Asociacioni qytetar MOST në vlerësimin preliminare theksoi se procesi zgjedhor kaloi në atmosferë fer dhe demokratike, transmeton Portalb.mk. Ata theksojnë se gjatë procesit zgjedhor ka pasur disa raste të izoluara të parregullsive, të cilat nuk ndikojnë në kualitetin e zgjedhjeve. “Vlerësimi preliminar i Asociacionit qytetar MOST është se zgjedhjet kaluan në atmosferë fer dhe demokratike. Qytetarët sërish morën pjesë në procesin zgjedhor, ku lirshëm mund të shprehin vullnetin e tyre”, deklarojnë nga MOST. MOST vlerësoi gjithashtu se procesi zgjedhor është realizuar në kushte të sigurta shëndetësore. “Gjatë ditës së zgjedhjeve u regjistruan disa raste të izoluara të parregullsive që nuk…
Author: Hamdi Kumanova
Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale pranë MPB-së parashtroi padi penale kundër dy të punësuarve në Stacionin policor për Vendkalimin kufitar Tabanoc, sepse më 1 qershor të këtij viti lejuan hyrje në shtet të personit pa evidentim të tij dhe pa paraqitje të PCR testit negativ. “E paraqitura S.M., më 01.06.2020, si punonjëse udhëheqëse në Stacionin policor për Vendkalimi kufitar Tabanoc, i dha urdhër të paraqiturit të dytë D.S. që GJ.K. t’i lejohet hyrja në RMV nga fshati Petralinci, komuna Bosilovë, pa e evidentuar me atë rast në sistemin për kontroll të udhëtarëve dhe automjeteve dhe…
Kujt i’a merr mendja dhe është i përgatitur që të bëjë procese në këtë vend pa Bashkimin Demokratik, më duket se ka guxim të tepruar, deklaroi kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti pas fitores së partisë së tij në zgjedhjet e së mërkurës. Duke folur për TV Klan Maqedoni, Ahmeti la të kuptohet se nuk ka për të hequr dorë nga kërkesa që kryeministri i ri të jetë shqiptar edhe me çmimin e kalimit të partisë së tij në opozitë. Ahmeti dhe partia e tij, më 15 korrik kanë korrur një ndër fitoret më të mëdha, në përgjithësi,…
Pas publikimit nga OSBE-ODIHR të raportit të tyre fillestar për zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut. Sela thotë se e mirëpret këtë raport i cili konfirmon blerje të organizuar të votave dhe presion ndaj votuesve nga ana e BDI-së në vendvotime të ndryshme në Kërçovë, Saraj dhe Zajaz. Ai thekson se Koalicioni “Tash është Koha” ka vërejetur shumë rasteve të tjera të shkeljeve të legjislacionit zgjedhor dhe se janë duke dokumentuar dhe përgatitur ankimimet e tyre. Në reagimin e tij, Sela u bën thirrje institucioneve shtetërore që të bëjnë punën e tyre dhe të sigurojnë që vullneti i qytetarëve të ruhet.…
“Para pak ditësh kanë filluar punët për rregullimin e Trotuarit në f. Vaksincë, prej çeshmës te Aga Fatmir, e deri në hyrje të fshatit . Vlen të theksohet se ky projekt realizohet në bashkëpunim me Shoqatën ,, Vaksinca ” , e kryesuar nga z. Sevim Akiki dhe mërgimtarë tjerë vaksincas. Gjithëashtu, pjesë e rëndësishme e këtij projekti, përveç përfaqësuesve të shoqatës, do jet edhe imami i fshatit – Molla Agimi dhe banorë të tjerë. Obligim i komunës është sigurimi i: -Skajoreve të mëdha; -Skajoreve të vogla; -pllakave të betonit; -Tamponit dhe -Rërën e imët. Ndërsa obligim i Shoqatës dhe të…
Në 24 orët e fundit janë bërë 1612 testime dhe janë regjistruar 164 raste të reja covid – Shkup 59 – Kumanovë 12 – Dibër 18 – Shtyp 17 – Prilep 1 – Tetovë 6 – Strugë 6 – Bitola 1 – Kavadarci 2 – Gostivari 9 – Probistip 2 – Demir Hisar 1 – Sveti Nikole 23 – Kërçovë 6 – Resen 1 5 persona kan vdekur si pasoj e Covid-19, tre pacientë nga Shkupi, një nga Tetova dhe një pacient nga Resnja. Sot Instituti për Shëndetin Publik regjistron 74 persona të shëruar nga: – Shkup 42 – Shtyp…
Ndërsa në opinion tashmë filluan të publikohen kombinimet rreth përbërjes së re të Qeverisë, nga partia në pushtet dolën me qëndrimin se tani është koha që qytetarët të marrin frymë lirshëm nga aktivitetet politike, ndërsa Qeveria e ardhshme do të jetë e njohur pas festës së Ilindenit. Nga LSDM-ja shprehen se lideri i kësaj partie Zoran Zaev ka shkuar në pushim vjetor, por paralajmërojnë se ai do të jetë mandatari i ri dhe kryeministër i ardhshëm. Kumtesë e LSDM-së: „Duke marrë parasysh periudhën e kaluar me virusin korona dhe fushatën zgjedhore, LSDM-ja angazhohet që në ditët deri në dhe rreth…
Nën ndikimin e depërtimit të frontit atmosferik, gjatë natës dhe nesër moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil, në shumë vende me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht do të ketë procese më intensive në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm (mbi 20 litra në një metër katrorë), erë të përforcuar, shkarkime elektrike dhe paraqitje të breshrit. Temperatura veçanërisht në pjesën veriore dukshëm do të ulet, informon Drejtoria për punë hidrometeorologjike. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 10 deri në 20 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 18 deri në…
Në ditën e tretë, faqja në internet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, e cila supozohet të monitorojë rezultatet e zgjedhjeve, nuk funksionon. Faqja e internetit rezultati.sec.mk tregon vetëm të dhënat nga pjesëmarrja deri në orën 20:30. Nuk ka rezultate zgjedhore, as mandate të fituara të partive. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve thotë se faqja e internetit nuk është funksional pas sulmit të hakerave, ndërsa për shkak të hetimeve që po bën Ministria e Brendshme, informacioni në lidhje me zgjedhjet nuk do të postohet më në këtë faqe. “Për shkak të hetimeve të MPB-së, ne nuk do të përditësojmë këtë faqe, por…
Tanja Milevska, gazetare dhe korrespodente në AMI (Agjencia e Informacionit të Mediave) mori kërcënime me vdekje dhe fyerje seksiste në Twitter e më vonë në Facebook për shkak të pikëpamjeve të saj publike të shprehura në rrjetet sociale. Çështja është raportuar në polici, por deri tani nuk është ngritur ndonjë akuzë. Më 11 korrik, Milevska mori dhjetëra kërcënime verbale, gjuhë të urrejtjes dhe kërcënime për përdhunim në mediat sociale pasi ajo pyeti në Twitter nëse Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, dhe Partia Popullore Evropiane (EPP) në Parlamentin Evropian e njohin dhe pranojnë ndryshimin kushtetues dhe emrin zyrtar të shtetit. Pas…
Hamdi Nuhiju E vetmja deklaratë e saktë e drejtuesit të partisë ekstremiste “E Majta”, Dimitar Apasiev, është deklarata e tij që ka të bëje me vjedhjen e zgjedhjeve. Tha se këto zgjedhje, janë ndër zgjedhjet më të parregullta në historikun e zgjedhjeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Apasiev është komod me deklaratat e këtilla. Edhe pse është thirrur në Prokurori dhe po krijohet një gogol me emrin e tij, prapë është komod. Ndoshta edhe më komod se Bashkimi Demokratik për Integrim me 15 deputetët e saj. Të gjitha rrugët e qeverisë së re kalojnë nëpër dyert e partisë ekstremiste…
Në arkivin e Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ) deri sot pasdite janë parashtruar vetëm dy ankesa dhe një kërkesë për kontroll në fletëvotimet e pavlefshme nga votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura të mërkurën. Në KSHZ, dy ankesa parashtroi partia Demokratët, që kanë të bëjnë për fletëvotime pa vlerë. Para se KSHZ t’i publikojë rezultatet përfundimtare jozyrtare, partia e Janko Baçevit, Maqedonia e Vetme ka parashtruar kërkesë për kontroll të fletëvotimeve të pavlefshme. Numri i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi treditor në zgjedhjet parlamentare është 31.466. Deri në orën 21:00, sonte, është afati kur mund të parashtrohet ankesë për…

