Zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane në Qeverinë e re dhe ministër i deritanishëm i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov tre vitet e fundit i vlerësoi si historike derisa e ka kryer funksionin shef i diplomacisë, para se gjithash, siç tha, për shkak të anëtarësimit në NATO, zgjidhja e kontestit me Greqinë, dhe fillimi i procesit historik me Bullgarinë. Në periudhën e ardhshme në të cilën do të udhëheq me SÇE-në, siç theksoi, fokus në punë do ta ketë fillimin e procesit negociues për BE-në dhe udhëheqjen e suksesshme të negociatave për anëtarësim në Union.
“Do ta lë për këtë të flasin partneritetet dhe miqësitë që i ndërtuam me fqinjët, me Evropën dhe botën. Arritëm sukses historik të padyshimtë me anëtarësimin në NATO dhe me zgjidhje të kontestit tridekadësh me Greqinë, i cili na mbantë poshtë, ndërsa filluam edhe proces të rëndësishëm historik me Bullgarinë”, tha Dimitrov në pranim-dorëzimin e funksioneve me zëvendëskryeministrin e deritanishëm për Çështje Evropiane Bujar Osmani, i cili sërish në qeverinë e re do të jetë ministër i Punëve të Jashtme.
Dimitrov theksoi se suksesi i përbashkët me Osmanin ka qenë drita e gjelbër nga marsi i këtij viti për fillim të procesit negociues me BE-në.
“Proces me të cilin standardet evropiane edhe në kuptim të demokracisë dhe drejtësisë, por edhe jetesës dhe ekonomisë duhet t’i sjellim në vend, në atdheun tonë. Fokusi im edhe në SÇE do të jetë fillimi i procesit inkuadrues dhe të shfrytëzohet momenti me kryesimin gjerman dhe përkushtimin e Kancelares Angela Merkel kah fundi i vitit përfundimisht t’i fillojmë negociatat inkuadruese dhe ta hapim mjetin më të mirë për reforma në vend”, tha zëvendëskryeministri Dimitrov.
Ai shtoi se në ndonjë mënyrë do të thotë se SÇE do të jetë një nga motorët kryesor i cili do t’i shtyjë reformat përpara. Paralajmëroi se paraprinë analizë përkatësisht freski e caktuar e strukturës negociuese e cila tashmë është vendosur duke pasur parasysh metodologjinë e re të klasterëve në të cilat ka më shumë kapituj.
Na pret, potencoi Dimitrov, punë, sfida, kohë dhe ngarkesë, por edhe shans i madh i artë këto vjet të shfrytëzohen për t’u futur më thellë në procesin negociues.




