Ekipi i ekspertëve të Klinikës Universitare të Hematologjisë, për herë të parë ka kryer transplantim qelizash burimore hematopoietike nga donatori për tek pacienti 68 vjeçar, i diagnostikuar me leukemi akute mieloblastike, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë. Nga Klinika informojnë se Ivan nga Koçani është pacienti më i vjetër me leukemi akute, i cili trajtohet me qasje terapeutike kaq moderne të klinikës. Është aplikuar kondicionimi jo-mieloablativ me kimioterapi para ndërhyrjes, i përshtatur me moshën e pacientit dhe komorbiditetet e tij. “Ne i urojmë atij rezultat të suksesshëm të trajtimit dhe falënderojmë donatorin human nga Gjermania, i cili në moshën 21 vjeçare,…
Author: Hamdi Kumanova
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, që udhëheq koalicionin “Mundemi”, fitues i zgjedhjeve, ka bërë të ditur se pas 2 gushtit, ditës së Ilindenit, do të fillojnë procesin për formimin e qeverisë që do ta udhëheqin ata. “Duke pasur parasysh periudhën e kaluar të mbushur me krizën e koronavirusit, LSDM-ja përpiqet këto ditë deri dhe rreth Ilindenit qytetarët të mund të marrin frymë nga aktivitetet politike të partive. Pas Ilindenit, në pajtim me afatet ligjore, hyjmë në një proces të përcaktimit të koalicionit qeveritar të udhëhequr nga LSDM-ja” shkruhet në njoftimin e socialdemokratëve, përcjell TV21. Shkruajnë po ashtu se “afatet ligjore…
Mbi 80 për qind e të rinjve të moshës nga 16 deri 24 vjeç në BE në vitin 2019 kishin aftësi digjitale, tregojnë të dhënat e Eurostat. Në vendin tonë, 64 përqind e të rinjve të moshës nga 16 deri në 24 vjeç kanë aftësi digjitale. Kroacia me 97 për qind ka përqindjen më të lartë të të rinjve nga 16 deri në 24 vjeç me aftësi digjitale midis vendeve anëtare të BE-së, e ndjekur nga Estonia, Lituania dhe Holanda – të gjithë me nga 93 për qind dhe Greqia me 92 për qind. Nga ana tjetër, numrin më të…
Në Tetovë me rrethinë aktualisht ka 291 raste aktive me koronavirus. Nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se kllaster për momentin nuk ka, por ka transmision të përhapur të virusit. Javën e fundit ka shënuar rënie numri i të infektuarve në dy zonat që konsideroheshin vatra të virusit, në Tearcë dhe Bogovinë. Megjithatë rreziku për rritjen e numrit të të infektuarve është i madh për shkak kthimit të dyndjeve përpara bankave, postave dhe Institucioneve të tjera. Edhe sot regjistruam një numër të madh të qytetarëve të cilët nuk përdorin maska, ndërsa kërkonin nga bankat që të gjendet zgjidhje që kartelat…
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, pasi mori një njoftim nga Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzika Dixhitale në Ministrinë e Brendshme, ka hapur lëndë për statusin e publikuar në rrjetin sociale Facebook, nga një kryetar i një partie politike. Në të njëjtën kohë, dy kallëzime penale u ngritën kundër të njëjtit person, të parashtruar nga shoqata e qytetarëve Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe dy persona, duke iu referuar një statusi tjetër të postuar në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter, përcjell Telegrafi Maqedoni. Pas hapjes së lëndës, Prokuroria Themelore Publike në Shkup lëshoi urdhra për dokumentim elektronik…
Socialdemokratët pro-evropianë fituan një fitore të ngushtë në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut më 15 korrik dhe do të përpiqen të formojnë një qeveri të re, për të cilën janë përpara bisedimet komplekse të koalicionit, thonë mediat e huaja në rishikimet dhe raportet e zgjedhjeve në vend. Radio Evropa e Lirë (REL) raporton se LSDM-ja e ish-kryeministrit Zoran Zaev fitoi 46 vende në parlamentin me 120 anëtarë, më pak se 61 të kërkuara për një shumicë parlamentare, ndërsa opozita VMRO-DPMNE fitoi 44 deputetë. “Rezultatet e tilla nënkuptojnë që Zaevi do të duhet të marrë mandatin që LSDM-ja e tij…
Sipas Komisionit Shtetëror Zgjedhor, këto do të jenë deputetët në përbërjen e re të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut: Njësia e 1 zgjedhore: Nikolla Dimitrov-LSDM Milla Carovska-LSDM Damjan Mançevski-LSDM Monika Zajkova-LSDM Darko Kaevski-LSDM Goran Misovski-LSDM Kastriot Rexhepi- BESA Marija Georgievska-LSDM Gordana Siljanovska-Davkova-VMRO-DPMNE Timço Mucunski-VMRO-DPMNE Sinisha Stojanoski-VMRO-DPNE Beti Stamenkoska-Trajkoska-VMRO-DPMNE Lubço Dimovski-VMRO-DPMNE Lubço Prenxhov-VMRO-DPMNE Velika Stojkova-Serafimoska-VMRO-DPMNE Izet Mexhiti-BDI Arben Ziberi-BDI Skender Rexhepi-Alternativa Abdulla Saliu- ASH Dimitar Apasiev- E Majta Njësia zgjedhore 2: Oliver Spasovski-LSDM Sanja Llukarevska-LSDM Muhamed Zekiri-LSDM Daniella Markoska-LSDM Martin Kostovski-LSDM Latife Shikovska-LSDM Basri Bajrami- BESA Vllado Misajlovski-VMRO-DPMNE Rashella Mizrahi-VMRO-DPMNE Brane Petrushevski-VMRO-DPMNE Ivan Stoillkoviq-VMRO-DPMNE Zhaklina Peshevska-VMRO-DPMNE Darko Kostovski-VMRO-DPMNE Bojan Stojanoski-VMRO-DPMNE Arbër…
Albin Kasapi Jam i sigurtë se zotëri Zoran Zaevi me qindra herë e ka përsëritur këtë fjal të urtë, duke e vajtuar veten! Ndoshta gabimisht u shpreha e nuk e vajton veten se për ate duhet të pendohet, e ai nuk ēshtë njeri që mund të gjen në vete fuqi të pendohet dhe të kërkon falje. A duhet! Duhet të pendohet dhe tu kërkon falje të gjith atyrë 60000 shqiptarë që i besuan dhe që në aq mënyrë perfide i manipuloi! Ai jo vetëm që i manipuloi , por i çnjerëzoi duke i poshtërsuar dhe duke i detyruar ta lusin…
Pasi këtë mëngjes u rikthye, web-faqja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve sërish ka probleme dhe nuk funksionon. Në web-faqen e KSHZ-së janë të dhënat për daljen në zgjedhje, por jo edhe rezultatet, përcjell Telegrafi Maqedoni. Faqja e internetit të KSHZ-së u bllokua pas mbylljes së vendvotimeve në ditën e zgjedhjeve (15 korrik), pasi siç tha kryetari i saj Oliver Derkoski, ka qenë cak i sulmeve nga hakerët. Rezultatet e para jozyrtare KSHZ i ka publikuar dje, ndërsa disa nga partitë kanë ngritur dyshime për rezultatin e zgjedhjeve, për shkak të vonesave të shpalljes së tyre.
SPB Shkup – NJPB Karposh do të ngrit padi penale kundër T.I. dhe E.N., të dyja nga Shkupi dhe kundër kopshit privat për fëmijë, i cili gjendet në qarkun e shkollës fillore në rr. “Kryengritja e Karposhit” në Shkup, për shkak të ekzistimit të bazës për dyshim “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së pandemisë”, që dënohet sipas nenit 206 nga Kodi penal. Nga Miniastria e Punëve të Brendshme sot kumtuan se dje rreth orës 10:30, pas denoncimit paraprak nga një qytetar se kopshti për fëmijë punon dhe se përkujdes fëmijë, nëpunës policorë nga NJPB Karposh kanë dalë në vendin…
Shefi i shtabit zgjedhor nga Aleanca për Shqiptarët Arben Taravari në një prononcim për Agjencinë e lajmeve INA thotë se shumë shpejt do të dorëzojnë ankesa deri tek Komisioni Shtetëror Zgjedhor edhe atë për disa vendvotime në Dollnen, Pllasnicë, Manastir dhe Kërçovë. “Stafi juridk dhe teknik brenda shtabit tonë janë duke përgatitur materialet për ankesa në KSHZ. Është çështje orësh kur do t’i dërgojmë. Kemi raste eklatante kur një njeri ka votuar deri në dhjetë hërë për anëtar të familjes së tij. Kjo avari ka ndodh nga ora 19 deri në mbylljen e votimeve, dhe ka sjell rezultate me dallime…
Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve deri në ora 11 të mëngjesit asnjë ankesë nuk u paraqit nga partitë politike dhe koalicionet që morën pjesë në zgjedhjet e mërkurës, megjithëse afatet filluan të vinin mbrëmë kur u publikuan rezultatet jozyrtare përfundimtare. Afati i paraqitjes së ankimimeve për procedurën e votimit është deri në orën 21:00, ndërsa afati për përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare skadon në orën 19:30 të shtunën në mbrëmje. KSHZ me vonesë i publikoi rezultatet përfundimtare jozyrtare të zgjedhjeve për shkak të, siç deklaroi kryetari, të një sulm hakerësh të ueb faqes së Komisionit.…

