Zëvendëskryeministri për cështje ekonomike, Fatmir Bytyqi gjatë takimit të sotëm me Ljupco Nikollovskin është betuar se i kanë shpallur luftë të pa kompromis korrupsionit, e në dobi të zhvillimit të ekonomisë, transmeton Almakos.
“ Sot u takuam me kolegun tim të dashur, zëvendëskryeministrin Ljupço Nikollovski, i cili është i dëshmuar në vendosmërinë e tij për disiplinë, parime në punë, barazi dhe mundësi të barabarta për të gjithë, më shumë se kushdo tjetër që unë njoh. Ne ndajmë vlera të njëjtat dhe e di që bashkëpunimi ynë do të jetë i suksesshëm dhe i begatshëm.
Luftë pa kompromis kundër korrupsionit për përfitime të zhvillimit të ekonomisë, shoqërisë, cilësisë më të mirë të jetës së qytetarëve dhe një hap të përshpejtuar përpara me vlera që do të na sjellin një standard evropian të jetesës, këtu – në vendin tonë. Kjo së bashku me fokusin në zhvillimin e qëndrueshëm përmes masave dhe aktiviteteve ekonomike do të jetë qëllimi, angazhimi dhe detyra jonë e përbashkët.”, shkruan zëvendëskryeministri Bytyqi./Almakos
Data 17.11.2026
Aktuale
- Teuta Arifi deklarohet e pafajshme: Nuk kam bërë asnjë gabim me tendencë
- Aksident në Tetovë: Vetura godet këmbësoren, përfundon me lëndime të rënda trupore
- Meta nis provat për aplikacionin e ri të mesazheve ‘Direct’
- Reagimi i Vlora Çitakut pas dënimit të Thaçit: Drejtësia nuk duhet të ketë dy standarde
- Rama zgjeron kabinetin virtual, prezanton asistentin e “Diellës”: “Gjoni” do të merret me prokurimet
- Gashi: Kushtetuta të jetë themel i stabilitetit, të ruajmë dhe përmirësojmë atë që kemi arritur
- Gruaja nga një fshat i Tetovës denoncon për mashtrim punëtorinë e mobiljeve, pagoi 450 euro nuk e mori porosinë
- Pacientja më e re me kancer qervikal ka vetëm 18 vjet, mjekët u bëjnë thirrje prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre



