Author: Hamdi Kumanova

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme në mënyrë unanime i pranoi kërkesat për akreditime për katër vëzhgues në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut nga Komisioni Qendror Shtetëror i Kosovës. Anëtarët e KSHZ-së i kanë shqyrtuar dhe nuk i miratuan ankesat për mbrojtjen e të drejtës personale për votim të shtruara nga Igor Nastov dhe Petar Nikollov. Këta persona kanë shtruar kërkesa tek KKZ, janë refuzuar dhe për to më pas vendos KKZ, transmeton MIA. Anëtarët e KSHZ-së kanë mendime të ndara. Elizabeta Postollovska informoi se Nastov ka shtruar ankesë…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 973 teste, ndërsa janë regjistruar 88 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni. Sipas qyteteve: Shkup-30, Kumanovë-8, Dibër-1, Shtip-13, Prilep-5, Tetovë-3, Strugë-11, Veles-1, Manastir-1, Ohër-2, Kavadar-1, Gostivar-1, Probishtip-1, Kratovë-1, Sveti Nikollë-1, Kërçovë-8. Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 123 persona të shëruar nga coronavirusi: Shkup-70, Shtip-6, Prilep-4, Tetovë-31, Veles-3, Koçan-2, Probishtip-1, Kërçovë-1, Resnje-4, Negotinë-1 . Sot janë regjistruar tre viktima nga coronavirusi, dy pacientë nga Shkupi dhe një nga Shtipi. Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka arritur në…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetik sot vendosi që çmimet e derivateve të naftës prej sonte në mesnatë do të shtrenjtohen për gjysmë deri një denarë për litër. Me vendimin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,53 për qind. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës Eurosuper BS-98 dhe Ekstra vajit të lehtë për amvisëri (EL-1), rriten për gjysmë denarë për litër dhe do të arrijnë 63,5 përkatësisht 53 denarë për litër. Eurosuper BS-95 dhe Eurodizel (D-E V) shtrenjtohen për një denarë për litër dhe do të kushtojnë 61,5 dhe 53, 5 denarë për…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski, sot përmes video-lidhjes ka biseduar me ambasadoren e sapoemëruar të Republikës së Lituanisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Zagreb. Për shkak të pandemisë së KOVID-19, ambasadorja Ragukjene, në vend të ceremonisë protokollare në Kabinetin e presidentit, letrat e akredituara i dorëzoi në mënyrë me shkrim. Duke dërguar urim për emërimin e funksionit, presidenti Pendarovski, siç theksoi kabineti i tij, shprehu bindje se angazhimi i ambasadores Ragukjene do të japë kontribut të rëndësishëm në përforcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit mes dy shteteve në të gjitha fushat nga interesi i përbashkët. Duke u kthyer në…

Lexo më Shumë

Disa qen endacakë janë helmuar në parkun në lagjen “Ajduçko maallo”, kumtuan tetovarët në rrjetet sociale. Në një video xhirim vërehen qen të ngordhur, ndërsa njëri prej tyre edhe si lufton me helmin në çastet e fundit të jetës. Disa persona tentojnë t’u ndihmojnë pa sukses. Gjatë ditës qentë e ngordhur akoma qëndronin aty. Parku në “Ajduçko mallo” është vend ku kryesisht qëndrojnë fëmijë për shkak të lodrave dhe pajisjeve për fëmijë. “Ky është helmimi i tretë në këtë lagje. Qentë janë rrezik për fëmijët, mund të helmohen. Me ‘ngjarje’ të këtilla është larg Bashkimi Evropian. Qentë ishin vazhdimisht aty,…

Lexo më Shumë

Të pajisur me të gjitha masat mbrojtëse po bartin kutinë e votimit. Në rajonin e Kumanovës votuan 31 persona, 12 të diagnostikuar pozitivë dhe 19 të tjerë në karantinë. Procesi nisi në mesditë. “Ky ekip prej 6 personash po shkon derë më derë nëpër lagjet e Kumanovës që qytetarët ta realizojnë të drejtën e votimit, të cilët janë në vetë-izolim apo të infektuar me CoVid-19”. Autoritetet thonë se pas çdo ndërrimi të lokacionit ndërrohen pajisjet mbrojtëse. Në ekipin e posaçëm zgjedhor bëjnë pjesë edhe persona. mjekësor, të cilët sipas rekomandimeve të Komisionit janë të siguruar me pajisje të plotë, vizerë,…

Lexo më Shumë

Kufizimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme këtë vit ndikoi që në Shkup e rrethinë mos të organizohen shumë gara të egra me motoçikleta. Por, kjo nuk zgjati shumë dhe me shfuqizimin e orës policore nëpër bulevardet kryesore të kryeqytetit ky shqetësim shumëvjeçar i qytetarëve përsëri u aktualizua. Me qëllim arrestimin dhe prishjen e këtyre garave policia rrugore e Maqedonisë së Veriut, gjatë fundjavës së kaluar ndërmori një aksion të gjerë, në të cilën mori pjesë edhe Byroja e Sigurisë Publike, me çka gjoba iu shqiptuar 22 motoçiklistëve, gjegjësisht gjashtë prej tyre u arrestuan…

Lexo më Shumë

Sanimi i situatës së krijuar me deponinë Rusino pas zjarrit masiv do të zgjasë disa ditë. Krahas makinerisë së angazhuar nga ana e komunës së Gostivarit në pastrimin e deponisë respektivisht të mbetjeve nga zjarri është kyçur edhe drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim. “Kemi angazhuar 4 kamion dhe katër eskavator dhe ata do të qëndrojnë deri në pastrimin e tëresishëm të deponisë” thonë nga drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim ne Gostivar. Nga hetimet e kryera ditëve të fundit është konstatuar se ende del tym në këtë deponi por situata shkon drejt përmirësimit, prandaj edhe makineria do të qëndrojë të paktën…

Lexo më Shumë

Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen elektronike, ku ka miratuar disa masa të reja për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. Me vendimin e ri të Qeverisë, shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e Bosnje e Hercegovinës, s’mund të hyjnë në Kosovë pa e pasur me vete vërtetimin se kanë rezultuar negativ në testimet për COVID-19. “Qeveria ka aprovuar edhe vendimin me të cilin obligohen të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, dhe Bosnje e Hercegovinës, që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, duhet të dëshmojnë se nuk vuajnë nga…

Lexo më Shumë

Të organizuar në këtë formë, dhe në shoqërimin e pjesëtarëve të Sektorit të punëve të brendshme, sot do të vizitohen 55 persona, konkretisht, nga komisioni i posaçëm votues do shkohet në 55 familje, për ta realizuar të drejtën e votimit, ata që janë të karantinuar apo të prekur nga virusi korona”. Edhe pse personat vizitohen nëpër shtëpitë e tyre, votimi realizohet në oborret e tyre, pra në ambient të hapur, e në rast të vizitës nëpër hyrje shumëkatëshe, shkohet me ekip të reduktuar. Gjendet adresa, vendi i banimit ku gjendet pacienti. Pastaj i lusim që të dalin jashtë sipas mundësisë…

Lexo më Shumë

Qeveria e Kosovës ka aprovuar vendimin që t’ua kërkojë testin negativ për COVID-19 qytetarëve që hyjnë nga Maqedoni të Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina. Qytetarët duhen të kenë testin RT-PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë nga koha e paraqitjes në kufirin me Kosovën. Por, është njoftuar se përjashtohen nga ky vendim gjithë qytetarët e këtyre vendeve nëse hyjnë përmes aeroportit “Adem Jashari”. Ata nuk duhet të paraqesin testin negativ për COVID-19, por të nënshkruajnë një deklaratë ku thonë se brenda tri orëve do ta lëshojnë Kosovën. Edhe qytetarët që përdorin aeroportin “Adem Jashari” për udhëtim në…

Lexo më Shumë

Trendet ende janë në drejtim të përqindjes pothuajse të njëjtë të të infektuarve të rinj nga numri i përgjithshëm të testeve dhe përqindje të njëjtë të pacientëve të hospitalizuar nga numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve të rinj. Kapaciteti në spitalet menaxhohet mirë edhe lidhur me kuadrin me rotacionin dhe lidhur me krevatet e lira, informoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë vizitës në Shtëpinë shëndetësore në Sveti Nikollë. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me numrin e të infektuarve me koronavirus Filipçe tha se presin njëfarë befasie në kuptim të fluksit më të madh të pacientëve…

Lexo më Shumë