Author: Hamdi Kumanova

Ministria e shëndetësisë ka informuar se në 24 orët e fundit janë bërë 724 testime ndërsa janë regjistruar 96 raste të reja me koronavirus. Shkup-24, Kumanovë-6, Shtip-24, Prilep-1, Tetovë-7, Strugë-9, Manastir-1, Ohër-6, Gostivar-4, Strumicë-3, Kriva Pallankë-1, Radovish-5, Koçani-2 dhe Sveti Nikollë-3. Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 61 pacientë të shëruar: Shkup-27, Kumanovë-16, Prilep-4, Tetovë-4, Kavadar-1, Gjevgjeli-1, Kriva Pallankë-3, Kratovë-1, Kërcovë-1 dhe Resnjë-3. Dhjetë persona kanë humbur jetën, katër nga Shkupi, dy nga Kumanova dhe nga një pacient në Shtip, Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Agjencia e sigurisë kombëtare nuk bën përgjime të paligjshme. Prokuroria e Shkupit iu përgjigj ministrit të brendshëm Naqe Çulev i cili para dy muajve akuzoi se ASK ose ish DSK-ja ka qasje deri te bisedat që përgjohen. Çulev dërgoi informim me shkrim deri në Prokurori me dyshimin se në shërbimet e sigurisë ka keqpërdorime. Por, pas kontrollit, prokurorët nuk kanë gjetur keqpërdorime të pozitës zyrtare në ASK dhe ATO. “Nga analiza e informimit me shkrim si dhe nga përgjigjet dhe të dhënat e marra, doli se reforma e sistemit të sigurisë, themelimi dhe funksionimi i Agjencisë operative teknike dhe Agjencisë…

Lexo më Shumë

Pas ahengjeve skandaloze nëpër diskoteka dhe klube nate ku nuk respketoheshin masat për mbajtjen e maskave dhe distancës, nga inspektorati i tregut paralajmërojnë se prej sonte do t’i mbyllin të gjitha objektet që nuk do t’i respektojnë protokollet për punë. Drejtori i Inspektoratit të tregut, Stojko Paunov tha për Alsat se pronarët e klubeve i kanë keqpërdorur paralajmërimet nga inspektorati dhe në vend se të korrigjohen, ata vetëm se kanë blerë kohë dhe të punojnë jashtë protokolleve të parapara. Paunovski thotë se tani autorizimet e tyre do jenë njëjtë si në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme, kur në vendngjarje mund…

Lexo më Shumë

Deri më 31 korrik apo edhe dhjetë ditë zgjatë afati për parashtrim të kërkesës për subvencione nga Programi për bujqësi 2020. Nga Ministria e resorit shfaqin bindje se para ka, ndërsa pagesa e mbështetjes së projektuar do të bëhet në mënyrë joselektive. Sipas MBPEU-së, në këtë periudhë parashtrohen kërkesa për pagesa të drejtpërdrejta për prodhimtari bimore; të fushës dhe kopshtit, vreshta dhe mbjellje të frutave. Deri në fund të muajit kërkesë për mbështetje financiare mund të parashtrojnë edhe të gjithë ata të cilët merren me blegtori. Mund të aplikohet edhe për mbështetje financiare për kafshë të therura në thertore. Kërkesat…

Lexo më Shumë

Mërgimtarët tanë nga Evropa nuk kanë marrë dritë jeshile as për dy javët e ardhshme për të kaluar pushimet në vendlindjet e tyre. Kjo për shkak se vendi ynë mbetet në listën e zezë të BE-së për lëvizje të lirë gjatë periudhës së pandemisë. Komisioni Evropian ka azhurnuar listën e shteteve që duhet të hiqen kufizimet e anëtarëve të BE-së gjatë udhëtimit. Ndalesat e BE-së vazhdojnë për këto vende: KOMISIONI EVROPIAN Maqedonia e Veriut Kosova Shqipëria Malit i Zi Bosnje Hercegovina Çekia Luksemburgu Danimarka Irlanda Zvicra mbetet që gjatë ditës së sotme të vendos për azhurnimin e listës. Dera e…

Lexo më Shumë

Jove Kekenovski, i cili ishte kandidat për deputet nga koalicioni së bashku me Baçevin nga Maqedonia e Vetme, ka ngritur kallëzime penale kundër të gjithë anëtarëve të KSHZ-së. Ai thotë se në fletën e votimit nuk ka qenë emri i koalicionit “Asnjëherë e Veriut – vetëm Maqedoni”, por vetëm partia Maqedonia e Vetme, megjithëse në short është pranuar me numrin 11. Kekeknovski beson se në këtë mënyrë, qytetarët kanë qenë të hutuar nga ana e KSHZ-së. “Nëse neni 60, paragrafi 6, vlen për të gjithë subjektet në procesin politik, atëherë pyesim se si Koalicioni “Mundemi” i cili është regjistruar nën…

Lexo më Shumë

Gjatë javës së ardhshme pritet që Komisioni Rregullator për Energjetikë të jap informacione konkrete për energji elektrike dhe ngrohje. Kryetari i KRRE-së Marko Bislimovski sot deklaroi se gjatë muajt qershor është marrë kërkesë nga MEPSO dhe Elektro-distribucioni që të anulojnë procedurën për përcaktimin e çmimeve, duke pasur parasysh situatën me krizën e coronavirusit dhe parashikimet e tyre në pjesën e shpenzimeve, ku siç thonë, në një pjesë është rritur. Sipas Bislimovskit, në mënyrë drastike janë ulur edhe të ardhurat e kompanive energjetike në krahasim me vitet e kaluara. Kjo është për arsye se nuk ka shitje me shumicë të energjisë…

Lexo më Shumë

Pas publikimit të lajmit në televizionin Alsat për vështirësitë që hasin personat me nevoja të veçanta për të kryer shërbime në Kadastrën e Tetovës, e cila ndodhet në katin e dytë të qendrës tregtare, sot ishin angazhuar mjeshtër për ta rregulluar ashensorin. Sipas mjeshtërve ashensori do të jetë funksional deri në fund të javës. Shumë persona me aftësi të veçanta ankohen se si pasojë e mos pasjes së qasjes në Kadastër nuk mund të kryejnë punë. Ata detyrohen të kërkojnë ndihmë nga ndonjë kalimtar i rasti, ndërsa për një gjë të tillë presin edhe me orë të tëra. “Ja kështu,…

Lexo më Shumë

Lexuesit pyesin “Haartez-in” A është etike të qortosh një të huaj i cili nuk përdor maskë në publik? Unë has shumë komente të këqija në rrugë nga njerëz të cilët nuk i njoh, për arsye se nuk përdori maskë. Për mua kjo është absurde. E rëndësishme është të theksohet se në vende biznesi dhe në hapësira të mbyllura, unë përdori maskë në respekt të pronarit, sepse nuk dua që ai të gjobitet për shkakun tim. Por në rrugë nuk përdori. Nuk besoj në efektivitetin e maskës. Nga ana tjetër, e di se tezja ime nuk del nga shtëpia për shkak…

Lexo më Shumë

Në vend që të ulet numri i automjeteve të vjetra të cilat importohen prej jashtë vendit në periudhën e kaluar është rritur. Të dhënat nga Enti Shtetëror i Statistikave tregojnë se vjetërsia mesatare e automjeteve motorike vjet ka qenë 19,3 vjet, që është rezultati më i keq prej vitit 2003 deri më sot, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Një dekadë paraprakisht, në vitin 2010 vjetërsia mesatare e automjeteve në vend ka qenë 16,3 vjet, gjegjësisht automjetet kanë qenë për 3 vjet më të rinj në krahasim me sot. Paralelisht me këtë, Drejtoria e Doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut vjet…

Lexo më Shumë

Ndryshe nga vitet e tjera, qyteti i Tetovës këtë verë është thuajse i zbrazët. Shumë pak mërgimtarë kanë ardhur në vendlindje për shkak të pandemisë. Pasojat më të mëdha nga kjo i ndjejnë bizneset. Sipas përllogaritjeve të ekspertëve vetëm sektori i gastronomisë ka rreth 300 milion euro më pak fitim krahasuar me vitet e tjera. “Rrugë të zbrazura, dyqane dyert e të cilëve hapen shumë rrallë, taksi vetura që rrinë. Kjo është pamja e ditëve të fundit në qytetin e Tetovës. Pa ardhjen e mërgimtarëve, qyteti është bosh. Kjo mos ardhje, ka gjunjëzuar keq bizneset, sidomos ato të voglat në…

Lexo më Shumë

Në Shtip do të ndërtohet spital i montuar me kapacitet prej 50 shtretërve, përcjell Telegrafi Maqedoni. Qyteti i Shtipit po përgatitet që të ndërtojë spital me kapacitet prej 50 shtretërve, për valën e re eventuale me coronavirus në vjeshtë, tha drejtori i spitalit të Shtipit, Alen Georgiev. “Objektet e montuara do të jenë me kapacitet prej 50 shtretër. Ajo është hapësirë e zbrazët tek objekti i Njësisë së Fëmijëve, e cila do të izolohet nga një mini spital i montuar. Duhet të ndërmarrim kështu masa që tani, për shkak të paralajmërimeve se në shtator do të ketë valë të…

Lexo më Shumë