Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot në një konferencë për shtyp deklaroi se tre vjet më parë, qeveria e udhëhequr u përball me sfida serioze në ekonomi, të cilat kërkuan nga ne që të jemi të aftë, efikas, por edhe guxim dhe vendosmëri. “Para nesh kemi pasur një ekonomi të gjunjëzuar, borxhe të mëdha të bëra për të financuar ofertat kriminale dhe shpenzime joproduktive. Pagat nuk u rritën, veçanërisht ajo minimale, e cila për vite ishte vendosur në një jo-ekzistente 9.000 denarë, më pak se 150 euro. Kur qeveria mori detyrën, ekonomia ishte në rënie prej 1.8 përqind dhe shkalla…
Author: Hamdi Kumanova
Siç u bashkuan shqiptarët e Tuzit, të bashkohen edhe të Maqedonisë. Votoni kryeministrin shqiptar Për BDI-në dhe kryeministrin shqiptarë po vijnë mesazhe gjithandej duke përkrahur një ide kaq madhore. Së fundmi vjen një mesazh nga Nik Gjeloshaj i cili duke përkrahur kryeministrin shqiptar si një ide e shenjtë ka përmendur unitetin që ndodhi në Luginën e Preshevës kur shqiptarët të bashkuar morrën tre deputetë. Me këtë rast Gjeloshaj ka thënë se ashtu siç u bashkuam në Tuz e Luginë, të bashkohemi edhe në Maqedoninë e Veriut, rreth një ideje të shenjtë, t’a bëjmë kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e…
Liderët e dy partive më të mëdha, LSDM dhe VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, në tubimet e tyre të mbrëmshme, folën për fitoren që presin në zgjedhjet parlamentare më 15 korrik, transmeton Portalb.mk. Zaev beson se koalicioni i ri mund të fitojë me dallim deri në 120 000. “Siç i premtova edhe para një viti VMRO-DPMNE-së, do t’i fitojmë me dallim prej 50 000 deri në 120 000 vota në nivel të gjithë shtetit. Oferta jonë edhe në njësinë zgjedhore 3 dhe në gjithë shtetin është ofertë të personave të ndershëm dhe të përgjegjshëm. Kemi treguar se mundemi më…
Bashkimi Demokratik për Integrim një ndër sektorët primarë e ka edhe sportin dhe rekreacionin. Kandidati për deputet në zonën 3, Bekim Neziri ka thënë se ai do të punojë me të rinjtë e fshtrave shqiptarë të Velesit që të kultivojnë sa më shumë talentin e tyre dhe të merren sa më shumë me sport. “Shqiptarët e Velesit kanë talente të shumë në sport, por deri më tani nuk iu është dhënë mundësia që ata njejtë si bashkëmoshatarët e tyre të kenë mundësi të shfaqin talentin e tyre. Prandaj unë do të punoj maksimalisht me të rinjtë që të bëhen pjesë…
Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe ka deklaruar se në spitalin “8 shtatori” ka humbur jetën urologu Arifikmet Deari nga Tetova, i cili ka qenë pozitiv me koronavirus. “Mjeku Deari i cili ka qenë vetëm disa ditë para pensionimit është mjeku i parë i cili ka vdekur nga komplikimet e koronavirusit. Shpreh ngushëllimet deri tek familja. Apeloj tek kolegët e mi shëndetësorë të mbrohen në vendin e punës në përputhje me protokollet. Apelojë edhe tek qytetarët të respektojnë masat punëtorët shëndetësor dhe bashkëqytetarët e tyre”, ka shkruar ministri Filipçe. Ai ka thënë se mjeku ka pasur probleme nervore si dhe 15…
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në një intervistë për MIA-n, ka deklaruar se parulla zgjedhore e BDI-së për kryeministër të parë shqiptar është strategji politike populiste dhe me porosi nacionaliste e cila ka qenë prezentë në kohën e Gruevskit dhe Ahmetit. Por, megjithatë Zaev nuk përjashtoi mundësinë për koalicion paszgjedhor me BDI-në, nëse partia tërhiqet nga ky kushtëzim. Ai tha se kushti i parë për koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Besa, sipas tij ka qenë shmangia e nacionalizimit. “Me Besën tre javë pothuajse çdo ditë nga disa orë kemi pasur bisedime për të harmonizuar gjitha qëndrimet, përcaktimet politike dhe programore. Sot…
Bartësi i listës në NJZ 2, Oliver Spasovski, mbrëmë pati një takim me banorët e komunës së Gjorqe Petrovit, ku u ndanë inkurajime që shteti është në rrugën e duhur dhe duhet të vazhdojë të zhvillohet. Mesazhet e takimit ishin se shteti është i siguruar dhe gjuha maqedonase dhe identiteti janë të njohura nga bota, me çka janë realizuar aspiratat shekullore dhe janë krijuar kushte për progres. “Anëtarësimi në NATO dhe integrimet në BE janë kontributi i brezave tanë në regjistrimin e identitetit dhe të shtetit në hartën botërore të vendeve dhe popujve. Tani janë krijuar kushte për progres, ai…
I burgosuri në Idrizovë nuk mund të tregojë saktë nga kush është sëmurë me koronavirus, ka njoftuar Qendra për shëndet publik në Veles. Qytetari nga Velesi i cili është duke vuajtur dënim me burg, të enjten e ka pranuar rezultatin që është pozitiv me kovid-19, pasi më 30 qershor është ankuar që ka temperaturë të zmadhuar, kurse më pas i është marrë strisho, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk. “I kemi bërë anketë epidemiologjike dhe ai nuk mund të tregojë nëse është takuar me ndonjë person pozitiv apo i cili ka qenë në izolim, ose çfarë do rasti të dyshimtë. Takimet të…
Partitë shqiptare në Maqedonin e Veriut në zgjedhjet e 15 korrikut janë fokusuar më tepër në cështje ekonomike. Të gjitha partitë politike, BDI, koalicioni ASH-Alternativa, PDSH dhe Lëvizja BESA premtojnë se do ti rrisin investimet në vendbanimet shqiptare, njofton agjencia e lajmeve INA. Për dallim nga ciklet e mëhershme zgjedhore, faktori politik në Maqedoni tani kërkon hise të në buxhetin e shtetit, barazi të plotë dhe vendimmarrje konsensuale. Maqedona vazhdon të përballet me mungesë të kohezionit social dhe ekonomik si dhe dallime në zhvillim në mes të rajoneve të banuara me shqiptarë dhe atyre maqedonase. Sipas të dhënave nga Byroja…
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dhe kandidatët për deputetë nga njësia e gjashtë zgjedhore, sot kanë qëndruar në vendbanimet e Komunës së Tearcës. Këto vendbanime prej kohësh kanë probleme me ujin e pijshëm. Ky problem është aktual sidomos në temperatura të larta gjatë ditëve të verës, transmeton MIA. Bartësi i listës NJZ 6 dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela foli për këtë fenomen dhe për hallet e shumta të fshatrave shqiptare, të cilave u mungojnë kushtet elementare. Sela tregoi se në programin “Shtet për të Gjithë” të koalicionit fitues ASH – AAA janë paraparë 500 milionë euro…
Gjatë thirrjes së ardhshme për të paraqitur kërkesa për ndihmë financiare për bletarët të cilët kanë blerë kotelet të bletëve. Thirrja është publikuar më 20 qershor, dhe skadon brenda dhjetë ditësh. Afati i aplikimit është deri më 15 korrik. Të gjithë bletarët që nga 1 tetori deri më 31 dhjetor 2019 që kanë blerë kotele bletësh nga ruajtësit e miratuara të mbarështimit mund të aplikojnë për thirrje, ndërsa pronat e regjistruara bujqësore kanë të drejtë të marrin pjesë. Ndihma financiare për blerjen e koteleve të bletëve është deri në 600.000 denarë për përdorues. Ndihma financiare për masën 121 paguhet në…
Kryetarja e Prokurorisë për ndjekje të Krimit të Organizuar, Villma Ruskovska, kërkon që prokuroria e saj të ketë gjithsej 20 prokurorë. Aktualisht, 10 prokurorë po ndjekin penalisht krimin e organizuar dhe korrupsionin në këtë prokurori, dhe sipas sistematizimit aktual, ata kanë tre prokurorë më pak. Kreu i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Aco Kolevski, për Alsat tha se ata duhet të analizojnë, nëse me të vërtetë ka nevojë për 20 prokurorë në atë prokurori. Në të ardhmen, Prokuroria Publike për ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do të duhet të na sigurojë të dhëna për ngarkesën e punës të secilit…

