Në takimin e mbajtur midis kryeministrit Oliver Spasovski, Ministrit të Kulturës Hysni Ismaili, zëvendësministrit të Kulturës Vladimir Lazovski, dhe përfaqësuesve të SKRM, u dakorduan që neni nga Marrëveshja Kolektive me të cilën përcaktohen koeficientët e rinj të pagave të zbatohen nga 1 korriku i vitit 2020. Marrëveshja Kolektive për Kulturë u lidh në 30.12.2019. Me nenin 130, u përcaktua shtyerja e zbatimit të Marrëveshjes Kolektive, por vetëm në lidhje me dispozitat e neneve 65 dhe 66 (pagat e punonjësve në fushën e kulturës), të cilat tani sipas marrëveshjes fillojnë të zbatohen nga 1 korriku i vitit 2020. Me këtë, pagat…
Author: Hamdi Kumanova
Zhvillimi i ardhshëm i shërbimit publik për radiodifuzion është përfshirë në programin zgjedhor të të dy partive më të mëdha politike që do të garojnë në zgjedhjet e 15 korrikut. Për LSDM në pushtet, është përparësi që Radio Televizioni Kombëtar të shndërrohet në radiodifuzer të vërtetë publik, i cili duhet të përcjellë zhvillimet e kohës dhe të jetë prezent në të gjitha platformat moderne dhe të jetë në dispozicion për të gjithë përdoruesit, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk. Në Programin e Koalicionit “Mundemi“ thuhet se shërbimi publik për radiodifuzion do të ketë për mision për të informuar me kohë dhe saktë,…
Në 24 orët e fundit në Dibër, u regjistrua edhe një i infektuar me Kovid-19, që është rasti i 20-të në javën e kaluar. Që nga fillimi i pandemisë, pra që nga paraqitja e rastit të parë, më 26 shkurt, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka qenë 110 persona, tre prej tyre janë nga Qendër Zhupa. Betejën me virusin e rrezikshëm e fituan 48 persona, vdiqën katër persona, ndërsa 58 persona janë aktivë me sëmundjen, dhjetë prej tyre janë duke u trajtuar në spitalet në Shkup. Nga numri i përgjithshëm, në fazën e parë të pandemisë ka 51 raste,…
Prokuroria themelore publike Shkup sot parashtroi tetë propozime për caktim të urdhëresave ndëshkuese ndaj nëntë personave të cilët nuk e respektuan orën policore në Shkup. “Të akuzuarit, në ngjarje të veçanta, nuk e respektuan Vendimin pë ndalesë dhe regjim të posaçëm për lëvizje në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me çka kryen vepër penale – Mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë, paraparë në nenin 206 paragrafi 1 nga Kodi penal”, qëndron në kumtesën e PTHP-së. Prokuroria themelore publike Shkup i propozoi Gjykatës themelore penale Shkup që për të gjithë të akuzuarit të shqiptojë dënime në të holla prej…
Informacionet e fundit thonë se Prokurori Gavrill Bubevski, i cili ishte pjesë e PSP-së, ndërsa tani punon në Prokurorinë e Shkupit dhe i përfaqëson lëndët “Shuplaka” dhe “Monstra”, është infektuar me coronavirus. Ai në gjykime është shoqëruar nga prokurorja Fatime Fetai, e cila ditët e ardhshme do të qëndrojë në vetizolim, sipas udhëzimeve të epidemiologëve. Gjykata Penale e Shkupit sot e ka anuluar seancën për rastin “Monstra”, në të cilën aktakuza përfaqësohet nga Bubevski dhe Fetai. “Për shkak të interesimit të mediave dhe organizatave joqeveritare të cilat e ndjekin debatin për “Monstrën” e informojmë opinionin se për shkak të mungesës…
“Ministria e Financave përgatit manual “Unë blej produkte vendore” për shpjegim se cfarë përfshihet në produktet vendore! Për të stimuluar blerjen e produkteve vendaore dhe në këtë mënyrë për të mbështetur ekonominë në kontekstin e krizës Covid 19, kartela pagesore është menduar ekskluzivisht për produktet dhe shërbimet vendore, ndërsa kthimi i TVSH-së përmes TVSHjaIME për produktet janë ngritur nga 15% në 20%. Për të informuar opinionin se i përkasin “produkteve vendore”, Ministria e Financave përgatiti manualin “Unë blej produkte vendore” me 16 pyetje që bëhen më së shpeshti. Dokumenti është përgatitur së bashku me Inspektoratin shtetëror të tregut, Ministrinë e…
Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe ka thënë se virusi është këtu prezent dhe duhet të mësohemi të jetojmë me realitetin e ri. Ai tha se në këtë javë ka pasur më pak të infektuar në krahasim me javët e kaluara. “Javën e kaluar incidenca është më pak. Faktori R0 në dhjetë ditët e fundit është vetëm pak përmbi 1, i tërë periudhën tjetër është 0.9. Në periudhën e theksuar janë evidentuar persona të prekur nga të gjitha moshat ndërsa më prezentë është e moshës mbi 60 vjeçare”, tha Filipçe. /SHENJA/
Dje në zonën zgjedhore 3, bartësi i listës për këtë zonë dr.Bekim Tateshi bashkë me z.Arben Taravari dhe z. Admirim Aliu realizuan takim me banorët e fshatit Jabollçisht. Me këtë rast, dr.Tateshi tha se 15 korriku do të jetë dita kur qytetarët vendosin vetë për vetën e tyre dhe ardhmërinë e vendit ku jetojnë. ”Ne atë ditë vendosim për atë a do të shkojmë përpara apo do të kthehemi pas, kjo krejt varet prej juve, ne duhet ta dimë se nuk jemi ushtri, nuk jemi armë, nuk jemi plumba. Plumba për neve janë vetëm votat tuaja, atë që ju do…
Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev realizoi takime me qytetarë në Gostivar, në të cilat, siç shkroi në profilin e tij në FB, ata kanë folur se dëshirojnë të jetojnë në shtet në të cilin respektohen ligjet dhe në të cilin do të sundojë e drejta. “Rendi, rregullimi, zbatimi joselektiv i ligjeve, lufta e përforcuar kundër korrupsionit dhe krimit, këto janë themelet mbi të cilat do të ndërtojmë punën policore në të ardhmen”, potencoi Çulev. Në takimet me qytetarët në Gostivar, ministri Çulev sqaroi se përmes masave dhe aktiviteteve sistematike, me qëllim që të jetë më efikas në nivel…
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) njofton se prej mesnate vetëm benzina Euro-Super BS-95 do të shtrenjtohet për gjysmë denari dhe do të shitët 60.50 denarë për litër, derisa çmimet e Euro Super BS 98 dhe Euro Dizelit mbetët të pandryshuara, edhe gjatë kësaj jave do të shitën 63.00 gjegjësisht 52.50 denarë për litër. Euro super BS-95 do të shitet për 60.50 denarë për litër Euro Super BS-98 do të shitet për 63 denarë për litër Euro Dizel do të shitet për 52.50 denarë për litër
Kreu i VMRO-së, partisë më të madhe opozitare në Maqedoninë e Veriut, Hristijan Mickoski, komentoi kauzën e BDI-së për kryeministër shqiptar, duke thënë se ku është dakort e ku jo me të. Në një intervistë për REL, Mickoski kontestoi aspektin etnik të kësaj qasjeje. “E përshëndes parimin për kandidatin për kryeministër, pasi ky parim është promovuar nga ana e VMRO-DPMNE-së, por nuk mund të përshëndes atributin etnik, pasi që përkatësia etnike nuk është edhe përkatësi profesionale. Kryeministër, kryetar i qeverisë bëhesh në terren, përkatësisht e fiton ose nuk e fiton besimin e shumicës së qytetarëve. Kështu që, me shumë rëndësi…
Gjykimi për rastin “Monstra” do të vazhdojë më 26 gusht. Seanca e sotme për Monstrën u shty për shkak të mungesës së prokurorit publik, raporton TV21. “Për shkak të interest të mediave, organizatave joqeveritare të cilat ndjekin seancën për rastin “Monstra”, informojmë publikun se për shkak të mungesës së paralajmëruar të prokurorit kompetent, seanca e caktuar për më 06.07.2020, është shtyrë. Seanca kryesore është caktuar për më 26 gusht 2020 në ora 10:00”, njoftojnë nga Gjykata Penale Shkup. Rastin “Monstra” që ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës.

