Gjashtë avion bombardues amerikanë të tipit B-52 sot do të fluturojnë mbi qiellin e 30 vendeve anëtare të NATO-s, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.
Kjo sot është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetet sociale nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përcjell INA.
“SHBA sot do të tregoj përkushtimin e saj të fortë në NATO me gjashtë bombardues B-52, që do të fluturojnë mbi 30 shtetet anëtare. Ata do të jenë të shoqëruar nga dhjetëra fluturake të tjera të Aleancës. Duke punuar bashkë, i përkushtohemi misionit tone thelbësor: shmangien e agresioneve, parandalimin e konflikteve dhe ruajtjen e paqes”, ka shkruar Stoltenberg. (INA)https://platform.twitter.com/embed/index.html?dnt=true&embedId=twitter-widget-0&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1299270482341113857&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fina-online.net%2Fgjashte-bombardues-amerikan-b-52-mbi-qiellin-e-maqedonise-se-veriut-foto%2F&theme=light&widgetsVersion=223fc1c4%3A1596143124634&width=550px



