Author: Hamdi Kumanova

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini, në Kuvendin e Rregullt Vjetor sot foli edhe për projektet në bashkëpunim me UEFA-në. Sejdini tha se tribuna në Çair do të jetë gati për më pak se dy muaj dhe përmendi se do të vendosin prozhektorë të rinj dhe të terrene të reja sintetike në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”. “Tribuna e re në stadiumin në Çair do të jetë e gatshme për më pak se dy muaj, intensivisht ndërtohen tribunat në Ohër dhe Manastir, më në fund me ‘llogari të pastërt’ dhe terren të përfunduar dhe prozhektorë të…

Lexo më Shumë

Autori Noam Çomski. “Çdo letër e cila mbart nënshkrimet e ish-shkrimtarit të fjalimeve të Xhorxh U Bushit, David Frum, njeriu i cili shpiku frazën “boshti i së keqes” – dhe Noam Çomski është e pritur të marrin vëmendjen”. Një grup prej 150 akademikësh, shkrimtarësh dhe aktivistësh kanë nënshkruar një letër të hapur në revistën e Harperit duke shprehur shqetësimin se “një përbërje e re qëndrimesh morale dhe angazhimesh politike” janë “[duke dobësuar] normat e debatit të hapur dhe tolerancën e dallimeve në favor të bindjes ideologjike”. Katër shkrimtarët i përgjigjen çështjeve të ngritura. Nesrine Malik: Mos u trullos nga ulërimat…

Lexo më Shumë

Bartësi i NJZ 2 nga LSDM, Oliver Spasovski sot realizoi takim me qytetarët e Kumanovës dhe vendet e populluara, në të cilat theksoi se në tre vitet e fundit janë zgjidhur çështjet më të rëndësishme, vendi u inkuadrua në NATO, fillojnë negociatat me LSDM-në. Duke u kthyer në ekonominë ai theksoi se është zgjidhur çështja e falimentuesve të cilët marrin kompensim mujor prej 8.000 denarë, është rritur paga mesatare prej 22.300 në 27.500, paga minimale prej 9.000 denarë në 14.500, ndihma sociale është rritur për 300 për qind, është rritur paga në shumë sektore. Projekti kthimi i parave te qytetarët,…

Lexo më Shumë

Disa mërgimtarë të cilët kanë ardhur më herët në Maqedoninë e Veriut mezi kanë siguruar terminet për ta bërë testin për Covid 19, njofton agjencia e lajmeve INA. Interesimi për këto teste tek mërgimtarët është shtuar për faktin se gjatë kthimit nuk duan që ti nështrohen karantinimit apo vetizolimit në Maqedoni. Agjencia e lajmeve INA njofton se edhe testet e Maqedonisë vlejnë në Gjermani, por jo 72 orë, vetëm 48 orë. Një test për ta verifikuar nëse jeni pozitiv apo negative me koronavirusin kushton 5500 denarë.

Lexo më Shumë

“Qytetarët kanë dy zgjidhje për momentin: ofertë reale nga koalicioni Alternativa & ASH ose një ëndërr të parealizueshme në këtë konotacion politik nga një subjekt tjetër”, tha Gashi për T7. “Kjo i ngjason ofertës në zgjedhjet e fundit në Kosovë, ku një parti e akuzuar për korrupsion, ofertë të saj zgjedhore e kishte luftën kundër korrupsionit”, shtoi Gashi. Në pyetjen e gazetarit se a mendoni se BDI-në do ta ndjek fati i PDKsë, Gashi u përgjigj: “Po, besoj fuqishëm”.

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se është e mundur të aplikohen masa kufizuese për lëvizjen e qytetarëve, nëse nuk respektohen masat për mbajtje të maskës dhe për të ruajtur distancën sociale. Megjithëse nuk e specifikoi kur kjo mund të ndodhë, ai tha se iu është treguar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, si dhe nga ekspertë të tjerë që vizituan vendin. Ai tha se numri i të infektuarve të ri, ka të bëjë me mosrespektimin e masave. “E vetmja masë tjetër që mund të merret në konsideratë, përveç këtyre masave aktuale, është kufizimi i lëvizjes. Kini kujdes, kjo nuk do…

Lexo më Shumë

Kandidatët për depuetet në njësinë zgjedhore 6, Hysni Ismaili dhe Adnan Neziri, dje kanë vizituar disa nga fshatrat e Malësisë së Tetovës, ku u takuan me banorët e fshatrave Bozofcë dhe Brodec. Kandidatët per deputet janë njoftuar nga afër për gjendjen e vështirë ekonomike të banorëve të kesaj anë të cilët nga pushteti i BDI, për më shumë se 16 janë lënë në harresë, si nga pushtet lokal ashtu edhe nga ai qëndror. Kandidatët për deputet, Neziri dhe Ismaili si deputet të ardhshëm në Kuvendin e RMV dhe si përfaqësues të këtyre zonave, janë zotuar se koalicioni ASH-AAA do të…

Lexo më Shumë

Bartësi i listës nga NJZ 2, Vllado Misajllovski sot nga sheshi i qytetit të Kumanovës në ditën e fundit të fushatës theksoi se  ka realizuar  numër të madh të takimeve me qytetarët  e Kumanovës dhe nga njësia zgjedhore me të cilët ka biseduar  për problemet, nevojat e qytetarëve. Ai i falënderoi mediumet  për bashkëpunimin profesional. Në sheshin e qytetit Misajllovski u takua me përfaqësuesit e unionit të grave dhe  unionit të forcave rinore nga komiteti komunal i VMRO-DPMNE-së dhe tha se fushatën e ka filluar  me energji pozitive  dhe ashtu e përfundon me frymë pozitive. Ai kërkoi mbështetje nga qytetarët…

Lexo më Shumë

BDI sot e ka mbyllur fushatën e saj me konferencë për mediat të kandidatit për kryeministër Naser Ziberi dhe kryetarit të partisë Ali Ahmeti. Kreu i BDI-së Ahmeti deklaroi se në këto zgjedhje e aktualizuan idenë e zgjedhjes së kryeministrit të parë shqiptar, ide e cila daton që në dhjetor të vitit 2009. “Sot ka ardhur koha që të vëmë gurin e fundit në muret e kalasë sonë që do të largojë hegjemonizmin etnik dhe do ti jep fund paragjykimeve. Kjo ide, kjo nismë për të larguar të gjitha pengesat drejt barazisë së plotë, hasi në reagime të jashtë zakonta,…

Lexo më Shumë

Shefi shtabit zgjedhor të Alternativës, Bekim Sali ka reaguar për shqyerjen e posterëve të koalicionit “Tash është koha”. Sipas tij gati për çdo ditë ka pasur veprime të tilla nga, siç thotë ai nga “vagabondët e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti”. “Ali, mirë është së paku humbjen ta kesh dinjitoze. Kjo që e bëni është shumë e ulët. Kështu le që nuk fitohen zgjedhjet, por është turp edhe të humbësh kështu. Ka ca ditë që na i shqyeni posterët dhe na i hiqni banderolat, por nuk kam dashur ta bëj të madhe. Ama, po e teproni. Derisa unë i këshilloj…

Lexo më Shumë

Janë sjellur tre lloje të reja të insulinës – dy insulinë analoge, injektibile dhe tabletë. Të gjithë pacientët me diabet tani marrin insulina origjinale me certifikatë për cilësi, i cili nuk është nga importi paralel. Plotësisht, janë furnizuar edhe 10 pompa të insulinës, theksuan nga Ministria e Shëndetësisë. Nga Ministria potencuan se në buxhet për këtë vit janë siguruar 750 milion denarë për furnizim të insulinave, gjilpëra të insulinës, glukagon, shirita për matjen e sheqerit dhe pompa për furnizim të vazhdueshëm të insulinës. “Në krahasim me vitin 2018 buxheti ka qenë 650 milion denarë, ndërsa në vitin 2019 ka qenë…

Lexo më Shumë

Kirurgu i njohur shqiptar nga Maqedonia, d-r Jetmir Ziberi bënë apel që ditën e mërkur, shqiptarët të votojnë masovikisht kandidatët për deputet nga rradhët e Aleancës për Shqiptarët të drejtuar nga kryetari, Ziadin Sela. Sipas kirurgut Ziberi, shqiptarët kanë shumë arsye se pse duhet të votohet opozita shqiptare, e jo BDI e cila plot 20 vite zhgënjeu besimin e dhënë nga populli shqiptar. “BDI e shkaktoi dëmin më të madh tek shqiptarët si aspekt kombëtar, ashtu edhe në atë ekonomik. Për 20 vite Tetova dhe Gostivari në vend se të bëhen qytete-metropol, këta qytete u shkatrruan në cdo aspekt. Spitalet…

Lexo më Shumë