Sot është 8 shtatori,dita e shpalljes së pavarësisë të njëanshme të R.Maqedonisë.
Nga se shqiptarët nuk dolën të votojnë për referendumin e organizuar nga partitë
me platforma nacionaliste të asaj kohe.
Për shqiptarët ishte,i papranueshëm teksti i referendumit dhe njëanshmëria e
avancimit të popullit maqedonas,kundrejt popullit shqiptar, pasi që në kushtetutën
e vitit 1974 shqiptarët dhe maqedonasit ishin popuj të barabartë konstituiv të
R.Maqedonisë.
Nga kjo pakënaqësi shqiptarët u detyruan ,që të organizojnë paralel, referendumin
e vet, të vitit1992, ku pjesa veriperëndimore e shtetit të ketë autonomi politike.
Po ashtu u bojkotua edhe miratimi i kushtetutës së R.Maqedonisë ,nga ana e
deputetëve të partive shqiptare, të përfaqësuara ne kuvendin e R.M.
Nga këto rrethanat, e dala nga vendimet politike, të cilat rezultojnë me bojkote
nga ana e shqiptarëve, arsyeton se ky shtet nuk është i pranuar nga vullneti politik i
shqiptarëve, që nga shpallja e pavarësisë e deri më sot.Prandaj aludojmë se 8
Shtatori nuk pranohet nga vullneti i shqiptarëve si dit feste,por si e imponuar.
R.Maqedonisë akoma funksionon si shtet unitar,megjithëse participojnë edhe parti
shqiptare, në funksionimin e shtetit. Por përsëri,këta parti shqiptare nuk e
reflektojnë vullnetin politik të popullatës shqiptare,sepse dalja e votuesve shqiptar
në ciklet zgjedhore,arin në 23-28%,që është numër i pamjaftueshëm për
përfaqësimin e vullnetit politik të shqiptarëve.
Lëvizja Ilirida do të kërkojë nga elektorati që në zgjedhjet e radhës,të cilat munden
të mbahet së shpejti,që me votat e lira të votohet opsioni federal i shtetit,dhe së
fundit ky shtet të mare rrugën e zhvillimit normal,politik dhe ekonomik.
Do të çfuqizohen aspiratat hegjemoniste të fqinjëve,dhe do të minimizohet
plaçkitja e pasurisë shoqërore nga funksionarët shtetërorë, po ashtu shteti do të
stabilizohet me dy shtylla stabiliteti.
Tetovë 08.09.2020 Këshilli themelues
Data 17.09.2026
Aktuale
- Hashim Thaçi: Mohoj përfshirjen në vrasjen e Allaqit, avokati kërkon shqyrtim publik të provave
- Procedurat për Kompensimin e Viktimave Nisin Pas Vendimit të Gjyqtarit Smith
- Tabaku nga Kuvendi: 34 milionë euro për KAYO-n, ndërsa shqiptarët mezi paguajnë faturat; ky është sistemi që duhet rrëzuar
- Andonovski: Strategjia për inteligjencën artificiale duhet të miratohet deri në fund të vitit
- (VIDEO) Stefkovski: Nga kjo e hënë gjitha shkollat do ta intonojnë himnin në Gazi Babë
- Ku ishte gjithë këtë kohë? Kaltrina Selimi shfaqet e transformuar, pamja e saj po merr gjithë vëmendjen!
- Përgjimet e Ahmetajt, Shehaj: Skandali ‘KAYO’ tregoi se si keqpërdoret shteti! Balluku? Vazhdon të jetë zv kryeministre në hije! SPAK të kërkojë sërish arrestimin e saj
- Ngushtica Bab el-Mandeb ndalon trafikun detar mes konfliktit në Jemen



