Author: Hamdi Kumanova

Mediat shqiptare, pa përjashtim kanë lërë hapësirë për zgjedhjet e sotme të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat, siç posaçërisht theksojnë, zbatohen në kushte të pandemisë dhe kalojnë pa kurrfarë problemi. “Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sipas protokolleve të posaçme sot e realizojnë të drejtën qytetare të votojnë dhe t’i zgjedhin deputetët e rinj në shtëpinë ligjdhënëse 120-anëtarësh. Votimi filloi saktë në orën 7.00 ndërsa përfundon, për herë të parë. në orën 21, për shkak të gjendjes aktuale epidemiologjike. Zgjedhjet po zhvillohen në një atmosferë korrekte dhe demokratike”, transmeton televizioni Top Çanell. Mediat theksojnë se për herë të parë në vend votohet…

Lexo më Shumë

MPB informoi se sot në periudhën nga ora 11.00 deri në ora 12.00 janë paraqitur pesë raste për parregullsi zgjedhore ne stacionin policor në Kocani, pas së cilës është duke u vërtetuar situata faktike, transmeton Almakos. Nga një parti politike është lajmëruar se tre persona po kryejnë agjitacion ndaj votuesve në vendvotimet nr.844 dhe nr.845 në Kocani dhe para vendvotimeve nr.834 dhe nr.834/1 nga një person i panjohur. Nga një parti politike në Kocani është lajmëruar se tre persona me veturë në lagjen Orizari kanë bartur votues të organizuar dhe se katër persona i kanë penguar votuesit që ta realizojnë…

Lexo më Shumë

Një tërmet është regjistruar sot në ora 10.44 me epiqendër në rrethinën e Rostushës, 85 km në jugperëndim të Shkupit, transmeton Almakos. Shkalla e tërmetit ka qenë 2.7. Tërmeti është ndjerë nga banorët në pjesët jugperëndimore të vendit./Almakos/

Lexo më Shumë

Sot në ora 12.28, një person i panjohur me telefon ka lajmëruar se në Manastir, në lagjen Bair, një person i panjohur me veturën e tipit “BMV” ka agjituar dhe ndarë para për vota për një subjekt të caktuar politik, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Migrantët e Lindjes së Mesme vazhdojnë që ta shrytëzojnë Maqedoninë e Veriut si vend transitimi për të kaluar në Bashkimin Evropian, shkruan Telegrafi Maqedoni. Migrantët bëjnë çmos që t’ia dalin. Kështu, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) bën të ditur se një migrant i mitur është gjetur i fshehur në bagazh të veturës në Negotinë. Me të miturin ka patur edhe migrantë tjerë të cilët, bashkë me ngasësin, kanë arritur që t’i ikin policisë. Policia e ka gjetur të braktisur veturën e markës BMW, e shfrytëzuar për kalim transit, brenda së cilës ishte fshehur siriani 16 vjeçarë. Ai është kthyer…

Lexo më Shumë

Sot në Stacionin Policor në Bogdanci, një person i panjohur me telefon ka lajmëruar se në Bogdanci para Shtëpisë së Kulturës “Brand Petrushevski” persona të panjohur që kanë qenë në veturën e tipit “shkoda oktavia “ me logo partiake kanë kryer agjitim, transmeton Almakos. Në Stacionin Policor në Strumicë, S.I. nga fshati Canaklija Strumicë, me telefon është lajmëruar se në fshatin Canaklija, drejtori i ndërmarrjes komunale “Turia”, Z.N. nga fshati Piperovo ka kryer presion dhe ka bartur njerëz në votim. Në Stacionin Policor në Strumicë, një person i panjohur ka lajmëruar se persona të panjohur nga një parti politike kanë…

Lexo më Shumë

Në ora 12.07 në SPB Tetovë nga ana e një qytetari anonim është lajmëruar se para shkollës  fillore “Ekrem Cabej” që gjendet në fshatin Sllatinë ka pasur persona që kanë qenë me vetura të cilët, sipas paraqitjes në polici kanë agjituar për parti të caktuara politike, transmeton Almakos. Nuk është arritur që të identifikohen personat e as vetura si dhe nuk ka ditur se për cilën parti politike këto persona kanë agjituar.

Lexo më Shumë

Sot në ora 09.28, me telefon në SPB Veles është paraqitur se P.A. nga Gradsko me veturën e tipit “Opel astra” ka bartur votues në një vendvotim dhe të njëjtit i ka blerë, transmeton Almakos. Nga ana e zyrtarit policor janë kryer kontrolle dhe vetura është e gjetur e parkuar në qendrën blerëse “Nikom” në fshatin Gradsko e Vjetër dhe nga biseda me pronarin Gj.S. i njëjti ka deklaruar se veturën nuk ia ka dhënë një personi tjetër për ta drejtuar.

Lexo më Shumë

Në vendvotimin 2695 në Aerodrom nuk punojnë UV lampat, por votimi nuk është ndërprerë, transmeton Almakos. Në vendvotimin 2704 në Aerodrom, një vëzhgues partiak e shkel të drejtën e privatësisë së votës pasi që qëndron afër votuesit dhe sheh se për cilin opsion po votojnë qytetarët. Në vendvotimin numër 2809, një qytetare iu është dhënë fleta e votimit, e kanë lyer me sprej dhe para se të votoj, nga Këshilli Zgjedhor është vërtetuar se ajo nuk gjendet në Listën Zgjedhore. Fletvotimin ia kanë marr dhe nuk i kanë lejuar të votoje. Këshilli Zgjedhor e ka orientuar të paraqitet deri te…

Lexo më Shumë

Në më shumë vendvotime, qytetarëve që kanë letërnjoftime të reja ( të nxjerra kryesisht në dy javët e fundit ) nuk po i lejohet që të votojnë, pasi që nuk gjenden në listat e votuesve, transmeton Almakos. Qytetarëve nuk po i jepen instrukcione se si të veprojnë më andej. Ky rast është regjistruar në vendvotimet: 2930 në Butel dhe 2611, 2593/1 dhe 2628 në Karposh që bien në zonën e 2 zgjedhore.

Lexo më Shumë

Ish kryetari i Gjykatës Penale, Vladimir Pancevski vet është paraqitur në burgun “Shkupi” në Shuto Orizari, pasi që dje, Gjykata Themelore në Veles ka shpallur fletarrest për të, transmeton Almakos. Pancevski pesë ditë i ka ikur organeve të rendit, policia nuk e ka gjetur në shtëpinë e tij, pas së cilës u shpall fletarrest nacional të publikuar në faqen e Ministrisë së punëve të brendshme. Atij iu është caktuar masa 30 ditë paraburgim, pasi që nëntë muaj nuk është paraqitur në gjyq për rastin AKMIS dhe kurdisjen e lëndëve tek gjykatës në kohën kur ishte kryetar i Gjykatës Penale.

Lexo më Shumë

Sot në ora 12.55 në SPB Manastir nga ana e Këshillit Zgjedhor në vendvotimin numër 102 në shkollën fillore “Elpida Karamanli” është kërkuar intervenim tek personi M.K. që e ka realizuar të drejtën e votës dhe tek e cila janë gjetur edhe dy fletvotime, transmeton Almakos. Po ashtu, raportohet se edhe në Shkollën Fillore Naim Frashri në Kumanovë ose vendvotimin numër 1041 ka pasur një tentim që është parandaluar për të realizuar planin e trenit bullgar.

Lexo më Shumë