Author: Hamdi Kumanova

Një këmbësore ka mbetur e lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot në Mitrovicë Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Mitrovicë. Si pasojë e këtij aksidenti, një këmbësore ka mbetur e lënduar Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Këmbësorja ka pësuar lëndime, pas tretmanit mjekësor është liruar”, ka thënë Zaiti. Siç bëhet e ditur, në aksident ishin të përfshira tre vetura.

Lexo më Shumë

Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut vazhdon të mbetet i lartë. Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë informoi se janë regjistruar 120 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm ka shkuar në 7244. Ndërsa sa i përket numrit të rasteve aktive, deri në ditën e sotme ai është 3569. Shkupi është i pari me më shumë raste aktive – 1941. Pas kryeqytetit vijon Tetova me 373 raste aktive dhe Kumanova me 197. Në vendin e katërt është Ohri me 180 raste dhe Struga e pesta me 173 raste aktive me coronavirus. Në…

Lexo më Shumë

Nëse Gjykata Kushtetuese në seancën e nesërme anulon paragrafin 5 nga nenin 353 nga Kodi Penal, funksionarëve të lartë dhe minstave të cilët kanë nënshkruar furnizime publike ilegale, u vjetërsohen të gjitha masat parahetimore, aktakuzat e PSP-së, por edhe rastet e dënuara për krim të organizuar nga vitit 2004. “Harroni anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE nëse kjo nënshkruhet nga Gjykata Kushtetuese”, është mesazhi i përfaqësuesve të vendeve anëtare të BE-së, të cilët me vëmendje e ndjekin gjyqësinë dhe gjykimet e rasteve më të mëdha korruptuese që para 4 vitesh i hapi PSP-së, përcjell Telegrafi Maqedoni. Vendimi përfundimtar ndodh…

Lexo më Shumë

Koalicioni ”Tash është koha” i udhëhequr nga Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, bashkë kandidatët për deputet nga zona 2, Elmi Aziri, Safije Sadiki-Shaini dhe Bujare Abazi kanë vizituar Vizbegun dhe Shuto Orizarën ku janë pritur me shumë entuziazëm nga një numër i jashtëzakonshëm qytetarësh. Delegacioni i Koalicionit “Tash është koha” kanë folur për programin dhe vizonin politik, por edhe për qeverisjen ndryshe me premtimin se do t’ju kthehet dinjiteti dhe besimi i humbur sepse qeverisja ASH-AA do ta bëj realitet programin e saj. Sela dhe Gashi kanë premtuar zgjidhjen e problemeve me shkollën e Vizbegut, por edhe kanë premtuar investime…

Lexo më Shumë

Me pasaportën e Maqedonisë së Veriut, pa viza mund të udhëtohet në 124 vende. Henley % Partners, pasaportën e Maqedonisë e vendosi në vendin e 47-të, ndërsa qytetarët e Maqedonisë mund të udhëtojnë në 124 vende pa viza, njofton Telegrafi Maqedoni. Në vendet e para radhitet Japonia, Singapori, Korea e Jugut dhe Gjermania. Nga vendet e rajonit, pasaporta e Greqisë ndodhet në vendin e 8. Më pas vjen Sllovenia në vendin e 12-të, Bullgaria në vendin e 18-të, Kroacia 19, Serbia 40, Mali i Zi 47, Bosnja dhe Hercegovina 52 dhe Shqipëria 54. Në fund të listës ndodhet Afganistani, Iraku,…

Lexo më Shumë

Për vite me radhë nxënësit shqiptar nga dy shkollat e mesme në Kumanovë, shkollës profesionale “Nace Bugjoni” dhe gjimnazit “Sami Frashëri”, ndajnë të njëjtin objekt. Por hapësirat e pavolitshme nuk janë problemi i vetëm i gjimnazistëve shqiptarë. Qytetarë të Kumanovës kanë publikuar këto ditë në rrjetet sociale, pamje të tmerrshme nga ambientet në të cilat mësojnë fëmijët e tyre. Me dritare të thyera, dysheme të shkatërruara, tavane të rrënuara dhe toalete në kushte të mjerueshme higjienike. Këto janë kushtet e objektit të gjimnazit “Sami Frashëri”, për të cilin zyrtarë të lartë qeveritar, për vite me radhë dhe në çdo fushatë…

Lexo më Shumë

Çdo i treti nxënës i anketuar ka paraqitur ndonjë lloj forme të dhunës verbale, psiqike, fizike. Kështu thotë drejtori i Ambasadës së parë të fëmijëve në botë Dragi Zmijanac, duke prezantuar analizën e bërë me nxënsit e shkollave të mesme. Shqetësim më të madh sipas tij paraqet fakti se nxënësit në shkollë mbajnë armë, thika dhe shkopinjë. Prandaj, ai shton se kjo duhet të ngrit alarmin për të punuar në këtë drejtim me nxënësit dhe mësimdhënësit. DRAGI ZMIJANAC, DREJTOR I AMBASADËS SË PARË TË FËMIJËVE NË BOTË “Ajo që mua personalisht më shqetëson shumë dhe duhet të ngritet alarmi është…

Lexo më Shumë

Për ne maqedonasit, gjuha maqedonase është çështje e mbyllur, si në shtëpi ashtu edhe në botë. Çdo miqësi, për të qenë e vërtetë, dhe integrimi evropian, për të qenë evropian, nënkupton të drejtën tonë për vetëvendosje. Këtë, sot e ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, i cili me ftesë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut, sot mori pjesë në promovimin e katër botimeve kapitale për gjuhën maqedonase. Për të dhënë përgjigje të vërteta argumentuese dhe shkencore në lidhje me vazhdimësinë dhe evolucionin e gjuhës maqedonase dhe vendin e saj në studime dhe gjuhësi…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit akoma pa strategji konkrete për vitin e ardhshëm shkollor, në rast se gjendja me koronavirusin nuk përmirësohet deri në vjeshtë. Ministri i Arsimit, Arbër Ademi nuk iu përgjigj telefonatave të Alsat për të sqaruar nëse është punuar diçka në këtë drejtim. Ditë më parë Ademi pretendoi se ka strategji për fillimin e vitit të ardhshëm shkollor por pa dhënë asnjë detaj sqarues. Për dallim nga dikasteri i Arsimit, nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit pranuan se akoma nuk ka një strategji konkrete nëse në shtator nxënësit do të kthehen në bankat shkollore ose do të vijojnë mësimin…

Lexo më Shumë

Diaspora shqiptare po bëhet gati,po mobilizohet për të ardhë në vendëlindje për të sjellë ndryshimin më 15 korrik. Një grup sot është nisur nga Wels i Austrisë,sipas tyre edhe Wiena po bën përgaditje për udhtimë të organizuar drejt ve dëlindjes për të votua koalicionin ,,Tash Është Koha” Organizime të ngjajshme po bëhen edhe në Zvicërr,Gjermani,Belgjikë dhe Itali. Diaspora gjithmonë ka dhënë kontributin e sajë të jashtzakonshëm për vendëlindjen si në aspekt finansiar po ashtu edhe edhe në çdo aksion dhe veprim politikë. Ardhja e diasporës është një sinjal shum i qartë se ndryshimi i pushtetit në Maqedonin e Veriut tani…

Lexo më Shumë

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti nga Zhelina ka deklaruar se shqiptarëve u takojnë 12 institucionet më të rëndësishme të shtetit. Ai ka shtuar se pasi shqiptarët bënë ministrin e mbrojtjes dhe kryetarin e Kuvendit, do të realizohet edhe ëndrra për kryeministrin e parë shqiptar në vendin tonë. “Idetë e mëdha nuk ka se si të mos jetësohen dhe mos të materializohen sepse edhe ne jemi të këtij vendi. Ore tapi tjetër nuk kemi ne, tapitë tona gjysh mbas gjyshi këtu na i kanë lënë, dhe çohen disa zëra të mekur, zëra që akoma më duken fëmijëror, thonë s’mund të jetë…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1367 testime për coronavirus, ndërsa 120 raste kanë rezultuar pozitiv. Prej tyre në Shkup janë 63, Kumanovë-4, Dibër-6, Shtip-4, Prilep-2, Tetovë-14, Strugë-6, Veles-2, Manastir-1, Ohër-4, Gostivar-12, Shën Nikollë-1 dhe Kërçovë-1. Janë regjistruar edhe pesë viktima të moshës 65, 46, 85, 78 dhe 76-vjeçare. Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar edhe 125 pacientë të shëruar. Me rastet e sotme të të infektuarve, numri i përgjithshëm shkon në 7244, prej të cilëve 3324 janë shëruar, ndërsa 351 kanë ndërruar jetë. Për momentin raste aktive janë 3569./Telegrafi/

Lexo më Shumë