Puna e ministrave dhe funksionarëve të lartë nga radhët e BDI-së do të mbikëqyren nga një komision i ngushtë partiak.
Ky komision siç mësohet jozyrtarisht do të përbëhet nga anëtarë të kryesisë së ngushtë, ndërsa do të kryesohet nga Musa Xhaferi.
Komisioni pritet të formohet gjatë javëve të ardhshme ku do të bëjnë pjesë Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Nevzat Bejta, etj.
Po ashtu bëhet e ditur se për çdo kuartal të vitit do të vlerësohen punët dhe arritjet e funksionarëve në postet ministrore dhe eshalohet e dyta.(INA)




