Qëllimi ynë është përmes procesit inkuadrues t’i sjellim në vendin tonë vlerat evropiane, ndërsa Suedia është model i jashtëzakonshëm drejt së cilit duhet të synojmë, deklaroi sot zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në takim me ambasadoren suedeze në vend, Kristin Forsgren Bengston.
Siç kumtoi Kabineti i tij, Dimitrov në takim ka shprehur kënaqësi që Maqedonia e Veriut është sërish në agjendën e bashkëpunimit zhvillues të Suedisë.
“Zgjerimi i bashkëpunimit bilateral me donatorin më të madh bilateral prej vendeve anëtare të BE-së është me rëndësi të jashtëzakonshme nga aspekti i aktiviteteve tona eurointegruese”, tha Dimitrov.
Ambasadorja Bengtson gjithashtu shprehu kënaqësi nga prioriteti në programin e Qeverisë së re, të cilët janë në linjë të njëjtë me prioritetet e Suedisë, duke i theksuar sferat në të cilat do të fokusohet ndihma për vendin gjatë periudhës së ardhshme, duke i pasur parasysh qëllimet strategjike reformuese dhe kombëtare.
“Bashkëbiseduesit u pajtuan për rëndësinë kurciale të ndihmës suedeze për Maqedoninë e Veriut si për realizimin e agjendës reformuese, ashtu edhe për shkak të ndihmës së tyre së sinqertë në ndërtimin e kapaciteteve administrative dhe rezultatet e qëndrueshme”, shtohet në kumtesën e Kabinetit të zëvendëskryeministrit Dimitrov.




