Zëvendëskryeministri për cështje ekonomike, Fatmir Bytyqi sot është takuar me përfaqësesit e Lidhjes së Odave Ekonomike të udhëhequr nga kryetarja Danela Arsovska, transmeton Almakos.
Në njoftimin zyrtar thuhet se Bytyqi ka premtuar përkrahje qeveritare për të tejkaluar problemet e shkaktuara nga pandemia Covid 19:
Në mënyrë që të vazhdoj dialogun në mes Qeverisë dhe sektorit të biznesit për të krijuar politika dhe masa për zhvillimin e ekonomisë së re dhe të qëndrueshme të Maqedonisë Veriore, sot kisha nderin të takohem me përfaqësuesit e Lidhjes së Odave Ekonomike të udhëhequr nga kryetarja Danela Arsovska.
I diskutuam të gjitha propozimet konstruktive që do t’i marrim parasysh gjatë krijimit të pakos së katërt të masave për të mbështetur ekonominë dhe qytetarët, duke u fokusuar në atë se si do të adresohen më mirë nevojat e grupeve më të prekura, për të kapërcyer sfidat e krizës socio-ekonomike të shkaktuar nga KOVID-19 .
Data 17.09.2026
Aktuale
- Haga, e drejta dhe hijet e saj
- Edi Rama vizitë në Malin e Shenjtë në Greqi, së bashku me të birin dhe Vangjel Tavon (FOTO)
- Jotova: Bullgaria ka zbatuar të gjitha rekomandimet ndërkombëtare për shoqatat e pakicave maqedonase
- Hashim Thaçi: Mohoj përfshirjen në vrasjen e Allaqit, avokati kërkon shqyrtim publik të provave
- Procedurat për Kompensimin e Viktimave Nisin Pas Vendimit të Gjyqtarit Smith
- Tabaku nga Kuvendi: 34 milionë euro për KAYO-n, ndërsa shqiptarët mezi paguajnë faturat; ky është sistemi që duhet rrëzuar
- Andonovski: Strategjia për inteligjencën artificiale duhet të miratohet deri në fund të vitit
- (VIDEO) Stefkovski: Nga kjo e hënë gjitha shkollat do ta intonojnë himnin në Gazi Babë



