Asociacioni i Arkitektëve të Maqedonisë (AAM) reagon ashpër dhe kërkon që Komuna e Qendër të tërheqë dhe ripërpunojë Propozim-Planin e detajuar urbanistik për lagjen e qytetit C01 – Unaza e Vogël 1, për të cilin është paraparë prezantim publik dhe sondazh publik për 22 korrik 2020 (e mërkurë) në orën 10.00. “Arsyeja për të cilën po kërkojmë të tërhiqni propozim-planin është e thjeshtë. Në këtë plan janë planifikuar objektet e njëjtat që ishin kontestuese edhe në planin e mëparshëm kriminal që mundësoi ndërtimin e objekteve nga projekti i ashtuquajtur “Shkupi 2014”. Si shoqata më e madhe e arkitektëve në Republikën…
Author: Hamdi Kumanova
Vala e dytë e koronavirusit e cila pritet në vjeshtë, sipas autoriteteve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe paralajmërimeve të kreut të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, në asnjë mënyrë nuk duhet të fus në karantinë bizneset si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, por duhet insistuar në respektimin e masave mbrojtëse dhe funksionimin në bazë të realitetit të ri të krijuar, theksojnë ekspertët e ekonomisë. Drilon Iseni, drejtor i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, për Radion Evropa e Lirë, thotë se bizneset në Maqedoninë e Veriut për një kohë kanë arritur të mbijetojnë falë…
Angazhimet gjatë fushatës parazgjedhore për partitë amë si duket kanë shteruar “bateritë” e krerëve të dikastereve qeveritare. Gati një javë pas ditës së votimit, ekipi i TV ALSAT vizitoi disa ministri, por asnjërin nga Ministrat nuk gjeti në kabinet. Në komunikim me zyrtarët, ata thanë se nuk kanë marrë pushimin vjetor. Por portierët na thanë se shefat e tyre nuk janë paraqitur fare në punë. Ministria e Ekonomisë : Portieri: Nuk paraqitet askush! Gazetari: Do të thotë nuk janë në zyrë as ministri e as zëvendësministri? Portieri: Po sigurisht, pasi nuk u paraqit sekretarja. Gazetari: Nuk janë paraqitur as në…
Arbnor Sadiku Disaavantazhi i një qeverie të re është mungesa e përvojës së qeverisjes. Kjo gjithashtu është një avantazh . Është naiviteteti, papjekuria dhe mungesa e cinizmit, që vjen nga zhytja e vazhdueshme në ujërat plotë sëmundje të qeverisë që i jep asaj një ndjenjë të jashtëzakonshme të perspektives. Nga fillimi e deri në fund unë nuk e humba asnjëherë optimizmin, besimin në vetvete ose ose besimin objektiv se çfarë mund të bëhej, por asnjëherë nuk mund të gjesh atë çlirim energjish apo trimëri të çmendur e të pakufishme që ke në zgjedhjen e një ekipi të freskët, sidomos kur…
Konfederata e Sindikatave të lira (KSL) apelon te punonjësit t’i respektojnë masat për mbrojtje në vendin e punës gjatë pandemisë siç janë larja e shpeshtë e duarve dhe përdorimi i mjeteve për dezinfektim, mbajtja e distancës fizike prej dy metra dhe shmangia e kontakteve me persona të sëmurë ose persona që janë kthyer nga udhëtimet nga ndonjë vend me rrezik të mesëm ose të lartë. Prej atje potencojnë se respektimi i masave është i rëndësishëm sepse nëse rrezikohet shëndeti i punëtorit, atëherë rrezikohet edhe vendi i punës dhe puna e gjithë kompanisë. “Jemi të vetëdijshëm se gjendemi në një periudhë…
Qendra për edukim dhe zhvillim – CED në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) dhe Programin e KB-ve për Mjedisin Jetësor (UNEP) organizoi një takim onlajn përmes ZOOM me OJQ-të me temë “Hapat e ardhshëm të komunikimit në procesin e shpalljes së Malit Sharr për park kombëtar “. Në fjalimin e tij hyrës, ministri i Mjedisit Jetësor Naser Nuredini, shprehu mirënjohje të madhe për interesin dhe mbështetjen që sektori i shoqërisë civile i jep procesit të shpalljes së Malit Sharr për zonë të mbrojtur, duke theksuar rëndësinë e partneritetit që institucioni ndërton me OJQ-të. Nuredini theksoi…
Te Gjykata administrative deri në ora 14 nuk kanë arritur padi nga partitë politike, pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve unanimisht i ka hedhur poshtë të gjitha 2.142 ankesat e tyre për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, informoi për mediat, kryetari i Gjykatës administrative, Burim Sejdini. KSHZ-ja duhet t’i dorëzojë vendimet deri te partitë politike, pas çka fillon të rrjedh afati 24-orësh për parashtrimin e padive. Siç informon zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani, deri në ora 14 vendimet nga Komisioni për hedhjen poshtë ose refuzimin e ankesave i kanë parashtruar përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa, Integras, të MORO-së, të Demokratëve…
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski njoftoi sot në profilin e tij në Fejbuk se testi i tij i parë për koronavirus është negativ dhe se nëse edhe i dyti është negativ, ai do të fillojë të punojë të hënën. “Testi i parë është negativ. Deri më tani jam duke udhëhequr në teste negative me 4:0. Le të shpresojmë për 5:0. Nëse edhe testi i dytë nga ky izolimi është negativ të dielën, nga e hëna përsëri në aksion. Miqve dhe kolegëve të mi që janë pozitiv u dëshiroj shërim të shpejtë. Kishin simptoma shumë të lehta, të…
Në fazën e parë të fillimit të krizës, masat për ruajtjen e vendeve të punës kanë sjellë deri tek mungesa nga vendi i punës, por jo edhe përjashtim të të punësuarve. Kishte edhe individë që nuk mundeshin të gjejnë punë, apo nuk kishin mundësi të punojnë për shkak të kufizimeve në qarkullim, me çka nuk llogariten për të papunë. Zyra Evropiane e statistikave – EUROSTAT-i, po regjistron rritje të mungesës nga puna dhe uljen e orëve efektive të punës në tremujorin e parë të vitit 2020, apo përgjatë periudhës janar-mars të këtij viti. Si rrjedhojë e pandemisë me KOVID-19, në…
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev hedh poshtë pritjet e BDI-së se mandati për formimin e shumicës mund t’i takojë partisë së Ali Ahmetit e cila doli subjekt i tretë në zgjedhjet e 15 korrikut. Zaev në intervistë për “A1On” në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka bërë me dije BDI-së se mandatarit mund t’i bashkohen vetëm ato të cilët janë të vendosur për vazhdimin e rrugës Evropiane, ekonomike dhe të drejtësisë. Në demokracinë parlamentare është shumë e qartë se kush e fiton mandatin. Mandati i takon partisë së parë dhe jo partisë së tretë. Nuk dua të komentoj më tepër. Arroganca…
Një fëmijë dyvjeçar është fëmija më i ri i sapoinfektuar me koronavirus në Shtip, treguan rezultatet e marra sot nga strishat e marrë nga epidemiologët, por edhe nga laboratorët privatë. Drejtoresha e Qendrës për shëndet publik – Shtip, Marija Dimitrova thotë se deri më tani janë marrë rreth 33 rezultate pozitive nga banorët e Shtipit. Numri edhe sot është ende i lartë dhe dyshifror. “Për momentin jemi duke bërë sondazhet epidemiologjike të rasteve të reja pozitive në Shtip, në mënyrë që të përcaktojmë se ku janë infektuar, deri më tani tregojnë se janë nga klasteret e fabrikës. Sondazhi epidemiologjik për…
Prokuroja Vilma Ruskovska sot deklaroi se ka mjaft dëshmi që kanë dalë nga ekspertiza e telefonit të Bojan Jovanovskit për rastin “Lidhja Ndërkombëtare”. Ajo tha se për këtë rast kanë dëshmi të forta se si në disa situata kanë provuar të korruptojnë prokuror. “Ekzistojnë dëshmi të cilat tregojnë se paratë që i ka marrë ai, kanë përfunduar në shtëpinë e babait të tij. Ka mjaft materiale, që kanë dalë nga ekspertiza e telefonit të Bojan Jovanovskit. Në ndërkohë edhe dëshmitarët që do të përfshihen në këtë rast”, tha Jovanovski./Telegrafi/

