Shtatë të punësuar për përkujdesje dhe tre punonjës tjerë në Shtëpinë për përkujdesje të të moshuarve në Radovish janë infektuar me koronavirus, njofton drejtoresha e Qendrës për Shëndet Publik në Shtip, D-r. Marija Dimitrova. ” Të punësuar për përkujdesje janë shtrirë në spital kurse ne kemi propozuar deri Komisioni për Sëmundje Infektive që Shqipëia për të moshuar në Radovish të vendoset në karantinë. Sipas informacioneve tona, infeksioni me siguri është marrë nga jashtë”, tha drejtoresha Dimitrova. Ndryshe, në Radovish përfshi rastet e ditës së djeshme, aktualisht ka 19 raste aktive me Covid-19.
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski u takua me ambasadorin e ardhshëm të vendit tonë në Estoni, Dragan Jordanovski. Kryeministri Spasovski, Jordanovskit i uroi përfundim të suksesshëm të përgatitjeve para fillimit të detyrës së tij si ambasador, si dhe sukses në aktivitetet e tija të ardhshme si ambasador i yni në Talin, Republika e Estonisë. Në takim u theksua se funksionimi i ambasadave tona në vendet anëtare të BE-së, me kapacitet të plotë ka domethënie të rëndësishme në periudhën që vijon në përgatitjen e konferencës së parë ndër-qeveritare për fillimin e negociatave të vendit tonë…
Paga mesatare në maj është 26.390 denarë dhe sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS) shënon rritje prej 4.4 për qind në krahasim me majin e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të publikuara, pagat më të larta, të cilat gjithashtu shënojnë edhe rritjen më të madhe janë në veprimtarinë e informacionit dhe komunikimit. Paga mesatare e paguar në maj në këtë veprimtari, arriti 53,704 denarë dhe shënoi rritje prej 23.7 për qind. Një rritje prej 12.3 për qind u vërejt edhe në pagat e të punësuarve në arsim, ku paga mesatare në maj arriti në…
Kandidati i BDI-së, për kryeministër, Naser Ziberi, në emër të partisë theksoi se asnjë opsion për formim të qeverisë nuk është i përjashtuar, por theksoi se lideri Ali Ahmeti tani për tani mbetet në pozitën që ai të jetë mandatar për formim të qeverisë së re, njofton Portalb.mk. “Ahmeti nuk i ka mbyllur të gjitha dyert, por tani për tani mbetet në pozitën që unë të jem mandatar. Kuptohet nuk përjashtohen të gjitha opsionet, në fakt produkti i krijimit të shumicës parlamentare është rezultat i bisedimeve, megjithatë argumentet e tij shkojnë në atë drejtim që unë të jem mandatar, për…
Rreth 29 për qind e banorëve të vendeve anëtare të BE-së të moshës mbi 16 vjeçare nuk kanë mundur të bëjnë pushim vjetor njëjavësh jashtë vendit të tyre në vitin 2019, tregojnë të dhënat e Eurostat. Tek ne në vitin 2018, kur për herë të fundit ka të dhëna nga Eurostat , 57,5 për qind e banorëve nuk mund të shkojnë për pushim vjetor njëjavor. Kjo përqindje është zvogëluar për 16 për qind në krahasim me vitin 2010 kur 74,2 për qind e qytetarëve nuk kanë mundur të shkojnë në pushim njëjavor. Në Evropë, gjithashtu, kjo përqindje nga viti 2010…
Nga 504 punonjës të mediave që janë testuar për koronavirus, 26 kanë rezultuar pozitiv, përcjell in7. Nga këto, 20 punonjës të mediave kanë dalë pozitiv në testin IgG, që tregon nëse infeksioni i virusit ka kaluar dhe i testuari ka antitrupa, kurse gjashtë persona kanë dalë pozitiv në testin IgM, që tregon fazën akute të virusit. Për këtë epilog nga skriningu në media, kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Mladen Cadikovski, thotë se numri i të infektuarve nuk duhet të lihet pas dore. Sondazhet epidemiologjike të personave të infektuar janë në vazhdim e sipër, pas së cilës do të…
“Këtu mësojnë afër 50 nxënës nga klasa e parë deri në klasën e pestë fillore, mandej vazhdojnë në një fshat afër këtu që quhet Buzallakov. Gjendjen mund ta shihni edhe vetë se në çfarë mjerimi janë duke mësuar këto 50 nxënës”, tha Remzi Shemsedini – arsimtarë. Kjo shkollë është në fshatin Klukovec të Velesit. Gjendja e shkollës është e mjerueshme. Për ndërtimin e kësaj shkolle prindërve u është premtuar thuajse çdo vjet, por premtimet mbetën vetëm fjalë. Remziu mësimdhënës në këtë shkollë thotë se çdoherë kur duhet të ndërtohet shkolla dalin pengesa ose ndonjë arsye për mos tu realizuar punimet.…
Migrimi i të rinjve në vendin tonë viteve të fundit është një fenomen shqetësues. Njësoj edhe në Kërçovë. Të rinjtë e këtij qyteti nuk kanë shpresa se ne vendin tonë mund të kenë një ardhmëri të mirë. Ata synojnë migrimin pasi të kryejnë shkollimin duke aluduar se sistemi i shtetit tonë nuk u ofron punësimin e duhur. Ivana Lazeska kryetare e këshillit rinor lokal, i cili përfshinë të rinjtë e të gjitha etnikumeve tha se të rinjtë e vendit perspektiven e shohin në shtetet e BE-së. “Deri më tani por edhe më herët të rinjtë kanë problem më atë që…
Numri i lartë i rasteve të reja me koronavirus nga dita e shtunë (241) është i njejtë si edhe disa variacione të kaluara, do të thotë, i referohet një klasteri të vogël në një nga konfeksionet në Shtip, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. “Njëra nga disa infeksionet në të cilat pati numër më të madh të të infektuarve, tashmë është mbyllur, atje ku janë gjetur raste sporadike dje në koordinim me kryetarin e komunës, do të flasim me pronarët, në mënyrë që të shohim nëse sipas anketave epidemiologjike ka nevojë që edhe ato të mbyllen, që të ulet rreziku…
Gjatë 15 ditëve të kaluara janë parashtruar 1.350 aplikime për subvencione për inventerë, ndërsa mbesin mjete për edhe rreth 4.000 kërkesa, informojnë nga Qyteti i Shkupit. Qyteti i Shkupit i përkujton qytetarët e të gjitha komunave të Shkupit se është në vijim thirrja publike për ndarjen e subvencioneve për kondicioner inventerë për ngrohje të amvisërive, ku qytetarët duhet të aplikojnë onlajn. “Thirrja i përfshin qytetarët të cilët kanë blerë inventerë nga data 01.01.2020 , deri në përfundimin e thirrjes më 30.11.2020 apo deri në ditën e shterimit të mjeteve. Qytetarëve plotësisht do t’u kompensohen shpenzimet për furnizim të pajisjes inventer,…
Këto ditë doli nga shtypi botimi i gjashtë me poezi i poetit Driton Zenku. “100 Poezi në 20 vite krijimtari”, mban titullin libri jubilar për dy dekada krijimtari të autorit, njofton Flaka Plus. Në prononcimin për FP, Zenku shprehet që ky botim ka simbolikën e vete, pasi është thesari i krijimtarisë së tij në botën e letërsisë për dy dekada të tëra. “Them që është libër shumë me rëndësi për krijimtarinë time letrare. Ka më tepër arsye por ky botim përmban përzgjedhje të 100 poezive nga pesë botimet paraprake. Është një rrumbullakim i 20 viteve të krijimtarisë simë letrare. Po…
Në panelin CIVILit me temë “Analiza dhe vlerësime pas zgjedhjeve”, profesoresha Jasna Baçovska tha se ajo priste shumë më tepër nga fushata politike, duke vlerësuar se ato kanë një vlerë shumë të ulët komunikimi në shoqëritë e politizuara. Sipas saj, njerëzit që janë të bindur fort në pikëpamjet e tyre politike nuk ka të ngjarë të ndikohen nga oferta e fushatës për vendimin e tyre racional se për cilin do të votojnë. Sidoqoftë, gjithmonë ekziston një hapësirë e të pavendosurve që ata duhet ti synojnë. Nga ana tjetër, kjo fushatë nuk dukej se kishte një temë të përgjithshme. Ata u…

