Author: Hamdi Kumanova

Bashkimi Demokratik për Integrim në shpalosjen e programit zgjedhorë për zgjedhjet parlamentare të parakohshme parlamentare që mbahem me 15 korrik, qëndroi në Dibër, ku kryetari i partisë, Ali Ahmeti para të pranishmëve u shpreh se asnjë ëndërr nuk i ka mbetur pa realizuar deri më tani edhe pse ëndrrat janë të pafund. “Po hapim një kapitull që ka përkrahje dhe do të gjej edhe më tej para mijëra njerëzve dhe për këtë jam shumë i sigurt. Ne kemi mbyllur një kapitull shumë delikat për këtë vend në vitin që lamë pas duke e anëtarësuar vendin në NATO. Ndërsa tani po…

Lexo më Shumë

Drejtoria për të Ardhura Publike bëri të ditur se konform Dekretit me fuqi ligjore për subvencionim të kontributeve për sigurim të detyruar social për të punësuarit në media, punëdhënësi – media për çdo të siguruar për muajin qershor, korrik dhe gusht të vitit 2020 i subvencionohen 100 për qind nga vlera për pagesë të kontributeve nga sigurimi i detyruar social. Për realizimin e të drejtës për subvencionim, punëdhënësi – media me kërkesë së kompletuar për subvencionim të pagesës së kontributeve (formular BS-PZSOM) në Llogarinë mujore për pagesë të integruar formula MPIN) të të siguruarin për të cilin kërkon subvencionim të…

Lexo më Shumë

Sektori i Kontrollit Sanitar në periudhën nga 29 qershori 2020 deri më 3 korrik 2020 ka marrë 899 ekzemplarë për analizë fiziko-kimike dhe 899 ekzemplarë për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 56 pika matëse në qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të testeve, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat e sigurisë dhe cilësisë së ujit të pijshëm. Siç bëri të ditur NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, raporti javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm publikohet për informim më të mirë të qytetarëve. Raporti është marrë nga analizat e bëra në Sektorin e Kontrollit Sanitar…

Lexo më Shumë

Vetëqeverisja lokale e Gostivarit ka filluar me përgatitjen e strategjisë pesëvjeçare për zvogëlimin e ndotjes. Si dokument më i rëndësishëm është kadastra e ndotësve, që është në fazë përfundimtare. Në të do të vihen kompani të cilat posedojnë leje ekonomike ndërsa që emetojnë materie të dëmshme në procesin prodhues. Në listën e pushtetit lokal janë: pesë fabrika, gurëthyes, prodhues të betonit që kanë leje ekologjike A, në mesin e tyre edhe ferma të shpezëve, kapacitete prodhuese për bojëra, punëtori mekanike me leje B ndërsa ka edhe furra të tjera dhe byrektore. Përgjegjësi për ekologjinë në Komunën e Gostivarit thotë se…

Lexo më Shumë

Bartësi i listës kandiduese për deputet në Njësinë e gjashtë zgjedhore Ziadin Sela mbrëmë vonë në kuadër të aktivitete parazgjedhore dhe së bashku me kandidatët për deputet nga koalicioni i Aleancës dhe Alternativës “Tani është koha” prezantoi një pjesë të programit për këto zgjedhje. Sela, i cili është kryetari partisë Aleanca për Shqiptarët, duke sqaruar pjesë të programit zgjedhor në fillim të fjalimit të tij, u përqendrua në kufizimin e lojërave të fatit dhe tha se në njëqind ditët e para pas ardhjes në pushtet ata do të miratojnë ligj që kazino të ketë vetëm brenda hoteleve me pesë yje.…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e kaluara, 6 pacientë janë pranuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Gjithsej 88 pacientë janë të shtruar në spital. 54 pacientë janë në në mbështetje me oksigjen, nuk ka pacient në ventilim mekanik. Në spitalin në Kozle janë shtruar në spital 30 pacientë të moshuar pozitivë me Covid-19 dhe 4 fëmijë pozitivë dhe të ndjeshëm ndaj virusit. 12 pacientë të rinj u pranuan në spitalin “8 Shtatori”, gjithsej 123 pacientë janë shtruar në këtë spital. 5 pacientë janë në respirator. 41 pacientë u shtruan në spital në Manastir, ndërsa 45 pacientë u shtruan në spitalin e Shtipit.…

Lexo më Shumë

Numri i të infektuarve me Kovid 19 në Maqedoninë e Veriut kalon shifrën 7000. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 115 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të prekurve që nga fillimi i pandemisë shënon 1046. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 7 pacientë, ndërsa janë shëruar 40 të tjerë. Ministria e Shëndetësisë “Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1032 testime, ndërsa janë regjistruar 115 raste të reja me Covid 19. Në Shkup 53, Kumanovë 4, Dibër 6, Shtip 3, Prilep 6, Tetovë 8, Strufë 13, Veles 1,…

Lexo më Shumë

Akoma nuk dihet saktë se sa semimaturantë janë regjistruan në shkolla të mesme. Përveç gjimnazeve dhe drejtimet e mjekësisë, vende të lira kanë mbetur thuajse në të gjitha shkollat tjera profesionale. Profesori i mekanikës dhe elektronikës, Neshat Poliko tha se shkollat profesionale nuk janë promovuar mjaftueshëm nga dikasteri i Arsimit, prandaj edhe interesimi ndaj tyre është I ulët. Të gjithë nuk mund të bëhemi as politikanë, as mjek. Ministria e Arsimit duhet të punoj pak më tepër me shkollat profesionale, sidomos Qendra për Arsim Profesional dhe Byroja për Zhvillim të Arsimit, duhet edhe mjete tu sigurohen shkollave të mesme profesionale.…

Lexo më Shumë

Bartësi i listës së VMRO-DPMNE-së në NjZ 2, Vllado Misajllovski sot në Çair ka porositur se atje nuk do të ketë më qytetarë të rendit të dytë, ndërsa ka premtuar objekte infrastrukturore dhe më shumë investime kapitale. “Premtojmë objekte infrastrukturore, premtojmë më shumë investime kapitale. Pas meje gjendet poliklinika e Çairit, LSDM premtoi se do ta rinovojë komplet, por mund të shohim se asnjë gurë nuk është lëvizur. Ne ndoshta premtojmë mijëra projekte, por të gjitha ato do të përmbushen, pasi ne qëndrojmë pas çdo projekti të premtuar. Ndoshta nuk premtojmë gjithçka, por atë që e premtojmë do ta plotësojmë.…

Lexo më Shumë

“Unë jam i gatshëm t’ia jap zotëri Mickoskit 13 deputetë, pasi për 61 deputetë ka nevojë që të formojë qeveri të pakicës. Ose do të kërkoj prej Mickoskit të mi japë gjashtë deputetë, pasi aq do të na duhen neve që të mund të formojmë Qeveri të pakicës. Askush nuk lejohet të negociojë nën shantazhe…” Hristijan Mickoski “Nëse zotëriu Naser Ziberi arrin të bëjë shumicë prej 61 deputetësh, 70, 80 deputetë, atë shumicë nuk do ta përbëjë grupi parlamentar i koalicionit ‘Ripërtrirje e Maqedonisë’, këtu të jeni të sigurt…” Deklaratat e dy liderëve të partive më të mëdha maqedonase, Zoran…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe u takua sot me specialistët dhe mjekët e rinj nga Spitali i përgjithshëm, Shtëpia e shëndetit, Spitali i specializuar për parandalimin, mjekimin dhe rehabilitimin e sëmundjeve kardiovaskulare “Shën Stefani” dhe Spitali special për Ortopedi dhe Traumatologji “Shën Erazmo” nga Ohri. Takimi u përdor për t’u njohur me masat e zbatuara në kuadër të Ministrisë, si dhe për të dëgjuar sugjerime dhe mendime të mjekëve me qëllim të përmirësimit të sistemit shëndetësor. Siç tha ai, për periudhën katërvjeçare 2019-2022, janë aprovuar një mijë specializime dhe subspecializime, si dhe punë shkencore e paguar për specializantët privatë janë…

Lexo më Shumë

Kandidati i BDI-së, nga Zona e 6-të zgjedhore, dr. Florin Besimi, ditën e fushatës elektorale e ka filluar nga lagja “Teteks”, ku shfaqi respektin dhe falënderimin për qytetarët e pranishëm të cilët me vëmendje, përcollën pikat e platformës elektorale të BDI-së, nga humanisti e mjeku i shquar i Tetovës. Dr. Florin Besimi ka theksuar se shqiptarët e bashkuar, mund të bëjnë vepra të mëdha, Kryeministri i parë shqiptar është sfida e parë. Kështu, ka theksuar dr. Besimi, ne dëshmojmë edhe pjekurinë tonë, edhe përkushtimin për çështjet me vlerë për neve, sepse, askush më mirë se ne nuk e paraqet çështjen…

Lexo më Shumë