Debati i sotëm parlamentar ka vazhduar me replika mes Ministrit në ije të arsimit Arbër Ademi dhe eksponentit të VMRO-së Antonio Milloshovski lidhur me administrimin e sektorit të arsimit, transmeton INA.
“Kur dikush të dëgjoj fjalimin e Arbër Ademit dikush do të mendoj se tek ne gjithçka është në rregull, përfshi sektorin e tij. Z. Ademi, ju ajkoma nuk keni një koncept se kur do të filloj viti shkollor. Në shtet nuk ndaluan tenderët, por ndaluan vendimet që ju duhej t’i merrni, përfshi edhe atë se kur do të filloj viti i ri shkollor. Prandaj mendoj se mandati i juaj është mandata i pasuksesshëm në arsim. Ju nuk sollët sukses por vetëm brenga tek njerëzit që kanë fëmijë në shkollë”, tha Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Nga ana tjetër Arbër Ademi ia ktheu si përkundrazi kishin një mandat të suksesshëm duke shtuar se jo që nuk janë kancer por janë ilaç për shoqërinë.
“Nuk është e vërtet se nuk kemi koncept, në më shumë raste kemi biseduar. Kemi vendim në Qeveri që viti i ri shkollor të filloj më një tetor dhe të gjitha protokollet janë miratuar dhe kemi për qëllim shëndetin e fëmijëve”, theksoi Arbër Ademi.



