Në Prilep sot votojnë 29 qytetarë të sëmurë nga koronavirusi dhe në izolim. Këshilli special i personave mjekësor në mëngjes nga Komisioni Komunal Zgjedhor e mori material votues, pajisjen mbrojtëse dhe sipas protokolleve për mbrojtje, me skafanderë dhe zbatim të masave e realizuan votimin në shtëpitë e qytetarëve. Sipas mjekes Biljana Kërzheska, kryetare e këshillit janë ndërmarrë të gjitha masat. Nesër në Prilep, do të votojnë 489 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm. Të mërkurën sërish, të drejtën e tyre të votës do të mund ta realizojnë 64.004 qytetarë. Prej 142 vendvotimeve , do të votohet në 130 , sepse…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetarët e 16 komunave në vend e mbështetën propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Komisionit për Sëmundje Infektive për formim të “Kovid qendrave” rajonale në qytetet ku tashmë ekzistojnë spitale të përgjithshme dhe shtëpi shëndetësore. Nga Ministria e Shëndetësisë theksuan se këto aktivitete zhvillohen në suaza të përgatitjeve të sistemit shëndetësor për valën e koronavirusit në vjeshtë, ndërsa qëllimi është të sigurohet trajtim përkatës dhe triazh i pacientëve pozitiv ose të dyshimtë për Kovid-19, pa e kompromituar punën e rregullt të spitaleve dhe shëndetin e pacientëve tjerë. Bëhet fjalë për kapacitete plotësuese kohore, përkatësisht spitale montuese modulare ose krijim…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot e mbajti konferencën e parë për shtyp pas fillimit të tre ditëve të votimit në zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani theksoi se të drejtë të votimit kanë një milion e 814 mijë e 263 qytetarë dhe se në këto tre ditë do të votojnë kategori të ndryshme të qytetarëve. Sot filloi votimi i 706 personave të sëmurë me Kovid-19 dhe në vetizolim, ndërsa nesër votojnë të sëmurët dhe të pafuqishmit, numri i të cilëve është 8.852, personat në 13 Institucione ndëshkuese-përmirësuese…
Mbrëmë (12-korik) në ora 23 e 40 minuta, 42-vjeçari L.I. nga Tetova, në SPB Tetovë ka raportuar se në kulmin e zyrave të klubit futbollistik ,,Shkendija”, që gjendet me lokacion në qendër të Tetovës është përhapur zjarr. Nuk ka pasur persona të lënduar, kurse me intervenim të Ekipit teritorial të zjarrfikësve të Tetovës, zjarri është lokalizuar në tërësi. Gjatë ditës së sotme do të kryet edhe inspektimi në vendin e ngjarjes.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut do t’i ndjekin ekipet gazetareske nga pesëmbëdhjetë shtëpi mediatike. Për zgjedhjet në terren do të raportojnë 55 gazetarë të huaj të cilët morën akreditime nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Ekip më të madh prej 18 gazetarëve dërgon Al Xhezira Ballkan, ndërsa ekipe të tyre ose gazetarë do të kenë edhe Rojters, Frans Pres, Zëri i Amerikës, Asoshiejted pres, televizioni kombëtar grek ERT, agjencia gazetareske ANA-MPA, Njuz 247, ARD-ja gjermane, Foto pres agjencia evropiane – EPA, Radiotelevizioni turk, agjencia Anadolia, Euro njuz Shqipëri, Radiotelevizioni i Kosovës, Bi-Bi-Bi Serbi dhe Al Xhezira në gjuhën…
Këto ditë, komuna e Çairit ka shënuar një rënie të numrit të të infektuarve me Covid 19. Në këtë komunë dje kishte 300 persona pozitivë. Ky vendbanim pati rritjen më të lartë të infektuar muajve të fundit, ndërsa në një periudhë numri i pacientëve arriti në 454 persona. Në periudhën e fundit, shumica e rasteve të reja janë regjistruar në Shkup, ku ka 1.838 raste aktive. Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë, dje më shumë raste aktive janë regjistruar në Çair – 300, Aerodrom – 159, Butel – 131, Gazi Babë – 189, Qendër – 138 , Karposh – 140,…
Rreth 5.000 ankesa janë pranuar për kartelat pagesore vendore nga kategoria Të rinj – nxënës të shkollave të mesme dhe studentë nga mosha 16 deri në 29 vjet, kumtoi ministrja e Financave Nina Angelovska në profilin e saj në Fejsbuk. Ajo paralajmëron se gjatë ditës këta persona do të shtohen në listën e kupuvandomasno.gov.mk dhe kartelat e tyre pagesore do të fillojnë të shtypen. “Kontroll i të gjitha ankesave të parashtruara nga kjo kategori e qytetarëve po kryen Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ndërsa gjatë ditëve në vijim presim ta finalizojnë kontrollin për ankesat shtesë të pranuara”, theksoi ministrja. Siç…
Mbrëmë në ora 23 e 50 minuta, 43- vjeçari G.A. nga Gostivari në SPB Tetovë ka denoncuar, se persona të panjohur në periudhën prej ora 23.00 deri ora 23 e 50 minuta, kanë dëmtuar gjegjësishtë, kanë grisur materialin propagandues zgjedhorë të partisë politike, të cilat kanë qenë të varura nëpër shtyllat e ndriçimit publik në rrugën ,,Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar. Merren masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.Ts.
Në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë një burrë 42 vjeçar nga Koçani në aksident të rëndë trafiku, i cili ka ndodhur mbrëmë në orën 21:30 minuta në rrugën Shtip-Radovish, në drejtim për në fshatin Luboten. Zëdhënësi i SPB Shtip, Gordana Panajotova thotë se në këtë aksident në të cilën kanë marrë pjesë tre automjete, nga të cilat dy nga Koçani dhe një nga Radovishi, me lëndime të rënda kanë kaluar edhe shoferi i veturës “opel korsa”, ndërsa dy bashkudhëtarët nga vetura e njëjtë kanë kaluar me lëndime trupore. Bilanci i përgjithshëm i të lënduarve nga dy aksidentet në Shtip…
Votimi i sotëm i të sëmurëve me Covid-19 dhe personave të cilët janë në vetizolim zhvillohet sipas protokollit të veçantë të konfirmuar shëndetësor për mbrojtje. Të drejtën e votës sot, dy ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, mund ta realizojnë 716 persona të cilët u paraqitën në KSHZ. Ata votojnë në shtëpitë e tyre. Këshillat e veçantë zgjedhor të cilët shkojnë për ta realizuar votimin në shtëpitë e personave të cilët janë pozitiv të Covid-19 dhe janë në izolim shtëpiak para nisjes përgatiten me pajisje personale mbrojtëse e cila përbëhet nga: manteli për një përdorim, dorezat për një përdorim,…
Një burrë nga Kavadari u sulmua në një kazino, ndërsa në një rast tjetër një grua nga Kavadari u sulmua nga burri i saj para një kazino. Të dyja ngjarjet kanë ndodhur gjatë fundjavës, informon Veroljub Dodevski, zëdhënës i SPB Veles, Të shtunën në orën 23:45 në Stacionin Policor në Kavadar u raportua se B.N. (38) nga Kavadari, në një kazino në qytet ishte sulmuar fizikisht nga bashkëqytetari i tij O.N., shpjegoi Dodevski. Më herët, rreth orës 16:00, para një kazino në Kavadar, A.N. (46) u sulmua fizikisht nga bashkëshorti i saj M.N. (63). Pas dokumetimit të rasteve, do të…
Në 24 orët e fundit janë bërë 991 testime dhe janë regjistruar 136 raste të reja covid Shkup 46, Kumanovë 6 , Dibër 7 ,Shtip 14 ,Prilep 1 ,Tetovë 12 ,Strugë 9 ,Veles 1 ,Ohër 2 ,Gostivari 13 ,Strumicë 2 ,Radovish 3 Krushevë 2 ,Koçani 1 ,Probistip 1 ,Demir Hisar 2 ,Kratovë 1 ,Sveti Nikole 5 ,Kërçovë 4 ,Resen 4 6 persona nderuan jete, dy pacientë nga Shkupi, një nga Kumanova, dy pacientë nga Struga dhe një nga Gostivari. Sot Instituti për Shëndetin Publik regjistron 123 persona të shëruar nga: Shkup 77 ,Shtyp 7 ,Tetovë 15 ,Strugë 1 ,Veles 4…

