Numri I viktimave dhe të prekurve nga COVID-19 do të rritet dhe do të ketë një rritje rapide deri në 1800 pacientë të vdekur duke filluar nga shtatori nëse vazhdohet me lehtësimin e masave restriktive Ky është njëri nga skenarët që e kanë përgatitur ekspertët e Insitutit për matje dhe vlerësime shëndetësore nga Universiteti Uashington në Sietëll të SHBA-ve që është përgatitur para katër ditëve. Hulumtimi bazohet kryesisht në numrat e deritashëm dhe masat restriktive që janë në fuqi kurse tre skenarët janë projeksione nëse vazhdohet me zbutjen emasave, nëse mbeten në fuqi masat aktuale dhe nëse sërish vendosen disa…
Author: Hamdi Kumanova
Në Koliçanin e Poshtëm, Izet Mexhiti dhe Abdul-Selam Selami, kanë takuar qytetarët e kësaj ane, për të shprehur falënderim për fitoren e madhe të 15 Korrikut. Z. Mexhiti ka shprehur falënderim dhe respekt për qytetarët që ia dhanë besimin BDI-së, partisë që fiton në shtatë palë zgjedhje, së bashku me z. Selami, duke potencuar se shqiptarët janë në shtëpi të vet dhe zgjedhin ata që me dinjitet i përfaqësojnë. Shqiptarët kanë një qëllim, barazinë, as më pak, as më shumë, theksoi z. Mexhiti, andaj, ne ju falënderojmë nga zemra për besimin ndaj BDI-së, ne jemi zotuar se do t’i zbatojmë…
Numri i madh i rasteve aktive në Shtip, ndërsa veçanërisht 60 të infektuarit rekord me koronavirus i referohet testimit masiv të punëtorëve në një konfeksion, mosrespektimit të masave mbrojtëse nga qytetarët, tubimeve familjare, shoqërimeve miqësore në shtëpi apo kafene vlerësojnë institucionet kompetente por të njëjtën e dëshmojnë edhe anketat epidemiologjike. Kryetari i Komunës së Shtipit, Bllagoj Boçvarski sot deklaroi se për momentin në Shtip janë mbi 260 raste aktive, prej të cilëve 33 janë në mjekim në repartin infektiv ndërsa të tjerët janë në mjekim shtëpiak. Rreth 260 raste aktive prej të cilëve 33 janë hospitalizuar në repartin infektiv ndërsa…
Mbrëmë ka ndërruar jetë një ndër aktivistët, humanistët dhe veprimtarët e mëdhej nga komuna e Sarajit haxhi Shaban Neziri, babai i pronarëve të kompanisë “Neziri Komerc”,përcjell derveni.info. Haxhi Shabani me prejardhje nga fshati Sallarevë, për gati 30 vite jetonte në Saraj, por aktiviteti i tij shteihej gjithandej kah jetojnë shqiptarë. Ai njihej si një humanist dhe veprimtarë për çështjen kombëtare dhe fetare. Zoti e shpërbleftë për veprat e mira.
Ish-kryeministri Vllado Buçkovski në Stadium” në “Kanal 77” tha se ai pret që BDI të jetë realiste dhe të heqë dorë nga ideja që Naser Ziberi të jetë kryeministër, përcjell FLAKA. “Unë e deklarova publikisht qëndrimin tim para zgjedhjeve që pres një garë të vdekur me një foto-finish, një avantazh të vogël të LSDM-së nga një ose dy mandate dhe një mundësi që Zaev të jetë përsëri kryeministër. Partnerët e koalicionit që përkeqësuan marrëdhëniet gjatë fushatës, për mendimin tim, ky rezultat do t’i afrojë ata. Unë pres që BDI të jetë realiste dhe të heqë dorë nga ideja që Naser…
Në një aksident trafiku mbrëmë rreth orës 23 në rrugën Tetovë-vendi Banjiçë, jetën e humbi një grua 44 vjeçare nga Tetova, ndërsa janë lënduar edhe tre persona. Aksidenti kishte ndodhur kur një veturë e markës mercedes me targa të Tetovës të cilin e drejtonte Sh.G (32) nga Liseci te ura e betonit në rrugë ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lum, transmeton MIA. “Në vetë vendin e aksidentit M.K. (44) nga Tetova për shkak të lëndimeve të renda trupore ka ndërruar jetë. Lëndime të renda trupore ka marrë bashkudhëtarja Sh.K (19) nga Tetova, përderisa bashkudhëtari…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve aktualisht po i sheh nëse ankesat e parashtruara për mbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve të zgjedhjeve janë në rregull sa i përket aspektit formal, ndërsa seanca për shqyrtimin përmbajtjesor të tyre është caktuar për sot në orën 18:00. Deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dje deri në orën 19:30 kur edhe përfundoi afati, janë parashtruar gjithsej 2.141 ankesa për mbledhje dhe përcaktim të rezultateve nga votimi në zgjedhje. KSHZ duhet të deklarohet për ankesat në afat prej 72 orëve. KSHZ më së voni deri te hënën duhet publikisht t’i shqyrtojë dhe të vendosë për ankesat. Dje…
LSDM-ja e solli shtetin në shkop lypës. LSDM-ja e solli shtetin në shkop lypës. Menaxhimi i keq me arkën e shtetit do të rezultojë me vrimë në buxhet prej 1 miliardë euro vetëm në këtë vit. Zaevi dhe Nina Angellovska pesë herë e ndryshojnë qëndrimin për kondicionin e ekonomisë vendore. Që në fund të pranojnë se po përballemi me katastrofë. LSDM-ja nuk udhëhiqej nga interesi i popullit, por nga përllogaritjet e ngushta partiake. EkonoMEDIAL në tërësi është shtypur dhe nuk ka perspektivë për rritje. Maqedonia nuk mundet më tutje me LSDM-në. Zaevi dhe LSDM-ja duhet të largohen. Qendra për Komunikime…
Rritje të konsiderueshme të temperaturës së ajrit paralajmërojnë meteorologët javën e ardhshme. Moti, sipas paralajmërimit të DPHM, ditëve në vijim do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare veriore. Temperatura minimale nesër do të lëvizë prej 22 deri në 33, të martën prej 28 deri në 34, të mërkurën prej 30 deri në 37, të enjten prej 29 deri në 36, të premten prej 28 deri në 35 dhe të shtunën prej 29 deri në 35 gradë Celsius.
Ne jemi një nga vendet e pakta që gjatë gjithë kësaj periudhe të kaluar kemi protokolle për funksionimin e kompanive, bizneseve, mjediseve ushqimore, hoteleve, plazheve, pishinave. Ato protokolle bazohen në parime të qarta epidemiologjike. Respekt për protokollin – me maska të detyrueshme, mbajtja e distancës fizike është e vetmja mënyrë që të dalim nga kjo krizë shëndetësore. Nëse i përmbahemi masave, numri i të infektuarve ulet. E vetmja masë shtesë që mund të vijë në konsideratë në momentin e caktuar, një tregues nëse duhet të vendosë masën shtesë dhe ajo është kufizim në lëvizje, pushtim dhe plotësi të mjediseve spitalore.…
Në ora 01.10 pas mesnate në Stacionin Policor të Kriva Pallankës është raportuar se pranë një objekti të hotelerisë në rrugën “Shën Joakim Osogovski” në Kriva Pallankë, zyrtari policor T.T. ka shtënë pesë plumba në ajër nga pistoletë zyrtare, pas çka është larguar nga vendngjarja. Ministria e Punëve të Brendshme,njofton se më vonë nga polici T.T. është privuar nga liria, derisa në makinën e tij “Peugeot” gjatë inspektimit janë gjetur dhe janë konfiskuar pistoletë “CZ” kalibër 9 mm, një kornizë për municion për pistoletë “CZ”, 10 plumba kal. 9 mm, një kornizë me 30 plumba kal. 7,62 mm dhe gjësende…
Krusheva dhe banorët e saj do ta presin Komisionin për sëmundje ngjitëse që të tregojë se si do të festohet Ilindeni dhe se si do të zhvillohet manifestimi “10 Ditë Republika e Krushevës”, në kushte t pandemisë së virusit korona në vend, shkruan MIA, transmeton Portalb.mk. Sipas kryetarit të Komunës së Krushevës Tome Hristoski, i cili është edhe kryetar i manifestimit “10 ditë Republika e Krushevës”, Ilindeni i madh dhe 117-vjetori nga Kryengritja e Ilindenit do të kremtohen në mënyrë dinjitoze, por dukshëm do të mungojnë mbledhimet. Vetëm dihet se programi i manifestimit do të jetë i shkurtuar, por për…

