Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski njoftoi sot në profilin e tij në Fejbuk se testi i tij i parë për koronavirus është negativ dhe se nëse edhe i dyti është negativ, ai do të fillojë të punojë të hënën. “Testi i parë është negativ. Deri më tani jam duke udhëhequr në teste negative me 4:0. Le të shpresojmë për 5:0. Nëse edhe testi i dytë nga ky izolimi është negativ të dielën, nga e hëna përsëri në aksion. Miqve dhe kolegëve të mi që janë pozitiv u dëshiroj shërim të shpejtë. Kishin simptoma shumë të lehta, të…
Author: Hamdi Kumanova
Në fazën e parë të fillimit të krizës, masat për ruajtjen e vendeve të punës kanë sjellë deri tek mungesa nga vendi i punës, por jo edhe përjashtim të të punësuarve. Kishte edhe individë që nuk mundeshin të gjejnë punë, apo nuk kishin mundësi të punojnë për shkak të kufizimeve në qarkullim, me çka nuk llogariten për të papunë. Zyra Evropiane e statistikave – EUROSTAT-i, po regjistron rritje të mungesës nga puna dhe uljen e orëve efektive të punës në tremujorin e parë të vitit 2020, apo përgjatë periudhës janar-mars të këtij viti. Si rrjedhojë e pandemisë me KOVID-19, në…
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev hedh poshtë pritjet e BDI-së se mandati për formimin e shumicës mund t’i takojë partisë së Ali Ahmetit e cila doli subjekt i tretë në zgjedhjet e 15 korrikut. Zaev në intervistë për “A1On” në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka bërë me dije BDI-së se mandatarit mund t’i bashkohen vetëm ato të cilët janë të vendosur për vazhdimin e rrugës Evropiane, ekonomike dhe të drejtësisë. Në demokracinë parlamentare është shumë e qartë se kush e fiton mandatin. Mandati i takon partisë së parë dhe jo partisë së tretë. Nuk dua të komentoj më tepër. Arroganca…
Një fëmijë dyvjeçar është fëmija më i ri i sapoinfektuar me koronavirus në Shtip, treguan rezultatet e marra sot nga strishat e marrë nga epidemiologët, por edhe nga laboratorët privatë. Drejtoresha e Qendrës për shëndet publik – Shtip, Marija Dimitrova thotë se deri më tani janë marrë rreth 33 rezultate pozitive nga banorët e Shtipit. Numri edhe sot është ende i lartë dhe dyshifror. “Për momentin jemi duke bërë sondazhet epidemiologjike të rasteve të reja pozitive në Shtip, në mënyrë që të përcaktojmë se ku janë infektuar, deri më tani tregojnë se janë nga klasteret e fabrikës. Sondazhi epidemiologjik për…
Prokuroja Vilma Ruskovska sot deklaroi se ka mjaft dëshmi që kanë dalë nga ekspertiza e telefonit të Bojan Jovanovskit për rastin “Lidhja Ndërkombëtare”. Ajo tha se për këtë rast kanë dëshmi të forta se si në disa situata kanë provuar të korruptojnë prokuror. “Ekzistojnë dëshmi të cilat tregojnë se paratë që i ka marrë ai, kanë përfunduar në shtëpinë e babait të tij. Ka mjaft materiale, që kanë dalë nga ekspertiza e telefonit të Bojan Jovanovskit. Në ndërkohë edhe dëshmitarët që do të përfshihen në këtë rast”, tha Jovanovski./Telegrafi/
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot realizoi takim përfundimtar me Laima Andrikiene, shefe e misionit të posaçëm vlerësues të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 15 korrik, me qëllim të shkëmbimit të mendimeve për procesin zgjedhor dhe ditën e zgjedhjeve, ndërsa në pajtim me rezultatet e para të misionit. Siç informon MPJ, Dimitrov ka shprehur falënderim deri ODIHR për misionin vëzhgues të zbatuar me sukses për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të realizuar në kushte pandemie, si vlerë shtesë e procesit të përgjithshëm zgjedhor. “Zgjedhjet e zbatuara me sukses ofrojnë mundësi për të formuar…
Makina luksoze Audi R8 me targë “MKBT71” që iu vu zjarri në Lungomare ka pronar Burim Zyberin një shqiptar i Maqedonisë së Veriut, me banim në Gjermani i ardhur vetëm 4 ditë më parë për pushime. Ai ka pranuar se nuk ka asnjë konflikt me askënd teksa ngjarjen e cilëson të dyshimtë e i kërkon policisë të mbledhë kamerat e sigurisë, shkruan Syri.net. “Jam nga Maqedonia e Veriut, – tha ai për mediat – dhe kam ardhur për pushime prej katër ditësh. Ka ndodhur që automjetin e kanë djegur. Por s’kemi dyshime, nuk kemi zënka, nuk kemi asgjë me askënd. Ne…
Rritja e numrit të rasteve të reja në rajonin e Gostivarit është alarmante dhe duhet të zbatohen aktivitete për respektim konsekuent të masave për mbrojtje nga koronavirusi. Ky është një nga vlerësimet e shtabit të krizës për komunat Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë dhe Rostushë. Në tre komunat, sipas numrave të fundit të autoriteteve shëndetësore, tregojnë për rreth 200 raste aktive, 22 prej të cilëve po trajtohen në kushte spitalore. Shtabi ndërkomunal i krizës për komunat Mavrovë dhe Rostushë, Gostivar dhe Vrapçisht sot në mbledhje e shqyrtuan gjendjen me koronavirusin pas një pauze pothuajse trejavore për shkak të aktiviteteve zgjedhore. Përfaqësuesit e…
Nuk pritet që autoritetet të vendosin kufizime për lëvizjen e qytetarëve, pasi që institucionet shëndetësore po funksionojnë si duhet dhe shumica e pacientëve të infektuar me KOVID-19 mjekohen në shtëpi. Autoritetet apelojnë deri te qytetarët dhe personat e institucioneve t’i respektojnë rekomandimet, për mbrojtjen e shëndetit të tyre, shkruan Portalb.mk. Nga Ministria e Shëndetësisë, thonë se edhe pse është diskutuar, për të ndërmarrë masa, për kufizimin e lirisë së lëvizjes së qytetarëve, një vendim të këtillë ende nuk është arritur, por apelojnë që do të duhet të respektohen rekomandimet nga shëndetësia, për të parandaluar virusin Kovid 19 dhe për të…
Në listën e deputetëve më të pasur në përbërjen e re kuvendore i parti është deputeti i BDI-së, Naser Nuredini, i cili deri tani ishte Ministër i ekologjisë. Vlera e përgjithshme e pasurisë së tij dhe prindërve të tij është 1 milion e 970 mijë euro. Nga pasuria personale, ai posedon banesë në Austri 148 katrorë, që kushton një milion euro, pastaj investime në fonde në vlerë prej 140 mijë eurove dhe depozitë prej 90 mijë eurove në bankë, si dhe një kredi 12 mijë euro. Në emër të prindërve në fletën anketuese ka përmendur edhe pasurinë e prindërve të…
“Në takim me ambasadorin e Sllovenisë z. Jazbec shprehëm gatishmërinë tonë për zbatimin e detyrimeve në fushën e sigurisë duke respektuar kuadrin ligjor dhe atë institucional! Partneriteti me Slloveninë mbetet i rëndësisë së veçantë për perspektivat e vendit dhe rajonit!” – thotë Nuhiu Për më shumë ndiq linkun:
Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancë. Do të fillojë në ora 12:00 dhe do të zhvillohet nëpërmjet video-lidhjes. Për përfundimet e seancës do të njoftohet pas përfundimit të seancës, njoftuan nga Qeveria.

