provizioneve të shkreta, ka çuar në zgjidhje katastrofike. Rruga ishte ndërprerë sepse vazhdimisht bëheshin anekse, nuk merrej parasysh se sa do të paguante shteti, ndërsa ky aks është aortë, arteria më e rëndësishme e zemrës në të…
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë vazhduar fushatën në Sllatinë të Tetovës. Kreu i ASH-së, Ziadin Sela theksoi se 15 korriku shqiptarët vendosin se kush do të jetë kryeministri i tyre, duke akuzuar kreun e BDI-së Ali Ahmeti që për 18 vite nuk mundi të jetë kryeministër i shqiptarëve. 18 vite me radhë shqiptarët e kanë votuar Ali Ahmetin për të qenë kryeministër i shqiptarëve, ndërsa më 15 korrik ju do na votoni ne për të qenë kryeministra të shqiptarëve. Ajo parti e cila merr legjitimitetin për kryeministër e zgjedhin shqiptarët. 18 vite me radhë nuk e zgjodh problemin…
Sot Alternativës iu bashkangjit edhe nje kuadër universitar Dr. Gëzim Xhambazi nga Kërçova i cili për kontributin e tij njihet edhe në Kërçovë sepse është ekspert i pedagogjisë dhe me abiciozitet, urtësi dhe mençuri ka edukuar gjenerata të tëra. Ai e pa të arsyeshme që kontributi i tij duhet të vazhdojë akoma më shumë dhe si ekspert i kësaj fushe do të ndikojë edhe me ide produktive në arsim dhe edukim. Njihet si humanist i madh, ashtu na thanë bashkëvendasit e tij duke kontribuar në vendin e tij në çdo sferë! Na priftë e mbara profesor i nderuar dhe mirësenavjen…

