Author: Hamdi Kumanova

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse konsideron se është herët për organizimin e dasmave. Në mbledhjen e sotme pjesëmarrës kanë qenë edhe përfaqësues të restoranteve që organizojnë dasma, dhe edhe pse kanë pasur protokolle të gatshme, komisioni vlerëson se ka rrezik nga përhapja e coronavirusit, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Protokollet e tyre janë në rregull sa i përket mënyrës së uljes, hyrja në restorant, mënyrën e dezinfektimit, e gjithë kjo është në rregull. Por, dasma është dasmë, gjithmonë ka situata ku shumë lehtë mund të del situata jashtë kontrollit. Nuk mund të mbahet distanca sociale gjatë valles, për shembull. Numri i të infektuarve…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev mbrëmë në TV përballje në servisin kombëtar, Hristijan Mickoskit, liderit të VMRO – DPMNE-së, i dhuroi flamuj të NATO-s dhe BE-së, si dhe programin e LSDM-së me nënshkrimin e tij. “Meqenëse ky është konfrontimi ynë i fundit, unë do të doja të mbahej mend. Unë po i dhuroj Mickoskit tre dhurata. Një flamur maqedonas, ta duan më shumë atdheun, dhe të lënë hapësirë ​​për një të ardhme të mirë për atdheun tonë. Një flamur të NATO-s, ne arritëm të bëhemi anëtar i NATO-s. Dhe një flamur të Bashkimit Evropian, i cili është qëllimi ynë i…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme pak para mesnate në afërsi të fshatit Stojakovo, zyrtarët policorë kanë vërejtur një kamion të tipit DAF me targa të Shkupit, i cili ka lëvizur në një rrugë alternative nga fshati Stojakovo në drejtim të rrugës rajonale Gjevgjeli-Bogdanc. Kur kamioni është kyçur në rrugën e asfaltuar dhe është nisur drejtë Gjevgjelisë, zyrtarët policorë i kanë dhënë shenjë që të ndaloj. Gjatë kontrollit janë gjetur 211 migrantë nga Bangladeshi dhe Pakistani. Prej tyre 144 janë nga Bangladeshi ndërsa 67 nga Pakistani. Nga numri i përgjithshëm i migrantëve 63 janë të moshës së mitur. Migrantët u dërguan në…

Lexo më Shumë

Gazetari Furkan Saliu ka komentuar tubimin qendror të koalicionit “Tash është koha” në sheshin e Kumanovës, transmeton Almakos. Atij i ka ra në sy mënyra se si të rinjtë e partive të koalicionit iu janë qasur ambientit dhe hapësirave pas përfundimit të tubimit: “ Rinia e #Aleancës dhe #Alternativës pastron sheshin e Kumanovës pas tubimit Kjo është qasja e re që e presim nga rinia ? Bravo djem ? #PërFushatëPozitive “, shkruan Furkan Saliu.

Lexo më Shumë

Pavarësisht faktit që lideri i BDI-së Ali Ahmeti një kohë të gjatë është në Qeveri me partitë kryesore maqedonase, lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela e quan atë shqiptar sezonal që ndërron qëndrimet sipas interesave të ngushta partiake. “Mendoj se nuk është hera e parë, këtë unë e parashikoja dhe paralajmëroja gjatë zgjedhjeve lokale dhe presidenciale. Atëherë ne mbështetnim kandidat shqiptar për president, ndërsa Ali Ahmeti atëherë tallej me propozimin tonë, edhe pse qëllimi ynë ishte që votuesit shqiptarë t’i mbajmë në partitë politike shqiptare. Nga ana tjetër, unë që atëherë kisha paralajmëruar se do t’i shihni shqiptarët fakultativë.…

Lexo më Shumë

Në vitin akademik 2019/2020 në institucionet për arsim të lartë në shtet janë regjistruar gjithsej 51.734 studentë që paraqet ulje për 3,6 përqind në krahasim me vitin paraprak, tregojnë të dhënat e Entit shtetëror për statistikë, raporton Meta, përcjell Portalb.mk. Numri më i madh i studentëve, 85,3 përqind janë të regjistruar në institucionet shtetërore për arsim të lartë, ndërsa 14 përqind janë të regjistruar në ato private. Nga gjithsej të regjistruarit, 57 përqind apo 29.515 janë studente. Në vit të parë të studimeve, për vitin akademik 2019/2020, janë regjistruar 13.701 studentë ose 26,5 përqind, me çka janë përfshirë edhe studentë…

Lexo më Shumë

Lideri I LSDM-së Zoran Zaev pret fitore në zgjedhjet e 15 korrikut, po madje edhe mbështetje për formimin e një koalicioni të qëndrueshëm, por nuk përjashton mundësinë edhe për koalicion me parti të tjera, ndërsa janë në komunikim të vazhdueshëm për koalicion të mundshëm paszgjedhor me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën. Për programet kyçe me të cilat koalicioni tenton të tërheqë votat e qytetarëve, për reformat e papërfunduara në administratën publike, për jurisprudencën, por edhe rastin “Reket”, ka folur më gjerësisht Zoran Zaev për Agjencinë e lajmeve MIA. Zaevi, partia e të cilit në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare e…

Lexo më Shumë

Pandemia e koronavirusit ka ndikuar që të ulet numri i turistëve të huaj, që vizitojnë vendet turistike në Maqedoninë e Veriut. Kështu thuhet në të dhënat e publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, ku nëse krahasohen të dhënat e muajit prill, me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, del se numri i turistëve të huaj që kanë vizituar Maqedoninë e Veriut, ka pasur ulje deri në 99.7 për qind. Përfaqësuesit e sektorit të hotelerisë, thonë se turistët nga vendet skandinave që zakonisht frekuentonin, qytetet turistike si Ohrin dhe Strugën, tashmë kanë anuluar rezervimet për pushime. Ndërkohë, numri i turistëve…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikoi draft-version të Konceptit për zhvillimin e sistemit për arsim nga distanca në shkollat fillore dhe të mesme në vend. Përpunimi i dokumentit është inicuar nga ndryshimet në mënyrën e realizimit të procesit edukativo-arsimor në nivel global për shkak të pandemisë të shkaktuar nga paraqitja dhe përhapja e virusit KOVID-19. “Koncepti duhet të sigurojë zhvillim pa pengesa të edukimit të nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme nga 1 shtatori i vitit 2020, përmes rregullimit të procesit të situatës së sapokrijuar dhe realitetit”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. MASH ka përgatitur Koncept për…

Lexo më Shumë

Komuna e Tetovës me rrethinë sot ka regjistruar 9 raste të reja me virus korona, nga të cilat 6 në Tetovë, 1 në Bogovinë dhe 2 në Zhelinë. Edhe pse dy ditët e fundit kjo komunë ka numër një shifrorë të të infektuarve, e njëjta vazhdon të renditet e dyta në listë, menjëherë pas Shkupit për nga numri i rasteve aktive, respektivisht 391. Qytetarët, shifrat e dy ditëve të fundit i shohin si sinjal pozitiv, mirëpo apelojnë që edhe ata më pak të disiplinuar të fillojnë të mbajnë maska dhe të respektojnë distancën. “Unë e shoh që i mbajnë maskat,…

Lexo më Shumë

Qendra e shëndetit publik Kumanovë në 24 orët e fundit, ka regjistruar katër pacientë të rinj me Kovid 19, njoftuan sot autoritetet nga institucioni shëndetësor publik. Një pacient ka vdekur, ndërsa 53 të tjerë janë shëruar. “Pacientët janë nga grupe të njohura, të gjitha janë nga Komuna e Kumanovës”, tha dr. Arif Latifi, drejtor i Qendrës së shëndetit publik Kumanovë. Sot u kryen 21 teste sipas “Termi im” dhe 27 sipas indikacioneve epidemiologjike. Që nga fillimi i epidemisë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e Qendrës së shëndetit publik Kumanovë, 801 persona janë diagnostikuar me kovid, nga…

Lexo më Shumë

Prokurori Darko Jakimovski, i cili përfaqëson rastin “Durmo Turs”, për aksidentin e tmerrshëm të autobusit që ndodhi vitin e kaluar afër fshatit Llaskarcë, në gjykimin e sotëm e diskreditoi këshilltarin teknik të mbrojtjes. Jakimovski vërtetoi se këshilltari teknik citoi gjetje të sajuara dhe i prezantoi ato sikur të ishin përgatitur nga ekspertë të Fakultetit të Makinerisë dhe Byrosë së Ekspertizës Gjyqësore. Prokurori Jakimovski i bëri këshilltarit teknik të mbrojtjes një sërë pyetjesh në lidhje me teknikat e aksidentit të trafikut, rrotat, sistemet e frenimit … Por sa herë që prokurori i kërkonte këshilltarit të thoshte saktësisht se nga vinin ato…

Lexo më Shumë