Qendra Për Shëndet publik Kumanovë në 24 orët e fundit ka evidentuar, gjashtë të sëmurë të rinj me Kovid-19, të gjithë nga Kumanova, kumtuan, sot kompetentët nga Qendra për Shëndet Publik. Janë shëruar shtatë pacientë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
“Të sëmurët e rinj tashmë kanë pasur kontakt me persona të cilët kanë qenë pozitivë ndaj virusit, prej familjeve të tyre, me miq apo kolegë. Të sëmurë ka edhe në lagjet periferike, por dhe nga rajoni më i gjerë qendror i qytetit”, thotë drejtori i Qendrës, dr. Arif Latifi.
Sot janë kryer 22 testime prej të cilave 17 përmes “Termini im” dhe pesë testime, janë kryer në pajtim me treguesit epidemiologjikë.
Nga fillimi i pandemisë në rajonin e Kumanovës dhe Likovës, me Kovid-19 janë diagnostikuar 1.554, ndërsa për momentin aktivë janë 230 raste.



