Duke marrë parasysh që kohën e fundit u hapën te gjitha objektet hotelierike, bastoret etj, u mbajtën tubime partiake ku kishte mijëra të pranishëm dhe duke mos respektuar masat për mbrojtje nga Covid 19, fshehurazi po organizohen : dasma, koncerte, festa për ditëlindje etj.Ne si Studentë mendojmë se jemi të diskriminuar nga moshapja e leximoreve të cilat janë thelbësore për ngritjen e Studentëve në aspektin intelektual.
Kuptojmë se situata është delikate dhe nuk mendonim se është e patjetërsueshme hapja e leximoreve, por duke marrë parasysh se gjithcka tjetër u hap, mendojmë se është e arsyeshme edhe hapja e leximoreve.Studentët janë të vetëdijshëm dhe do ti respektojnë të gjitha protokolet të përgaditura nga KSN.
Duke marrë parasysh që disaherë potencuam për problemin, megjithatë nga organet kompetente nuk kishte interes për t’ dalur në ndihmë studentëve. Por, nëse te ata nuk ka interes, te Ne ka.Nëse nuk duan që problemi të zgjidhet në “mënyre diplomatike” ne do provojmë alternativa.Nëse mendojnë se studentët ende janë në anën e tyre dhe nuk do ti kundërshtojnë,Ne jemi të gatshëm për “luftë” më të përgaditur se kurdo.
Kërkojmë nga organet kompetente:Qeveria e RMV-së, Ministria e Kulturës, si dhe nga Komisioni për sëmundje ngjitëse të përgadisin protokole tê vecanta dhe sa më shpejtë leximoret të hapen për studentët.
Këtë kërkesë deri te organet përkatëse këtë herë do ta dërgojmë nëpërmjet një proteste paqësore që do të mbahet para Bibliotekës “Vëllezërit Miladinov”.
Protesta do të mbahet para bibliotekës “Vëllezërit Miladinov”, konkretisht në bulevarin “Aradhët Partizane”
Të gjithë ata që planifikojnë të marrin pjesë në këtë tubim paqësor detyrohen me vete të kenë mjete për mbrojtje nga Covid 19.



