Author: Hamdi Kumanova

Qeveria e Maqedonisë së Veriut përmes një komunikate informon se i ka pranuar udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë për Punë të Brendshme, në lidhje me vendimin që për shtetasit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës të kërkohet test negativ për COVID-19, gjatë hyrjes në Maqedoni. Nga Qeveria informojnë se dokumenti në lidhje me lëvizjen transit në territorin e Maqedonisë së Veriut, për shtetasit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës, i përfshin udhëzimet e mëposhtme: – Gjatë hyrjes përmes kalimeve kufitare ajrore, nga Aeroporti Ndërkombëtar Shkupi dhe Aeroporti “Shën Apostol Pavle” në Ohër,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ka deklaruar para banorëve të Drenovecit se deri më sot askush nuk e ka mbrojtur tatimin e qytetarëve në vend. Ai ka thënë shteti ka investuar tatimet e shqiptarëve në rrugë dhe autostrada në Maqedoninë lindore, përderisa rruga Tetovë-Jazhincë ka tre fish më shumë qarkullim. “Investimet shkojnë në rrugë ekspres dhe autostrada në Maqedoninë Lindore në të cilën mesatarja e qarkullimit të atyre makinave është 3000 makina në ditë. Dhe 9000 makina në ditë që qarkullojnë dhe që paguajnë tatime dhe akcizë për karburantin që harxhojnë të bëhet kjo rrugë, por dikush na…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski para banorëve të Gazi Babës ka deklaruar, se programi i kësaj partie ofron mijëra projekte që do të rrisin pagat dhe pensionet, që të ulet tatimi në 8%. Sipas Mickovskit programi për ripërtëritje garanton miliona euro investime të huaja. “Si të vijmë deri në rrogë më të lartë për 25% në një mandat, si ti rrisim pensionet për 20 % në një mandat dhe do të kthejmë ligjin me të cilin pensionet dy herë në vit rriten. Si të vijmë deri në 1000 kilometra rrugë të reja dhe të ri konstruktuara lokale dhe rajonale”, deklaroi…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shpërndau materialin e besueshëm zgjedhor në Komisionet Komunale Zgjedhore, ndërkohë që na ndajnë vetëm pak ditë nga votimet. Me këtë përfundojnë të gjitha përgatitjet dhe do të jemi të gatshëm që prej ditës së hënë, kur votojnë të sëmurët me Covid dhe pastaj vazhdon me ditën e martë kur votojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, deri në ditën e votimit që është dita e mërkurë më 15 korrik – deklaroi Ever Salihi, anëtar i KSHZ-së. Më 13 korrik do të votojnë rreth 700 persona në izolim dhe vetizolim, përfshirë edhe të sëmurët me virus korona,…

Lexo më Shumë

Pas përfundimit të procesit zgjedhor në Maqedoninë e Veriut pritet të fillojnë bisedimet ndërpartiake për një koalicion të mundëshëm qeveritar mes partive shqiptare dhe maqedonase. Tani për tani, liderët janë të përmbajtur në pritje të vendosjes së forcave në parlament. Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, pritet të dihet se kush do të jetë fituesi i zgjedhjeve të cilit Presidenti i vendit Stevo Pendarovski bazuar në afatet kushtetuese do t’i japë mandatin për ta formuar qeverinë e re. Bashkimi Demokratik për Integrim ka vendosur kushtin për partitë maqedonase që të pranohet kandidati i tyre për kryeministër, Naser…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vet Mustafa me anë të një postimi në Facebook. “Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditet në vijim to të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal! “, shkruan ai, transmeton Klan Kosova.

Lexo më Shumë

Muzikantë nga Ohri dhe Struga organizuan sot një protestë paqësore në Ohër, duke kërkuar që Qeveria dhe Komisioni i Sëmundjeve Infektive të përgatisin një protokoll të përshtatshëm, që do t’i lejojë ata të fillojnë me punë. Ata janë të shqetësuar për ekzistencën e tyre, pasi qindra familje jetojnë nga kjo punë. Vetëm në Strugë dhe Ohër, deri më tani rreth 1000 dasma janë anuluar deri në fund të kësaj vere. “Edhe ne muzikantët kërkojmë të përfshihemi në sistemin e punës në gjendjen e jashtëzakonshme, të ndryshojmë nenet e ligjit, i cili ndalon organizimin e muzikës në objekte gastronomike. Duke pasur…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri ka akuzuar se BDI-ja e cila del kundër kazinove, fushatën e saj për zgjedhje e financon me paratë e kazinove, transmeton Almakos. “ Çfarë hipokrizie e BDI-së… Bëjn spot reklamues se janë kundër Casinove ndërsa fushata e tyre finansohet pikërishtë nga para të Casioneve. Gjegjesishtë nga pronaret austriak të Casionve të cilët me ndihmën e BDI-së u futën në Maqedonin e Veriut. “, shkruan Muhamed Zekiri.

Lexo më Shumë

Në kuadër të politikave për rritje të transparencës, Facebook ka vendosur të bëjë të ditur për opinionin vendet prej ku administrohen faqet në këtë rrjet social. Nëse e shikoni transparencën e faqes së BDI-së (foto më poshtë), atëherë do të vëreni se ajo ka një administrator edhe nga Izraeli. Të njëjtën gjë do të vëreni edhe në faqet e Ali Ahmetit dhe të Artan Grubit, të cilat poashtu kanë nga një administrator nga Izraeli. Kjo flet se BDI nuk është më e sigurt në politikat e saj dhe nuk mund të mbështetet vetëm në forcat e veta, por ka kërkuar…

Lexo më Shumë

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter (https://twitter.com/ZiadinSela/status/1281528735817179137?s=20), Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i është drejtuar Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, për të kërkuar mirëkuptim në lidhje me vendimin e qeverisë së Maqedonisë së Veriut që kërkon nga qytetarët e Kosovës të pajisen me test PCR negativ për të kaluar vendkalimet kufitare midis dy vendeve. Sela shkruan se masat ndëshkuese të zbatuara nga qeveria e Maqedonisë së Veriut ndaj qytetarëve të Kosovës në vendkalimet e përbashkëta kufitare janë korona politikë e motivuar nga frika e zgjedhjeve. Më tej, Sela i lutet Kryeministrit Avdullah Hoti për mirëkuptim dhe për mosndërmarrje të masave të ngjashme ndaj qytetarëve të Maqedonisë së Veriut sepse kështu do të ndëshkoheshin edhe…

Lexo më Shumë

Marrëveshja e Ohrit, Prespës dhe ajo për Fqinjësi të mirë me Bullgarinë janë alfa dhe omega e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në vend, si dhe vijat e kuqe që BDI nuk do t’i tejkalojë në koalicionimin paszgjedhor. Me këtë porosi në intervistën për MIA-n ka dalë, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i cili ka potencuar se nuk mund të ketë partneritet me dikë që ka qëllim apo bën përpjekje për shkeljen e këtyre marrëveshjeve, që siç tha, “i kanë relaksuar marrëdhëniet ndëretnike në vend”. “Domethënë për ne Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja për Fqinjësi të mirë më Bullgarinë…

Lexo më Shumë

Për të siguruar një jet më të mirë dhe pas krizës e gjendjes së rënd ekonomikë që shkaktoj pandemia e virusit korona me dhjetra autobus të mbushur plot e përplot të mërkurën u nisën për në destinacione të ndryshme të evropë. Por ashu siç ndodhi javë më parë edhe këtë herë të gjith autobusët të cilët ishin nisur për në Gjermani , Itali dhe në disa vende të tjera u kthyen pas nga pika kufitare Horgosh që lidh Sërbinë me Hungarinë. Të moshuar, bura gra e fëmijë sot zbrisnin në stacionine autobusëve në Tetovë të lodhur nga udhëtimi i gjatë…

Lexo më Shumë