Author: Hamdi Kumanova

Mjekët në Klinikën për hematologji, për herë të parë kanë ekzekutuar transplantim të qelizave hematopetike amë nga dhurues jofamiljar në pacient 68 vjeçar me diagnozë të leukemisë akute mieloblaste. Dhuruesi është një 21 vjeç nga Gjermania, ka njoftuar Ministria për Shëndetësi, raporton SDK, përcjell Portalb.mk. Nga Klinika thonë që pacienti Ivan, nga Koçani është pacienti më i moshuar me leukemi akute i cili është shëruar me qasje të këtillë terapeutike bashkëkohore në këtë klinikë. “Para intervenimit është aplikuar kondicionim amieloablativ me hemoterapi, është adaptuar mosha e pacientit dhe komorbiditetet e tij. I dëshirojmë epilog të suksesshëm nga mjekimi dhe i…

Lexo më Shumë

Që nga fillimi i këtij viti për personat me hemofili ka filluar terapi biologjike inovative, e cila administrohet nën lëkurë, një herë në javë në kushte shtëpiake nga vetë personat, me çka të sëmurët me venipunktura të shpeshta bëhen e kaluar për këta persona. Me këtë terapi (emicuzumab), në mënyrë shtesë ulet gjakderdhja e shpeshtë. Me këtë, cilësia e jetës ngritet në nivel në të cilin personat me hemofili funksionojnë tërësisht të pavarur, pa mungesa të panevojshme nga shkolla ose nga puna, informon Ministria e Shëndetësisë. Deri para pak kohësh, siç theksojnë, terapia profilaktike zbatohej vetëm te fëmijë deri…

Lexo më Shumë

Maqedonia është ndër vendet me çmimet më të ulëta për produktet dhe shërbimet e përdorura nga qytetarët. Së bashku me vendet e tjera fqinje si Bosnjë dhe Hercegovina, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe Turqia, Maqedonia është ndër vendet më të lira për të jetuar. Çmimet në këto vende për produkte dhe shërbime janë ndër më të ulëtat në Bashkimin Evropian. Në Maqedoni, ushqimet në restorante dhe shërbimet në hotele janë ndër më të lirat në rajon, me 45 për qind të mesatares në Bashkimin Evropian, Serbia me 51 për qind, Shqipëria me 46, Mali i Zi 57 për qind,…

Lexo më Shumë

Anëtari i kryesisë qendrore të partisë Alternativa në rrjetin social fejsbuk ka shkruar se nuk mund të ketë garë demokratike me parti që e vjedhin, blejnë, zhvatin dhe kërcënojnë vullnetin e qytetarëve. Ja postimi i plotë i Ibrahimit: “Inxhinieringu për vjedhje dhe manipulim të votës nuk është demokraci. Nuk mund të ketë garë demokratike me parti që e vjedhin, blejnë, zhvatin dhe kërcënojnë vullnetin e qytetarëve. Përfundimisht duhet të ndryshojë skena ose të ndryshojnë rregullat. Por, garë me pjesëmarrës të pandershëm nuk duhet të lejohet më.”

Lexo më Shumë

Reforma në gjyqësor. Sa dhe si është i mundur ky proces? Ky është një premtim që të gjitha partitë premtojnë përpara zgjedhjeve dhe është një nga shtyllat kryesore mbi të cilat të gjitha partitë i bazuan fushatat e tyre. Por ish gjykatësi dhe prokurori Aleksandar Nakov është skeptik, kur bëhet fjalë për premtimet e partisë, për reformën gjyqësore dhe prokuroriale. Kur bëhet fjalë për politikën, nuk u besoj shumë politikanëve dhe do të them pse. Ne patëm një raport të shkëlqyeshëm të Pribes në të cilin u theksuan me saktësi të gjitha problemet tona dhe nuk ishte rastësi që ne…

Lexo më Shumë

Në banesën e tij në rrugën “Tashko Karaxha” në Shkup ishte gjetur një burrë i vdekur B.J.(66). Siç bëri të ditur MPB-ja, rasti ishte denoncuar dje në orën 11:24 në SPB Shkup. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit ishte dhënë për autopsi, bëjnë të ditur nga MPB-ja.

Lexo më Shumë

Siç njoftojnë nga MPB, dje në rrugën Kumanovë – Shkup, në pikëpagesën në Milladinivci, një automjet ‘Iveco’ me tabela të Shkupit, e drejtuar nga një shofer i panjohur, ka goditur shtyllën prej betoni të një nga kabinat. Pas aksidentit, shoferi ka ikur nga vendngjarja, dhe gjatë kontrollit të automjetit, janë zbuluar 43 emigrantë. Emigrantët kanë qenë 13 nga Bangladeshi, 11 nga Pakistani, 10 nga Siria, 5 nga Afganistani dhe 4 nga Turqia. “Në aksident, një person ka marrë lëndime të rënda trupore. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa emigrantët janë bartur në Qendrën pranuese në Gjevgjeli. Po ndërmerren masat…

Lexo më Shumë

Deri në orën 19:30 sonte mund të parashtrohen ankesa për mbledhje dhe përcaktim të rezultateve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Deri në orën 13:30 sot nuk janë parashtruar ankesa kështu që numri i ankesave është i njëjtë si mbrëmë -82. Zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani, deklaroi se sot deri në orën 13:30 asnjë parashtrues i listës së kandidatëve nuk ka parashtruar ankesa për mbledhje dhe përcaktim të rezultateve të zgjedhjeve. Për 82 ankesat të cilat kanë arritur deri mbrëmë, ndërsa edhe për ato që duhet të vijnë sot, KSHZ në seancë duhet të debatojë në afat prej 72 orëve që…

Lexo më Shumë

Martin Ketëll Palët të cilat përdorin traditat liberale përballen me një zgjedhje: të gjejnë fusha të përbashkëta ose të vazhdojnë të humbasin kundër Konservatorëve Ju kuptojmë nëse nuk e dini se po zhvillohet një konkurs i udhëheqjes Demokrate Liberal. Gjithashtu ju kuptojmë, deri në një masë, nëse nuk u intereson aq shumë. Sa për dijeni, kandidatë janë kryetari veprues, Ed Dejvi, i cili është një i gjelbër dhe centrist dhe zëdhënësja e arsimit, Lejla Moran, e cila më shumë është në të majtën e partisë. Rezultati, më 27 gusht, ka të ngjarë të ballafaqohet me indiferentizëm pothuajse të plotë jashtë…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të kaluara, në rajonin e DPB Kërçovë, nëpunësit e policisë kanë konstatuar katër shkelje për mosmbajtje të mbrojtjes personale në fytyrë. Atyre iu janë shqiptuar urdhërpagesa për kundërvajtje për shkelje të bërë nga neni 6 paragrafi 1 nga dekreti me fuqi ligji për mbajtje të mbrojtjes personale në fytyrë për shkak të parandalimit të përhapjes së sëmundjes ngjitëse Kovid-19, informon zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski. Nëpunësit e policisë në mënyrë të pavarur, por edhe në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, kanë kryer 38 kontrolle ndaj objekteve hotelierike dhe objekte të tjera, shtoi Dimoski.

Lexo më Shumë

Qeveritë duhet ta japin kontributin e tyre për ta lehtësuar rrugën për gratë në udhëheqjen e biznesit, të krijojnë rregullativa dhe platforma për lidhje të cilat do t’u ndihmojnë, ndërsa me atë edhe do të japin kontribut për përballjen me krizën me Kovid-19, pasi gratë mund të luajnë rol kyç. Sinergjinë të cilën mund ta japin gratë së bashku me e-tregtinë mund të kontribuojë në adaptimin drejt normalitetit të ri dhe njëherësh krijimin e vlerës së shtuar, theksoi ministrja e Financave, Nina Angellovska në njërën prej diskutimeve të konferencës gjashtëditore nga Komisioni i Kombeve të Bashkuara për tregti ndërkombëtare dhe…

Lexo më Shumë

Negociatat për formimin e Qeverisë së re do të fillojnë pas Ilindenit. Atëherë, në pajtim em afatet ligjore, siç kumtoi LSDM, do të startojë procesi i definimit të koalicionit. Bashkimi Evropian pret koalicion qeveritar stabil dhe Parlament të fuqishëm. Këtë e porositi dje, para eurokomisarit për zgjerim, Oliver Varheji dhe shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borel. “Duke e pasur parasysh periudhën e kaluar të mbushur me krizën e koronavirusit dhe fushata parazgjedhore, SDM angazhohet në ditët rreth Ilindenit qytetarët të marrin frymë nga aktivitetet politike të partive. Pas Ilindenit, në pajtim me afate ligjore, hyjmë në proces të definimit…

Lexo më Shumë