Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulevi krahas përforcimit të policisë, do të kërkojë ndihmë edhe nga ushtria për të ndaluar hyrjen e emigrantëve në vendin tonë përmes malit Bellasica. “Unë e kam për qëllim të bisedoj me Ministrinë e Mbrojtjes, gjegjësisht me Armatën, me qëllim të rritjes së numrit të pjesëtarëve të Armatës në këtë pjesë të zonës kufitare”, tha ministri Çulevi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se çfarë do të ndërmerret pas kalimeve të përditshme ilegale në kufirin jugor nga ana e emigrantëve. Në pyetjen nga MEDIAL nëse dikush do të marrë përgjegjësi që për një…
Author: Hamdi Kumanova
Puna e përmbaruesve u gjet edhe në këto programe partiake për zgjedhjet parlamentare. Partitë politike njoftojnë një ulje në shpërblimet ose fitimet e përmbaruesve dhe noterëve kur nëpërmjet përmbarimit paguajnë borxhet nga qytetarët dhe kompanitë. Nga VMRO-DPMNE thonë se ata do të ndalojnë akumulimin e interesit në borxhe. “Paprekshmëria e shtëpisë do të thotë që shtëpia nuk mund t’i nënshtrohet përmbarimit në asnjë procedurë. Arsyeja është se maqedonasit janë pronarë të këtij vendi dhe shtëpia është një gjë e shenjtë për maqedonasit, si dhe për të gjithë qytetarët”, tha Toni Menkinoski -VMRO-DPMNE. Për më shumë se dhjetë ditë, në këtë…
Banka Botërore mbetet partneri ynë i përkushtuar, si në kushte të volitshme ekonomike kur e kemi mbështetje në masat të cilat ndërmerren për zhvillim të ekonomisë dhe shoqërisë, ashtu edhe tani – kur ndërmarrim masa për tejkalim të pasojave nga kriza Kovid-19, kriza më e madhe ekonomike pas Depresionit të madh. Këtë sot e kanë theksuar ministrja e Financave Nina Angellovska në tryezën e rrumbullakët onlajn me temën: “Politika për mbështetje të sektorit privat” për ballafaqim me krizën e shkaktuar nga Kovid-19 në organizim të Bankës Botërore. Qëllimi i kësaj ngjarje onlajn, siç kumtuan nga Ministria e Financave, është të…
Komisioniet Zgjedhore Komunale kanë pranuar 716 kërkesa nga personat pozitiv të koronavirusit ose në vetizolim për votim që duhet të mbahen të hënën më 13 korrik në suaza të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mërkurën më 15 korrik. Nga KZK kanë arritur mbi 770 kërkesa të tilla, ndërsa nga gjithsej 80 komuna në 57 do të votojnë të sëmurët me Kovid-19 dhe personat në vetizolim. Sipas informatave të KSHZ-së, finalizohet kompletimi i këshillave zgjedhor të veçantë të cilat duhet ta zbatojnë këtë votim ndërsa përbëhen nga tre punonjës shëndetësor dhe përfaqësues të partive politike. Të martën, më 14 korrik, do…
Në skenën politike të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut po konsolidohet një gjeneratë e re e politikanëve që cilët nuk e kanë dobësi të shkuarën e tyre në periudhën e Jugosllavisë komuniste dhe nuk kanë dosje të veprimeve korruptive, me të cilat do të mund të shantazhoheshin. Ky është vlerësimi i kryetarit të partisë Alternativa, Afrim Gashi, i cili në emisionin Enter në Televizionin Shenja, deklaroi gjithashtu se dobësitë e përmenduara më lart ishin pjesë e shtyllës kurrizore të BDI-së, që shkaktuan zvarritjen dhe dështimin e plotësimit të kërkesave jetike të shqiptarëve. AFRIM GASHI, KRYETAR I PARTISË ALTERNATIVA “Tentativa e…
Kryetari i LSDM-së dhe bartës i listës së kandidatëve në NJZ 4, Zoran Zaevi përmes një fjalimi video i siguron qytetarët se më 15 korrik do të zbatohet votim me mbrojtje të plotë dhe se janë të siguruar të gjitha masat për mbrojtje nga Kovid-19. Ai thekson se më 15 korrik është me rëndësi të votohet, se merret një vendim i madh. Ai në porosinë thotë se merret një vendim për të ardhmen personale, për të ardhmen e më të afërmve tanë dhe për të ardhmen e atdheut tonë. “Në këto zgjedhje vendosim nëse do të vazhdojmë të shkojmë përpara…
Gjatë 24 orëve të fundit, Maqedonia e Veriut ka shënuar 3 viiktima, një shifër e ulët në krahasim me ditët e fundit. Dy pacientë të ndjerë janë nga Shkupi dhe një nga Gostivari.Gjithashtu janë konfirmuar me koronavirus 168 raste të reja, ndërsa 70 janë shëruar.
Çështja e përfaqësimit të drejtë as vitin e kaluar nuk ka shënuar përmirësim. Avokati i Popullit, Ixhet Memeti konfirmoi për Alsat se raporti i ri që do të publikohet në fund të muajit, tregon nivel të ulët të punësimit të shqiptarëve në shumë institucione, madje ngecje kur bëhet fjalë për pozita udhëheqëse. Ajo që është karakteristike për vitin 2019 është se numrat përafërsisht ngelen në nivelin e njëjtë të raportit të vitit 2018. Nuk vërehet ndonjë përmirësim i dukshëm në përfaqësim kualitativ të të gjitha etniteteve në institucionet publike në vendin tonë. Për fat të keq në sferën e punësimeve…
Komuna e Çairit përkujton gjenocidin në Srebrenicë. Kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, në rrjetin social Facebook, shkruan: “Në nder dhe kujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, pikërisht për simbolikën që ajo ka, të vendosim edhe një gur mbi themelet e bashkëjetesës dhe i japim garancë të ardhmes tonë të përbashkët në Çair”. Postimi i plotë i kryetarit të Komunës së Çairit Visar Ganiu Të nderuar bashkëqytetarë boshnjak të Çairit tonë, Komunës e cila si vlerë më të madhe ka pikërisht diversitetin që ajo përfaqëson. Si të tillë, sot jemi mbledhur këtu më 11 Korrik, një datë e…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, bashkë me kandidatin për kryeministër Naser Ziberi, sot do ta përmbyllin fushatën simbolikisht në Ohër pasi që e filluan gjithashtu simbolikisht në Prespë. Tubimi do të mbahet sot, me fillim në ora 19:30 në stadiumin në lagjen Voska në Ohër.
Anëtari i degës së BDI – Tetovë Faton Ahmeti njëherit edhe anëtarë i Shtabit qendror për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare, në fjalimin e tij në tubimin qendror në Tetovë ka elaboruar suksesin e subjektit politik për 18 vite me rradhë nga themelimi. Ja fjalimi i tij: Të nderuar të pranishëm, Bashkimi Demokratik për Integrim, është partia shqiptarë më mirë e organizuar në hapësirën mbarëkombëtare. Ne kemi shtrirje në të gjitha vendbanimet shqiptare në Maqedoninë e Veriut, dhe unë sot Ju përcjellë frymën e fitores që ndjehet ngado kam ecur, në çdo shtab të BDI-së, në nivel të këshillave vendorë e…
Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, ka udhëzuar të gjithë kolegët e tij që të ndërmarrin të gjitha masat dhe aktivitetet për të parandaluar parregullsitë e mundshme gjatë procesit zgjedhor. Çulev theksoi se do të ketë sanksione të ashpra për të gjithë shkelësit e procesit zgjedhor. “Prania ime në SPB – Strumicë mbi të gjitha është për të udhëzuar kolegët e mi që të ndërmarrin të gjitha masat dhe aktivitetet për të parandaluar parregullsitë e mundshme gjatë procesit zgjedhor, por edhe për të sanksionuar të gjithë shkelësit”, deklaroi Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev.

