Author: Hamdi Kumanova

– Bartësi i listës në NJZ 2, Oliver Spasovski në takime me qytetarët e Kumanovës paralajmëroi se plotësisht do të rritet përfshirja e qytetarëve të cilët marrin kartelë pagesore vendore. “Dymbëdhjetë mijë punëtorë falimentues sot marrin kompensim mujor prej 8.000 denarë. Ata do të marrin edhe kartelë prej 9.000 denarë si ndihmë në krizën shëndetësore ekonomike. Kartelë të tillë do të marrin edhe pensionistët me pension deri në 15.000 denarë, prindërit vetëushqyes dhe të papunësuarit të cilët nuk janë kërkues aktiv të punës. LSDM tri vjet në vazhdimësi tregon se çka do të thotë kujdes i vërtetë për të gjithë…

Lexo më Shumë

Gashi: Do të angazhohemi që rroga e arsimtarit të jetë sa e deputetit Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, para qytetarëve të Fushë Tophanës deklaroi se koalicioni ASH- AAA do të angazhohen në maksimum që të kujdesen për personat me nevoja të veçanta. Po ashtu edhe për pozicion më të mirë në shoqëri për gruan. Ai shtoi se investimi në arsim është një nga shtyllat e programit parazgjedhor. Edhe duke përmirësuar kushtet për arsimtarët dhe për nxënësit, por edhe një gjë shumë e rëndësishme, rritja e rrogave të arsimtarëve duhet të jetë e domosdoshme. Ne edhe pse kemi shënuar në programin…

Lexo më Shumë

Hamdi Nuhiju Nina Caca Biljanovska, turpi i mjekësisë maqedonase, e shkarkuar nga puna dje është kthyer në punë. “ Mjekja Nina Caca Biljanovska e cila u shkarkua nga pozita drejtoreshë e Klinikës Shtetërore për sëmundje të lëkurës, për shkak se në fillim të pandemisë nuk kishte treguar se është kthyer nga Italia dhe ka shkuar në vendin e punës duke mos u vetizoluar, dhe ndërkohë kishte infektuar 6 kolegë, tani është kthyer në vendin e saj të punës. Drejtoresha Biljanovska madje mori padi penale nga policia, ndërsa Prokuroria Publike propozoi që e njëjta të dënohet me gjobë prej 10 mijë…

Lexo më Shumë

Në tubimin në Veles, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski vazhdoi akuzat për tradhti kombëtare ndaj kreut të LSDM-së Zoran Zaev. Sipas tre qeverisjes paraprake të LSDM-së kanë dëmtuar rëndë simbolet e shtetit. Shtoi se kryesia aktuale e LSDM-së tani ka për qëllim të bëjë federalizimin e Maqedonisë.  Ne duhet bashkërisht të shkruajmë histori të re, krenare, të ndershme, të denjë. Mjaft nga politikanë elitar të cilët politikën e kuptojnë vetëm në kolltukët e shtrenjtë prej lëkure, qilimët e kuq dhe të trash persian dhe duke u vozitur në limuzinat”-tha Hristijan Mickovski, VMRO-DPMNE.

Lexo më Shumë

Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Gjykata Kushtetuese do të vendosë nëse do të vlerësojë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e nenit 353 paragrafi 5 të Kodit Penal. Kjo i referohet abuzimit të pozitës zyrtare gjatë prokurimit publik, sipas së cilit PSP ndoqi penalisht dhe ngriti akuza kundër ish zyrtarëve të VMRO DPMNE-së. Gjykatësit kushtetues u dakorduan se në tetor ose nëntor në një seancë përgatitore t’i thirrin ekspertët dhe t’i dëgjojnë qëndrimet e tyre për nismën. Gjykatësi raportues propozon që të mos iniciohet procedura fare për nismën. Disa nga gjyqtarët kërkuan që një vendim të merret sot. Unë merrem me idenë dhe…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në fushatën zgjedhore të BDI-së, ka cekur se kjo parti shqiptare, premtimet i bën realitet. Z. Bekteshi ka thënë se platforma ekonomike e BDI-së, përfshin prioritetin e krijimit të vendeve të reja të punës, perspektivës, klimës pozitive për investitorët si dhe krijimin e lehtësirave për bizneset e reja dhe punëtorët e ndërmarrjeve. BDI ka parasysh edhe pagën minimale, qasjen e lehtësuar në instrumentet financiare si dhe sigurinë e kapitalit dhe tregun, ka potencuar z. Kreshnik Bekteshi. Ai ka ftuar qytetarët, ta votojnë BDI-në, të votojnë për Kryeministrin shqiptar në krye të qeverisë, sepse, çështjet jetike…

Lexo më Shumë

Miratimi i Ligjit për mbrojte nga diskriminimi duhet të jetë prioritet i përbërjes së ardhshme parlamentare, porositi Avokati i Popullit, i cili vetëm vitin e kaluar ka konstatuar diskriminim në 60% të ankesave që i dorëzuan qytetarët. Ai trup duhet të zgjidhet në mënyrë edhe më transparente, nga persona ekspertë të cilët nuk janë të përfshirë në struktura të ndryshme politike, sepse “plagë e hapur” në shoqërinë tonë është që trupat t’i formojmë me kuadro që lehtë bien nën ndikim të strukturave të ndryshme politike. Propozojmë ajo të jetë ngjashëm me mënyrën si u zgjedh Komisioni për parandalim të korrupsionit…

Lexo më Shumë

Ministria e shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1794 testime ndërsa janë regjistruar 163 raste të reja me KOVID-19. Sipas qyteteve në Shkup-87, Kumanovë-7, Dibër-2, Shtip-10, Prilep-3, Tetovë-16, Strugë-8, Ohri-1, Kavadar-1, Demir Hisar-1, Gostivar-8, Strumicë-1, Kratovë-1, Sveti Nikollë-9, Kërçovë-3 dhe Resnjë-5. Sot në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 230 pacientë të shëruar, ndërsa tetë persona kanë humbur jetën. Gjashtë pacientë nga Shkupi, një nga Dibra dhe një pacientë nga Tetova. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Këto ditë, gjatë kësaj fushate, kur është rritur mbështetja për ndryshimin e shumëpritur, edhe një OJQ dhe një personalitet i lartë i UÇK-së e mbështet koalicionin. Fjala është për Organizatën Qytetare Shqiptare dhe ushtarakun e lartë të UÇK-së, Semi Hebibi.  Kush është Semi Hebibi? Semi Tol Hebibi është ish oficer i UÇK-së, bashkëthemelues i celulave të para të UÇK-së, kontribuues në përgatitjen luftarake të ushtarëve në luftën e Kosovës, Komandant Togu në Bataljonin “Agim Ramadani”, ndërsa pas formimit të njësitit special emërohet Komandant.  Në sulmin e parë që e merr UÇK-ja përsipër (Sulmi ndaj Stacionit Policor Tearcë), Semi…

Lexo më Shumë

Jasmina Spasovska, një gazetare e kahershme në fushën e kulturës, vdiq sot në Shkup pas një sëmundjeje të gjatë. Ajo punoi si gazetare në TV 24 Vesti, ndërsa më parë ishte pjesë e ekipit të televizionit A1. Në karrierën e saj gazetareske, Spasovska mbulonte tema që synojnë të bashkojnë të gjitha ngjarjet e rëndësishme kulturore, artistike dhe shoqërore, jo vetëm për publikun profesional, artistët dhe të gjithë figurat kulturore në vendin tonë, por edhe për dashamirët e kulturës dhe audiencën e përgjithshme.

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në hulumtimin gjithpërfshirës për ndikimin e pandemisë së Kovid-19 ndaj procesit arsimor në vend i përfshin edhe prindërit dhe fëmijët, krahas mësimdhënësve drejt të cilëve para disa ditësh bëri thirrje për informata kthyese dhe krahasim të mendimeve dhe përvojave për realizimin e mësimit në distancë. MASH sot për këtë qëllim u bëri thirrje edhe prindërve të cilët kanë fëmijë – nxënës në arsim fillor apo të mesër dhe në ueb-faqen e vet për ta vendosi pyetësor, në gjuhën shqipe dhe maqedonase. “Qëllimi kryesor i kërkimit është t’i përmbledhë të gjitha përvojat relevante dhe ta vlerësojë…

Lexo më Shumë

Të formohet dhe të fillojë të funksionojë stacioni policor në Bërvenicë është kërkesa kryesore e banorëve të këtij vendbanimi. Kjo u potencua në takimin e djeshëm nga banorët lokalë për ministrin e Punëve të Brendshme, Naqe Çulev dhe zëvendësministren plotësuese të Financave, Gordana Dimitrievska-Koçoska. “Kemi biseduar për problemet e Bërvenicës por edhe për problemet me të cilat ballafaqohen pjesëtarët e MPB-së. U pajtuam se është e domosdoshme të sigurohen kushte më të mira për policët dhe u zotuam të gjejmë zgjidhje për siguri më të madhe në rrugën kryesore në Bërvenicë dhe të gjitha vendbanimet përreth. Për këtë qëllim paralajmërojmë…

Lexo më Shumë