MPB informon se rreth orës 13:14 në vendvotimin numër 2695 në shkollën fillore “Gjorgjika Pulevski” kryetari i bordit zgjedhor ka kërkuar intervenim policor, pasi një person ka hyrë në vendvotim me maskë, e cila ka pasur simbole partiake. “Pas ardhjes së zyrtarëve policor, personi e ka ndërruar maskën dhe i është mundësuar të votojë, ndërsa nga policia është konfirmuar se bëhet fjalë për E.T (37) nga Shkupi. Personi më pas me ton të lartë ka filluar të diskutojë me zyrtarët policor, ndërsa i është kërkuar që të largohet nga shkolla, për të mos e prishur rendin dhe qetësinë publike”. “Personi…
Author: Hamdi Kumanova
Nga gjithsej 45.989 votues të regjistruar në listën zgjedhore deri në orën 17 në Komunën e Velesit kanë votuar 40,02 për qind në 84 vendvotime. Sipas Komisionit Komunal Zgjedhor, në të gjitha 84 vendvotimet votimi po zhvillohet qetë në atmosferë demokratike dhe pa incidente. Në Komunën Gradsko nga gjithsej 3.136 votues në 11 vendvotime deri në orën 17 në votim kanë thënë 1.437 apo 46 për qind. Siç informoi për MIA-n, Meri Sedmakova, kryetare e KKZ Gradsko, në të gjitha vendvotimet votimi zhvillohet në atmosferë korrekte dhe demokratike dhe pa incidente. “Në Komunën e Çashkës nga gjithsej 6.101 votues në…
Në Gjevgjeli jehona deri në orën 17 është 52,35 për qind. Gjithsej 10.008 qytetarë të Gjevgjelisë kanë dalë në vendvotime dhe në një atmosferë korrekte, demokratike dhe të qetë e kanë dhënë votën e tyre në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, konfirmuan nga KKZ-ja Gjevgjeli. Nga KKZ Vallandovë kumtuan se deri në orën 17 në vendvotimet kanë dalë 4.558 qytetarë me të drejtë të votës, apo 46 për qind e votuesve të regjistruar. Në Komunën e Dojranit deri në orën 17 jehona është 46,4 për qind, ndërsa në Komunën e Bogdancit 40 për qind.
Banorë të fshatit Debresh të Gostivarit, janë sulmuar sot në mëngjes përshkak se kanë shpërndarë material propagandues në fshat, informojnë nga Prokuroria Publike. Kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 03:20 të natës. Kryetari i bashkësisë lokale nga fshati Debresh ka denoncuar shkelje të heshtjes zgjedhore nga ana e dy personave nga fshati Debresh. Këta persona me veturë kanë shpërndarë material propagandues – afishe nga një koalicion, për çka janë vërejtur dhe janë sulmuar nga një person tjetër. Një nga personat që ka ndarë material propagandues, është dërguar në qendrën urgjente në Gostivar.
Një 30 vjeçar nga Dibra është shoqëruar në polici pasi kishte fotografuar fletëvotimin. “Është arrestuar personi A.D. (30) nga Dibra, në bazë të kërkesës për intervenim nga kryetari i këshillit zgjedhor të locuar në shkollën fillore “Sait Njadeni”. Ai në orën 13:15 pasi ka votuar, me telefonin e tij celular e ka votuar fletëvotimin”, konfirmoi Stefan Dimoski, zëdhënës i Sektorit të Punëve të Brendshme – Ohër. Kundër tij do të ndërmerren masa të përshtatshme ligjore. Dita e zgjedhjeve, në Dibër dhe në Qendrën Zhupa, është duke vijuar pa probleme me rritje të vazhdueshme të jehonës së votuesve.
Lideri i romëve në Maqedoninë e Veriut, Amdi Bajram, ka reaguar ashpër ndaj lajmeve të rrejshme në rrjetet sociale për gjoja vdekjen e tij. Ai thotë se është gjallë e shëndosh, dhe se qëndron në shtabin e tij zgjedhor, përcjell Telegrafi Maqedoni. Bajram shprehet se nuk ka dijeni se kush mund ta ketë publikuar një lajm të tillë, por se është i mësuar me gjëra të këtilla, duke shtuar se kjo ndodh për shkak të vlerës që ka, prandaj ehde i vijnë goditje të tilla të ulëta. Në bisedën telefonike me javoren “Fokus”, lideri i romëve shprehet se vetëm në…
Nga 84.454 qytetarë me të drejtë vote në Komunën e Tetovës, deri në ora 17:00 vetëm 33.72 për qind kanë realizuar të drejtën e tyre të votës, që paraqet edhe numrin më të madh të votuesve nga të gjitha 6 komunat tjera të Tetovës. Komunat tjera shënojnë dalje të ulët, nën 30 për qind të qytetarëve që kanë realizuar të drejtën e votës. Komuna e Tearcës ka jehonë prej 29.70 për qind, Bërvenica 28.61 për qind. Bogovina dhe Zhelina janë komunat me jehonën më të ulët. Në Bogovinë ka 27.55 për qind derisa në Zhelinë vetëm 23.13 për qind.
Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë gjatë 24 orëve të fundit ka evidentuar 12 të infektuar të ri me Kovid-19, kumtuan sot kompetentët e institucionit të shëndetit publik. Prej tyre, shtatë janë nga Kumanova, pesë nga komuna e Likovës dhe sipas kompetentëve, të gjithë të infektuarit e ri kanë pasur kontakt me raste tashmë të konfirmuara. Nga fillimi i epidemisë sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e Qendrës së Shëndetit Publike, me Kovid janë diagnostikuar 880 persona prej të cilëve aktualisht aktiv janë 212 raste.
Prokuroria Themelore Publike, përmes Komisionit për ndjekje të parregullsive eventuale në procesin zgjedhor raportoi se deri në ora 17:00 janë regjistruar 10 raste për parregullsi zgjedhore, transmeton Portalb.mk. PTHP procesin zgjedhor deri me tani e vlerëson sit ë qetë pa numër të madh të parregullsive zgjedhore. Në prokuroritë themelore publike dhe në adresën elektronike [email protected] në të cilën qytetarët mund të paraqesin raste të veprës penale në lidhje me zgjedhjet dhe votimin, janë regjistruar gjithsej 10 raportime për rastet që kanë ndodhur sot gjatë votimit. “Numri më I madh i tyre ka të bëj me propagandën dhe blerjen e votës…
Kandidatja për deputete nga lista e koalicionit Tash është koha, Ilire Dauti, bashkë më familjen e saj të ngushtë sapo ka votuar në vendbanimin e saj në Strimnicë të Komunës së Zhelinës. Ajo me këtë rast u shpreh se: ”Sot është ditë e veçantë, kur qytetarët kanë mundësinë të shprehin lirshëm vullnetin e tyre për një qeverisje më të mirë, për një shtet më të mirë dhe për një shtet të barabartë për gjithë qytetarët e saj. Andaj ju bëj thirrje gjithë qytetarëve , kuptohet duke u kujdesur fillimisht për shëndetin e tyre duke respektuar masat, që të dalin sa…
Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski në pres konferencën e dytë, theksoi se procesi i votimit zhvillohet pa probleme dhe se deri tani nuk ka të paraqitur ndonjë parregullsi. “Në të gjitha 3.480 qendrat e votimit, votimi u zhvillua pa probleme. Asnjë incident nuk është raportuar në vendvotime deri më tani. Shpresoj që kështu dita të vazhdojë deri në fund. U bëj thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit, ndërsa gjithashtu i paralajmëroj anëtarët dhe zëvendësanëtarët e këshillave zgjedhorë, që t’i ndjekin udhëzimet, instruksionet dhe procedurat tona, ashtu siç i kemi respektuar deri më tani, të vazhdojnë…
Pas akuzave se në një vendvotim në Butel është fotografuar një fletvotim, zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani tha se incident nuk ka pasur, transmeton Almakos. Keqkuptimi është tejkaluar, ndërsa procesi i votimit nuk është ndërprerë në asnjë moment. “Në Butel është bërë fjalë për një keqkuptim që është tejkaluar. Nuk ka pasur as ndërprerje e as incident tjetër në këtë vendvotim”, deklaroi zëdhënësi Shabani.

