Pas njoftimit të rezultateve përfundimtare jozyrtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 15 korrik, rrjedhin afatet për ankimime dhe kundërshtime për zhvillimin e procesit zgjedhor dhe për grumbullimin e rezultateve. Çdo parashtrues i listës së kandidatëve në procedurën e votimit, përmbledhje dhe përcaktim i rezultateve të votimit mund të paraqesë ankesë pranë KSHZ-së brenda 48 orëve pas përfundimit të votimit, gjegjësisht publikimit të rezultateve fillestare. KSHZ-ja është e detyruar të zgjidhë ankesën brenda 48 orëve pas pranimit. Ankesa kundër vendimit të KSHZ-së mund të paraqitet në Gjykatën Administrative, në afat prej 24 orëve nga marrja e vendimit. Gjykata…
Author: Hamdi Kumanova
U prehsh në paqe Selam! Me dhimbje të madhe pranuam lajmin për vdekjen e parakohshme të Bashkëluftarit tonë Selam Sulejmani. Ngushëllime familjes e miqve. Varrimi në ora 12 te varezat e qytetit në Tetovë!
Analisti Aleksandar Kërzhallovski thotë se partitë e shqiptarëve e mësuan leksionin nga zgjedhjet e kaluara kur nga gjithsej 13 pjesëmarrës në zgjedhje, pesë parti ishin vetëm të shqiptarëve. Tani nga gjithsej 15 parti, 3 parti shqiptare garuan me lista të veçanta si dhe Besa e cila ishte në koalicion me LSDM-në. Ajo që në zgjedhje dolën të përqendruara dhe grupuara solli epërsi për partitë shqiptare. Për dallim nga kjo në bllokun maqedonas kishte shumë protagonistë dhe e gjithë kjo çoi në shpërndarjen e votave, sidomos te dy partitë më të mëdha, dhe ky është shkaku i dytë më i madh…
Pa ujë sot në orën 10 të mëngjesit do të mbeten disa prej përdoruesve të vendosur në rrugën Lisiçe e Epërme në Komunën e Aerodromit. Siç njoftoi NP “Ujësjellës dhe kanalizim” – Shkup, ndërprerja është për shkak të vendosjes të një kyçjeje ujësjellësi në rrugën “Lisiçe e Epërme” 190 dhe një defekt në pusetën e rrugës “Lisiçe e Epërme” pa numër (Ken Panel). Furnizimi me ujë do të jetë i ndërprerë nga ora 10:00 deri në përfundim të aktiviteteve.
Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit do ta mbajë sot seancën e tij të 35-të. Sipas njoftimit, KSHPK do të diskutojë në seancë rreth çështjes të formuar me iniciativën e tij për shkak të dyshimit për shkelje të nenit 8-a paragrafi 1 alinea 3 të Kodit zgjedhor në procedurën e zgjedhjes së rektorit të Universitetit “Kirili dhe Metodi” – Shkup, si dhe rreth çështjeve të tjera që ndërlidhen me periudhën e zgjedhjeve 2020. Në përputhje me rekomandimet e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së Kovid-19, si dhe mospasjen e kushteve për praninë e ekipeve gazetareske në këtë periudhë, seanca do…
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, përmes rrjeteve sociale ka informuar se do të qëndrojë në vetizolim, pasi zëvendësi i tij dhe shoferi kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. “Pasi patën simptoma, zv.ministri për Shoqëri Informatike Aleksandar Bajdevski dhe shoferi im, sot u testuan dhe rezultuan pozitiv me COVID-19. Në pajtim me rekomandimet e epidemiologëve në 13 ditët e ardhshme do të jem në vetizolim”, ka shkruar Mançevski. Ai bën apel që qytetarët të ruhen dhe të kenë kujdes. Njëkohësisht, ai ka komentuar edhe ditën e zgjedhjeve, ku shprehet i bindur se qytetarët në mënyrë të urtë kanë vendosur…
Prokurori Publik, Xhelal Bajrami ka raportuar për denoncimet që kanë arritur në Prokurori publike në lidhje me procesin zgjedhor. Prokurori Bajrami ka njoftuar se janë denoncuar 24 raste, por nuk janë konstatuar elemente e kryerjes së veprës penale.
LSDM është duke udhëhequr me tre deputetë para nga 35% e votave të numëruar kanë deklaruar nga partia e Zoran Zaevit për Plusinfo. Ata thonë se fitorja është e padiskutueshme. Sipas informacioneve tona, gjegjësisht 33.8% nga votat e përpunuara, partia jonë është në epërsi prej tre deputetëve në lidhje me VMRO-DPMNE, thonë nga LSDM.
Aleanca me Alternativë e mund BDI-në në komunën e Bogovinës me mbi 1.000 vota diferencë poashtu në komunën e Vrapcishtit Aleanca me Alternativë ka fituar me mbi 1.000 vota diferencë. Koalicioni AAA-ASH ka fituar bindshëm në Kamjan të Bogovinës, me çka nga shumëkush Kamjani konsiderohet bastion i Alternativës. Koalicioni AAA-ASH e ka mundur me 962 kundrejt 706 votave të BDI. Edhe pse BDI në Kamjan e ka ministrin, Naser Nuredini ka pësuat humbje.
Në ora 21 sot është përmbyllur votimi në të gjitha vendvotimet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkruan Almakos. Nga rezultatet paraprake nga terreni, koalicioni “Tash është koha” në Velesht të Strugës ka krijuar një epërsi të thellë ndaj BDI-së. 1050 votues kanë votuar për koalicionin “Tash është koha”, ndërsa për BDI-në kanë votuar 630 votues. LSDM-Besa ka arritur që të marr 130 vota.
Në ora 21 sot është përmbyllur votimi në të gjitha vendvotimet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkruan Almakos. Nga rezultatet paraprake nga terreni, koalicioni “Tash është koha” në lagjen “Skenderbeu” në Kumanovë ka krijuar një epërsi të thellë ndaj BDI-së. 919 votues kanë votuar për koalicionin “Tash është koha”, ndërsa për BDI-në kanë votuar 708 votues.
Në ora 21 sot është përmbyllur votimi në të gjitha vendvotimet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkruan Almakos. Nga rezultatet paraprake nga terreni, koalicioni “Tash është koha” në fshatin Llopat në Kumanovë ka krijuar një epërsi të thellë ndaj LSDM-së-Besës. 289 votues kanë votuar për koalicionin “Tash është koha”, ndërsa për LSDM-në-Besën kanë votuar 247 votues. Për BDI-në kanë votuar 289 votues. PDSH-ja në këtë fshat ka arritur që t`i marr vetëm 77 vota./Almakos/

