Ish-drejtoresha e Klinikës për Dermatologji, ndërsa tani mjeke Nina Caca Biljanovska – ka dorëzuar ankesë për propozimin e Prokurorisë që të dënohet me dhjetë mijë euro, për shpërndarje të COVID-19. Seanca e djeshme e caktuar për ankesën e saj u anulua, pasi avokatët thanë se presin dëshmi shtesë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Biljanovska ishte në mesin e të parave që u infektua me COVID-19. Ajo më 29 shkurt pas kthimit të saj nga Italia, ku edhe u infektua, në vend që të qëndrojë në izolim, ka shkuar në punë, madje ka marrë pjesë edhe në një simpozium. Sipas masave të atëhershme…
Author: Hamdi Kumanova
Në Dibër dhe Qendër Zhupë sot të drejtën e tyre të votës duhet ta realizojnë 33 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm. Sipas kryetares së Komisionit Zgjedhor Komunal, Elmira Bakalli, në komunën e Dibrës do të votojnë 29 të sëmurë dhe persona të pafuqishëm, aq edhe sa janë paraqitur. Në Komunën Qendra Zhupë të drejtën e tyre të votës sot do ta realizojnë katër persona të sëmurë dhe të pafuqishëm. Nesër në komunën Dibër do të votohet në 27 vendvotime ndërsa në listën e vetme votuese janë regjistruar 18.764 qytetarë me të drejtë vote. Krahasuar me zgjedhjet e fundit presidenciale…
Shkruan Hamzi Ibraimi Nëse dëshironi që ta kuptoni se çka është vatani. Atëherë, ndaluni dhe përkujtoni popullin turk që sakrifikoi jetën në mbrojtje të flamurit dhe vatanit të tyre me 15 Korrik! H.I 15 Korriku i vitit 2016 si çdo vit edhe këtë vit e përkujtojmë me dhimbje dhe me lot në sy, ngase në këtë vit humbën jetë shumë njerëz të pafajshëm në mbrojtje të shtetit (vatanit). Ky vit ishte vit ku Lëvizja Hizmet në krye me Fetullah Gulen dhe me ndihmën e organizatave tjera teroriste organizuan grushtetin ndaj Shtetit Turk dhe Liderit të saj Recep Taip Erdogan. Kjo…
Ndër masat e marra nga “Neptun Maqedoni” është lëvizja e orientuar e konsumatorëve në dyqane, me qëllim të sigurimit të një procesi të këndshëm dhe të kontrolluar të blerjes së produkteve, duke marrë informatë për përdorimin e tyre, pa krijuar tollovi dhe pa grupim të më shumë konsumatorëve. Që nga fillimi i pandemisë kovid-19, autoritetet shëndetësore tek ne, por edhe globalisht, vazhdimisht kanë përsëritur masat për mbrojtje që janë të domosdoshme për të parandaluar përhapjen e korona-virusit të ri. Pas lehtësimit të masave, hapja e dyqaneve dhe kthimi i punonjësve në punë, u imponua nevoja që kompanitë të zbatojnë protokolle…
Nga zyra e Komisionit shtetëror zgjedhor, njësia rajonale – Tetovë informojnë qytetarët me të drejtë vote të përfshirë në vendvotimet nr.1969, 1972, 1972/1, 1973 dhe 1973/1, të cilët kanë votuar në objektin e Ndërmarjes publike komunale “TETOVE”, se sipas vendimit të Kryetarit të Komisionit shtetëror zgjedhor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, më datë 15.07.2020 për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, do të votojnë në objektin e ri të SH.F. ”BRATSVO MIGJENI” (QENDRA SPORTIVE), i cili gjendet në rrugën “Boris Kidriç”, nr.69, Tetovë. Gjithashtu, qytetarët me të drejtë vote të përfshirë në vendvotimet nr.1974, 1975 dhe 1976, të cilët kanë votuar…
Procesi zgjedhor në Çair filloi me vonesë, kjo për shkak se ngadalë ecte procedura e verifikimit të materialit zgjedhor nga anëtarë e komisioneve zgjedhore. Pritja e gjatë ngjalli revoltë tek anëtarët e pranishëm. Prej orës 10 jemi duke pritur, tash hynë rend e pa rend. Radhët përfunduan pas 12:30 dhe Komisioni i veçantë zgjedhor drejt personave të infektuar me Kovid-19 dhe në izolim u nis me vetura personale. “Materialin e pranuam tash vazhdojmë me zgjedhjet. Pajisjet mbrojtëse që duhet t’i kemi, do t’i veshim te vendi” Me të arritur te lokacioni i parë, filluan përgatitjet. “Është ora 13:20 dhe tash…
CIVILi sot doli me kumtesë bazuar në raportet nga vëzhgimi i procesit zgjedhor, të përpunuara deri në ora 12:30 të ditës së sotme. Sipas kumtesës, vëzhguesit e CIVILit kanë shënuar raste të shumta të shkeljes së heshtjes që nga fillimi i heshtjes zgjedhore në mesnatë. “Disa përmbajtje në rrjetet sociale të postuara nga partitë politike me zgjuarsi i shmangen rregullave të heshtjes zgjedhore dhe formalisht, mund të mos shkelin zyrtarisht Kodin Zgjedhor, por gjithashtu mund të interpretohen si veprimtari propagandiste,” tha Presidenti i CIVILit, Xhabir Deralla në video adresimin e parë për procesin zgjedhor për këto tre ditë. Monitorimi regjistron…
Qendra e Shëndetit Publik Kumanovë gjatë 24 orëve të fundit evidentoi tetë persona të infektuar të ri nga Kovid-19, kumtuan sot kompetentët nga Institucioni i shëndetit publik. Prej tyre gjashtë janë nga Kumanova, dy nga Likova. “Të infektuar e ri kanë pasur kontakte me persona tashmë të infektuar”, deklaroi mjeku Arif Latifi, drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik Kumanovë. Sot janë bërë gjithsej 44 testime prej të cilëve 20 sipas “Termini im” dhe 24 në pajtim me indikacionet epidemiologjike. Nga fillimi i epidemisë sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e Qendrës së shëndetit publik Kumanovë, janë diagnostikuar…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se me 15 korrik (ditën e votimeve) shërbimet e MPB-së për tërheqje të letërnjoftimeve do të punojnë në të gjithë territorin e vendit me fillim nga ora 07:00 deri në ora 19:00. “Në ditën e zgjedhjeve (e mërkurë, 15 korrik) do të punojnë vetëm shërbimet për tërheqje të letërnjoftimeve, në periudhë prej orës 07:00 deri në ora 19:00, me qëllim që t`u mundësohet qytetarëve, të cilët më herët kanë dorëzuar kërkesë, të tërheqin letërnjoftimet dhe të mund ta realizojnë të drejtën e votës”, thonë nga MPB.
Në Dibër ka përfunduar procesi i votimit të personave të infektuar me Covid-19 dhe personave të izoluar. Në Komunën e Dibrës, në KSHZ janë regjistruar gjithsej 15 persona të prekur me Covid -19 dhe të vetëizoluar. Të gjithë 15 personat sot e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës. Ndërsa nesër në Dibër të drejtën e votës do të mund ta shfrytëzojnë 29 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm.
Prokuroria rreth dy lëndëve konstatoi se funksionimi i Qeverisë teknike paraqet çështje politike, ndërsa çështjet kontestuese mes anëtarëve të Qeverisë teknike paraqesin lëndë të procedurave të tjera të rregulluara me ligj, kumtoi Prokuroria publike. Nga atje theksojnë se zëvendësministrja plotësuese e Punëve të Brendshme parashtroi padi penale ndaj ministrit teknik të Punëve të Brendshme për vepër penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimi” dhe për “punë të pandërgjegjshme në shërbim”, ku ceket se më 8 janar 2020 i paraqituri në cilësinë e ministrit të Punëve të Brendshme u ka lëshuar telegram të gjitha njësive organizative të BSP, sektorëve për punë…
Akoma nuk ka ndonjë hap konkret sa i përket ekstradimit të 15 apo 16 përfaqësuesve të organizatës FETO, të cilët kërkohen që të ekstradohen në Turqi. Kështu është shprehur ambasadori turk në Maqedoninë e Veriut, Hasan Mehmet Sekizkok, i cili theksoi se do të vazhdohen veprimtaritë mbi strukturat e FETO-s jashtë vendit, duke potencuar se nga institucionet kompetente të vendit presin hapa konkret lidhur me këtë çështje. Hasan Mehmet Sekizçok, ambasador turk në Shkup “Nga institucionet kompetente të vendit, presim hapa konkret. Ekziston mirëkuptim i përbashkët mes Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut në drejtim të përforcimit të luftës kundër terrorizmit,…

