Author: Hamdi Kumanova

Një nga katet e spitalit “8 Shtatori” do të lirohet nga pacientët me Kovid-19, të cilët këto ditë do të transferohen në spitalin modular i cili disponon me 72 shtretër spitalor, kjo sot ishte dakorduar në takimin mes ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe dhe sindikatës së SPQ “8 Shtatori” dhe kryetarit të Sindikatës së pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale Lubisha Karanfilovski. Siç theksuan nga Ministria e Shëndetësisë, në takim është biseduar pas kërkesës së të punësuarve në spital, kovid pacientët të mbesin në katin e parë ku ka furnizim qendror të oksigjenit dhe katin infektiv, ndërsa pjesa tjetër…

Lexo më Shumë

Arben Taravari Sot kisha nderin që të takoj një ndër luftetarët më të respektuar nga tre luftërat kombëtare çlirimtare, Komandantin Mirsad Neziri. Gjatë këtij takimi, Mirsadi mendon se TASH ESHTE KOHA për ndryshime tek shqiptarët e Maqedonisë, dhe e vetmja kërkesë e tij ishte, që nga institucionet lokale, po ashtu edhe nga ato qendrore, të ketë një përkujdesje më të mirë për familjarët e dëshmorëve dhe invalidët e luftës, ndërsa veteranëve dhe familjarëve të tyre t’u jepet përparësi në punësim nëpër institucionet publike. Lavdi të gjithë Dëshmorëve të Kombit. Mirënjohje e respekt për të gjithë veteranët. Ideali i tyre, është…

Lexo më Shumë

Shtabi Operativ Komunal në Dibër, në mbledhjen e sotme, në të cilën u analizua gjendja me Kovid-19, vendosi që të parashtrojë kërkesë në Shtabin Kryesor të Krizës për të dërguar një pulmonolog dhe një infektolog në Spitalin e Përgjithshëm. Pas takimit, përmbledhja e gjendjes së fazës të dytë të pandemisë është postuar në faqen zyrtare të komunës, ku theksohet se fluksi i pacientëve në spitalin e Dibrës që kërkojnë ndihmë mjekësore, është vazhdimisht në rritje. “Ka 69 raste pozitive me Kovid-19, plus 17 raste sot. Nëntë kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm, 10 janë në pritje të testit përfundimtar…

Lexo më Shumë

Koalicioni “Tash është koha” ka mbajtur tubim në Gostivar. Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka premtuar se do të kthejë besimin në sistemin e gjyqësorit, duke premtuar se me marrjen e pushtetit, do t’i dërgojë në burg organizatorët e rasteve të montuara. “Jo vetëm se do të zgjidhen proceset e montuara politike, por ata që i montuan, do të përfundojnë në burg. Sepse kjo është garancia e vetme, se kësaj rinie nuk do t’i përsëritet e kaluara dhe e tanishmja”, deklaroi Sela. Ai tha se më 15 korrik shqiptarët do të marrin për shembull Gostivarin dhe do të…

Lexo më Shumë

“Në teoritë politike, llogari jepet kur shkon në opozitë. Atëherë hapet dosja se si ke punuar dhe e rëndësishme është mesazhi që jepet për funksionarin e ri që do të zë atë pozicion dhe i cili nga momenti që do të ulet aty do të duhet ta dijë që një ditë do të largohet prej aty dhe do hapet edhe dosja e tij dhe do të duhet të japë llogari.” “…kjo e minimizon ose e bën të papërfillshëm korrupsionin, një plagë të cilën e luftojnë me çdo mjet të gjitha shtetet e zhvilluara demokratike dhe që do të duhet ta…

Lexo më Shumë

Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, më 15 korrik, 25.825 qytetarë të rritur duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Krahasuar me zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune të vitit të kaluar, janë 298 më shumë persona në Listën e vetme të votuesve. Prej tyre 190 janë në komunën e Dibrës dhe pjesa e mbetur 108 në komunën e Qendër Zhupës. “Në komunën e Dibrës, ku votimi do të zhvillohet në 27 vendvotime, janë regjistruar 18.764 qytetarë me të drejtë vote në Listën e vetme të votuesve. Të hënën, më…

Lexo më Shumë

Vetëm nga e hëna deri sot në Maqedoni kanë ardhur rreth 30 mijë udhëtarë nga vendet perëndimore, prej të cilëve rreth 25 mijë janë shqiptarë, njoftojnë autoritetet në Shkup. Pas lejimit të hyrjes për qytetarët e vendeve të Evropës Perëndimore pa teste dhe pa vetizolim, gjatë uikendit pritet të arrijnë edhe 40 deri 50 mijë bashkëvendës tjerë, të përmalluar për vendlindjen. Sipas llogaritjeve të autoriteteve në Shkup, të mërkurën, në ditën e zgjedhjeve në Maqedoni do të jenë diku rreth 60 mijë mërgimtarë, prej të cilëve 35 deri 40 mijë me të drejtë vote. Kjo do të jetë hera e…

Lexo më Shumë

Instituti i Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, Instituti i Studimeve të Historisë Ushtarake – Tiranë, dhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtëtore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, kanë lëshuar një reagim të hapur në mbrojtje të vlerave të luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas paraqitjes së propozim-akuzave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, ndaj dy ish-krerëve të UÇK-së. Në reagimin e nënshkruar nga drejtuesit e tre instituteve shkencore nga Prishtina, Tirana e Shkupi, përkatësisht Sabit Syla, Proletar Hasani dhe Skender Asani, thuhet: -Angazhimet e faktorëve ndërkombëtarë të kohëve të fundit për rifillimin e bisedimeve midis…

Lexo më Shumë

Me afro 900 vëzhgues Asociacioni qytetar MOST, do të mbykqyrë zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut. Siç njoftoi kryetari i “MOST”, Darko Aleksov, vëzhguesit do të jenë statikë dhe do ta ndjekin procedurën e votimit gjatë gjithë ditës. Do të sistemohen edhe 55 ekipe mobile me nga dy vëzhgues, të cilët do të shërbejnë si mbështetje logjistike për vëzhguesit statikë ndërsa do t’i mbulojnë vendvotimet të cilat nuk janë mbuluar me vëzhgimin statik. “Asociacioni qytetarë “MOST” do ti ndjekë zgjedhjet e parakohshme parlamentare me rreth 900 vëzhgues në 696 vendvotime të zgjedhura sipas ekzemplarit rastësor dhe reprezentativ. Do të sistemohen edhe…

Lexo më Shumë

Përdorimi i përgjithshëm i mënyrës së pagesës pa kontakt me kartela Visa në vendin tonë u rrit me 113 përqind krahasuar me Marsin e vitit të kaluar dhe 86 përqind e qytetarëve janë të gatshëm të bëjnë transaksione pa kontakt sepse u sjellin atyre shumë përparësi. Këtë e tregon sondazhi i parë rajonal i kompanisë Visa në kuadër të fushatës “Në hap me të ardhmen digjitale”, e cila u zhvillua në Maj, në anketën e 500 përdoruesve të kartelave në rajon, në rangun e moshës 18 deri në 55 vjeç. Visa kohët e fundit ka rritur shumën maksimale për transaksione…

Lexo më Shumë

Numrat e lartë me të infektuar me Kovid-19, çdo ditë i mbushin spitalet nëpër qytetet e vendit. Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, megjithatë pohon se spitalet kanë kapacitet që të pranojnë të sëmurë me Kovid-19 dhe se spitali i improvizuar që gjendet në afërsi të Spitalit infektiv, është i zbrazur. “Ka mjaftueshëm, përsëri ka nën 100 pacientë në spitalin 8 Shtatori, sot, ja dita e dytë me radhë. Në Klinikën infektive ende ka vende të lira, spitali i improvizuar është tërësisht i zbrazur dhe në repartet e tjera infektive ka vend të lira mjaftueshëm. Diçka më pak ka në Ohër…

Lexo më Shumë

Granata të pashpërthyera nga Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore dje janë shkatërruar në Poligonin e Armatës Krivollak nga ana e piroteknikëve të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Nga DMSH bënë të ditur se shkatërrimi i mjeteve të pashpërthyera  është shumëditëshe, operacion kompleks i cili zhvillohet në pajtim me Procedurën operative standarde për pranim, transport dhe shkatërrim të mjeteve. Në operacion ka marrë pjesë edhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Adnan Xhaferovski, me ç’rast janë prezantuar mjetet më bashkëkohore për shkatërrim të mjeteve të pashpërthyera, të cilat janë furnizuar nga ana e Drejtorisë. Xhaferovski, siç bënë të…

Lexo më Shumë