Author: Hamdi Kumanova

Procesi i votimit në Strugë ka filluar në orën 7 të mëngjesit dhe ka përfunduar rreth orës 16. Për të votuar janë paraqitur 170 persona të sëmurë dhe 25 të burgosur, ndërsa kanë votuar vetëm 166 të sëmurë dhe 21 të burgosur. Kryetari i Komisionit Komunal në Strugë Bledar Ziba tha se procesi është zhvilluar pa pengesa dhe sipas protokollit të paraparë. “Procesi i votimit është zhvilluar pa pengesa ka filluar në orën 7 dhe ka përfunduar në orën 16, nga 170 votues të paraqitur të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar vetëm 160 persona të tjerët nuk kanë qenë…

Lexo më Shumë

Pandemia me COVID-19 ka ndaluar “Industrinë e dasmave”. Nga masat restriktive pësojnë nga restorant e deri te tregtari më I vogël. Humbjet thuhet se janë marramendëse. Ne nuk jemi dakord që nga fatkeqësia të përfitojmë – u shpreh Qëndrim Zendeli nga Këshilli I Dasmave në Tetovë por ai shton që me anulimin e tyre penalizohet një sector I madh biznesesh të cilat janë zinxhir. Të goditur janë edhe këngëtarët e grupet muzikore, të cilët duhet të bëjnë një calendar tjetër të dasmave. Vendimet kanë qenë shumë selektive, u shpreh Këngëtari Bajramali Idrizi. Të pyetur se a duhet ose jo të…

Lexo më Shumë

Një milion e 729 mijë e 189 persona të mërkurën më 15 korrik nga ora 07:00 e mëngjesit do të ju drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përbërjen e re parlamentare prej ku do të burojë edhe Qeveria e re. Të drejtë vote gjithsej në këto zgjedhje kanë një milion e 814 mijë e 263 votues, por një pjesë prej tyre kanë votuar më 13 korrik, ndërsa pjesa tjetër votojnë më 14 korrik. Persona të cilët janë shpërngulur ose jetojnë jashtë vendit në listat e posaçme zgjedhore janë regjistruar 83.054 votues. Në listën e posaçme zgjedhore për personat në…

Lexo më Shumë

Për shkak të situatës me virusin korona, një pjesë e vendvotimeve janë ndryshuar për shkak se nuk i lejojnë protokollet shëndetësore. Me rastin e respektimit të rekomandimeve nga autoritetet shëndetësore, për votim në kushte të pranisë së KOVID-19, kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski, deklaroi se janë siguruar hapësira alternative adekuate që të mbahet procesi zgjedhor, njofton Portalb.mk. Në shkolla ku do të votohet, janë siguruar numër i madh i klasave, derisa në disa komuna janë siguruar edhe salla sportive që të mbahet votimi. Në një pjesë të vogël nga mjediset rurale ku ka numër të vogël të votuesve do të…

Lexo më Shumë

Gjatë mbrëmjes së djeshme në Veles është arrestuar një person pasi ka tentuar të blej vota. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 në rrugën “Stefan Bogoev”. Policia ka arrestuar 35 vjeçarin A.M. nga Velesi. 35 vjeçari është arrestuar sepse dyshohet se ka shkelur nenin 162 të Kodit Penal, respektivisht ka kryer veprën penale “ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit”. Policia po merr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Të nderuar, Ju faleminderoj shumë për kujdesin dhe përkrahjen masovike, unë jam shëndosh e mirë, gati për sfidat e reja. Ju lutem, telefonat t’i përdorni për biseda me familjarët, miqtë, dashamirët e bashkëpunëtorët dhe jo për shpifje të ulta, fushatë të zezë dhe propagandë që prek edhe shëndetin një ditë para zgjedhjeve sepse kjo nuk ju nderon Unë nuk jam pozitiv në COVID-19 dhe nesër në ora 10:00 do ta ushtroj të drejtën time të votës dhe ju ftoj që të gjithëve të votoni dhe të mos bini pre e propagandave dashakeqe. Uroj shëndet për të gjithë dhe shërim të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë zgjedhjeve do të veprojë pa kompromis, në mënyrë konsekuente dhe me përgjegjësi të jashtëzakonshme, pa asnjë tolerancë ndaj çfarëdo tentimesh eventuale për pengimin e të drejtës civile për shprehje e lirë të vullnetit politik, tha në konferencën e sotme për media ministri teknik i Punëve të Brendshme Naqe Çulev. Çdo veprim në kundërshtim me ligjet, theksoi ai, do të sanksionohet në mënyrë adekuate, duke potencuar se dënimet për vepra penale kundër zgjedhjeve janë në lartësi prej 10 vjet burg. Çulev informon se MPB aktualisht vepron edhe për informacionet e marra operative dhe denoncimet lidhur…

Lexo më Shumë

Qytetarët shqiptarë nuk do të mund të udhëtojnë drejt Bashkimit Evropian edhe për 15 ditë. Shqipëria mbetet sërish jashtë listës së vendeve të treta me të cilat Bashkimi Evropian rihap kufijtë e jashtëm. Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnja Hercegovina nuk përmbushin ende kriterin kryesor të menaxhimit të pandemisë COVID-19, që ka të bëjë me numrin e infektimeve për çdo 100.000 banorë. Ky numër duhet t’I korrespondojë nivelit mesatar evropian, që është 16 raste infektimi për 100 mijë banorë. Ky është informacioni që vjen në vijim të takimit të grupit të punës Këshillit të Bashkimit Evropian mbi rishikimin çdo 15…

Lexo më Shumë

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të drejtë vote kanë 1.814.263 votues. Votohet për lista kandidatësh për gjithsej 15 koalicione dhe parti. Në këto zgjedhje, në Zyrën e Avokatit të Popullit funksionon linja telefonike falas 0800 – 54321 ku qytetarët nga ora 7 deri në orën 21, do të mund të denoncojnë shkeljet e të drejtës së votës. Gjatë kësaj periudhe do të ketë kolegë jurist që do të përgjigjen dhe do t’i regjistrojnë thirrjet dhe do të veprohet menjëherë. Sigurisht, duke dhënë këshilla, ose me verifikim të drejtpërdrejtë, zakonisht në mënyrë elektronike ose telefonike me komisionet zgjedhore komunale, Komisionin Shtetëror…

Lexo më Shumë

Numër i konsiderueshëm i qytetarëve nuk kanë planifikuar pushime as në pikat turistike vendase e as jashtë vendit. Ata thonë se nuk duan të rrezikojnë shëndetin në kohë pandemie, kur situata është e paparashikueshme. Shtojnë se një nga arsyet që pse nuk do të shkojnë në pushim janë edhe protokollet për udhëtim jashtë vendit dhe testi PCR i detyrueshëm, jo më i vjetër se 72 orë. “Nuk do të shkojmë, ja kështu me nipërit. Kur diçka nuk është siç duhet që lirisht të hysh dhe të dalësh, nuk din se çka të pret dhe kur të pret, andaj”. “Jo be…

Lexo më Shumë

Kandidati për Kryeministër nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin Covid-19. Siç u raportua më herët në media, Ziberi ishte parë teksa hynte tek Qendra Spitalore Private Sistina, ndërsa disa orë më vonë portali Plusinfo konfirmoi se Ziberi ka rezultuar pozitiv në Covid-19, përcjell in7. Nëse kjo është e vërtetë e që sipas Plusinfos informacioni është verifikuar nga eksponentë të partisë së Ahmetit, atëherë ligjërisht, Naser Ziberi nuk do të mund të shfrytëzojë të drejtën e votës gjatë ditës së nesërme. Kjo për arsye se të infektuarit me Covid-19 kanë votuar gjatë ditës…

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme ka angazhuar të gjitha kapacitetet policore për të siguruar procesin zgjedhor. Në kuadër të këtij dikasteri është formuar Shtabi Qendror Operativ, ndërsa nëpër Sektorë të Brendshëm janë formuar shtabe lokale. Për policët janë siguruar edhe pajisje të nevojshme për mbrojtje për proces zgjedhor në kohë pandemie. TË GJITHË NËPUNËSIT POLICORË KANË KALUAR TRAJNIMET E NEVOJSHME NË BASHKËPUNIM ME OSBE-NË DHE NEVE JEMI TË GATSHËM TË MONITOROJMË PROCESIN ZGJEDHORË”-THA TONI ANGELLOVSKI, ZËDHËNËS I MPB-SË Qytetarët të cilët kanë aplikuar për dokumente personale do të mund t’i tërheqin të njëjtit deri në fund të procesit zgjedhor. I BËJ APEL…

Lexo më Shumë