“Është herët të diskutohet për shpërndarjen e posteve të drejtorëve me BDI-në pasi nuk është me rëndësi kush do të udhëheq, por nëse kuadrot përgjigjen për ato vende”, kështu ka deklaruar i nominuari për Kryeministër Zoran Zaev në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve se kur më së voni do të dihen emrat e drejtorëve të rinj të institucioneve më me rëndësi në Qeverinë e re, transmeton INA.
Zaev kujtoi se mandatin e kaluar dy muaj pasi u zgjodh kryeministër u zgjodhën drejtorët duke arsyetuar këtë se bëhet fjalë për kuadro që kanë potencial.
“Në qeverinë e kaluar u bëra kryeministër më 1 qershor 2017, ndërsa për këtë vendosëm diku në gusht, pse, pasi nuk bëhet shpërndarje e ashpër se kush ku do të ketë përgjegjësi, por kuadrot që ofrohen në tryezë si potencial që kemi. Kuptohet që jo vetëm partitë politike, por edhe ekspertët dhe profesionistët në shtet dhe ashtu do t’i caktojmë”, tha Zoran Zaev.
Ai tha më tej se më herët që mund të ndodhë kjo është në shtator, kur do të sillen vendime që në fillim të tetorit këto çështje të zgjidhen.




