Komuna e Kërçovës publikoi njoftim për punësimin e 45 personave të papunë nga familje sociale të rrezikuara. Ata do të përfshihen në realizimin e punëve publike në territorin e Komunës së Kërçovës.
Njoftimi i referohet angazhimit në punët publike të kandidatëve të zgjedhur dhe atyre do t’u paguhet një kompensim në para i përcaktuar me marrëveshje që rregullon të drejtat dhe detyrimet e palëve kontraktuese, si më poshtë:
Gjashtë persona me orar të shkurtuar dhe kompensim monetar në shumën bruto prej 7,600 denarë dhe 39 persona me orar të plotë dhe kompensim monetar në shumën bruto prej 11.800 denarë. Angazhimi në punët publike do të realizohet në periudhën nga 2 shtatori deri më 31 gusht 2021.
Kandidatët që do të aplikojnë duhet të jenë banorë të Komunës së Kërçovës (të vërtetohet me letërnjoftim) dhe të jenë të papunë (vërtetim nga Agjencia e Punësimit). Njoftimi do të zgjasë pesë ditë nga dita e shpalljes.




