Me 21.07.2020 në ora 20.15 në rrugën “Shkupi”, zyrtarët policor nga SPB Shkup e kanë arrestuar D.T.(20) nga Shkupi, pasi që te ai është gjetur marihuanë, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.
Author: Hamdi Kumanova
Me 21.07.2020 rreth orës 10.15 në Stacionin Policor në Kavadar është lajmëruar se në fshatin Marena, Kavadar, R.S.(35) nga fshati Rosoman, duke drejtuar një kamion-kiper, është kapur me telat e rrymës ku është shkaktuar një goditje e rymës, ndërsa R.S. ka vdekur në vend, transmeton Almakos. Vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së shpejtë mjekësore. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Kavadar.
Me 21.07.2020 në ora 13.25 në rrugën regjionale Makazi-Markova Noga, në udhëkryqin për në fshatin Kisha e bardh e poshtme, ka ndodhur një aksident trafiku midis traktorit “IMT 533” pa targa, e drejtuar nga Zh.I.(78) nga fshati Kurbinovo, Resnje, dhe motocikletës “BMV 1200”, me targa nga Manastiri, e drejtuar nga A.O.(36) nga Manastiri, transmeton Almakos. Pas aksidentit, motociklisti është dërguar në Spitalin Klinik në Manastir, ku iu janë konstatuar lëndime të rënda. Për ngjarjen është njoftuar edhe Prokurori Publik, ndërsa kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Repartit të Policisë në Resnje.
Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në rrjetin social fejsbuk ka shpërndarë një fotografi në të cilën tregohet vendi se ku do të mbahet protesta e koalicionit “Tash është koha”, për, siç thonë ata vjedhjen e votës që është bërë në zgjedhjet e 15 korrikut. “Kur Drejtësia mungon në institucione ajo kërkohet në rrugë! Populli fiton gjithmonë të Drejtën e Tij! Votat janë vjedhur si çdo herë! Hajdutët janë të njëjtët! Por…Populli ka Ndryshuar! Ky është fundi i Mafies Zgjedhore!”, shkruan Taravari. Protesta do të mbahet ditën e hënë tek parku i Çairit me fillim prej ora 18:00.
Me 21.07.2020 në ora 11.05 është lajmëruar se në rrugën regjionale fshati Krupishte-Probishtip, në udhëkryqin për në lagjen “Vanco Prqe”, vetura e tipit “audi Q8”, me targa nacionale gjermane, e drejtuar nga Z.T.(49) nga Kocani ka rënë në një kanal përskaj rrugës, transmeton Almakos. Në aksident, është lënduar rëndë D.T.(47) nga Kocani, bashkëudhëtare në veturë. Për ngjarjen është njoftuar edhe Prokurori Publik, ndërsa kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shtip.
Me 21.07.2020 në ora 11.00 në rrugën lokale nga fshati Dobrejci për në fshatin Piperovo, Strumicë, më saktësisht në urën e lumit Strumica, vetura e tipit “llada” pa targa, e drejtuar nga një vajzë 17 vjecare, e ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga për në lumin Strumica, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë adoleshentja, lëndime këto të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Strumicë, ku është bartur për ndihmë mjekësore. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Strumicë.
Nesrine Malik Është koha për të ndaluar industrinë përpunuese të mospajtimeve dhe për të gjetur mënyra të tjera, më konstruktive për tu mos u pajtuar me njëri-tjetrin Kur isha gati 10 vjeç, të gjithë djemtë e klasës sime befas vendosën tu thoshin vajzave të klasës që ato t’i grushtojnë ata në stomak për t’i bindur se djemtë mund ti përballonin goditjet. Për goditësen e propozuar, nuk kishte asnjë mënyrë për të fituar: nëse i godisje dhe nuk arrije t’i rrëzoje përtokë, ishit e dobët; nëse refuzoje, ishe një humbëse. Situata përfundimisht doli aq shumë prej kontrolli sa që filluan përleshjet,…
Ministria e Shëndetësisë informon se Instituti për Shëndet Publik publikoi sot raportin javor për periudhën nga 13 deri më 19 korrik 2020, i cili tregon një ulje të numrit të personave të infektuar dhe shëruar, ndërsa është regjistruar rritje e numrit të të vdekurve në krahasim të një jave më parë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në këtë periudhë, janë kryer gjithsej 8.161 teste (1.834 më pak se periudha 6-12 korrik për shkak të një dite shtesë jo pune) dhe janë regjistruar 1.038 raste pozitive me Covid-19, që është 35 raste më pak në krahasim të një jave më parë. Raste të…
VMRO-DPMNE-ja fitoi në 41 komuna dhe ka fituar më shumë deputetë sesa LSDM-ja pa partner të koalicionit BESA edhe krahas atmosferës jodemokratike dhe ryshfetit masiv të cilin ekipi i Zaevit e ka bërë gjatë fushatës. Qeveria e Zaevit do të thotë fundosje shtesë të ekonomisë dhe ndezje e krizës shëndetësore, gjëra me të cilat ai dhe LSDM-ja treguan se as nuk dinë as nuk mundet të përballen. VMRO-DPMNE-ja është parti e cila ka marrë mbështetje tek populli dhe e cila do të përballet me të gjitha sfidat para të cilave është drejtuar Maqedonia dhe populli. Shkëlqimi i Zaevit e shkatërroi…
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, z. Bujar Osmani, në rolin e Koordinatorit për Ndihmë të Huaj në vend, sot në Sekretariatin për Çështje Evropiane pranoi donacionin e testeve SARS-COVID19 për diagnostikimin e virusit KOVID-19.Donacionin e siguruan sipërmarrësit Lazim Destani nga kompania “Ekolog”, Nazim Viqa nga kompania “ABBRUCH AWR” dhe Remzi Ejupi nga kompania “Eurokoha”. Testet janë paraparë për Institutin për Shëndet Publik dhe menjëherë do të vendosen në funksion. Zëvendëskryeministri Osmani gjatë pranim- dorëzimit shprehu mirënjohje deri tek biznismenët për këtë donacion “Mirënjohje të sinqertë deri tek gjithë bashkësia e biznesit për mbështetjen e vazhdueshme në ballafaqimin me COVID19,…
Ministri i Shëndetësisë, së bashku me zv. ministrin, Armend Arsllani, u takuan me mjekët e mjekësisë, të cilët kaluan provimin profesional këtë muaj dhe morën licencë për të punuar nga Oda e Mjekëve. Bëhet fjalë për gjithsej 66 mjekë të licencuar, prej të cilëve më shumë se gjysma kanë shprehur dëshirën për të punuar me pacientë me Covid-19. “Në takim, mjekët e rinj mirëpritën ndryshimin në Ligjin për kujdesin shëndetësor nga janari i vitit të kaluar, i cili i lejon që çdo mjek të diplomuar i cili ka marrë licencë menjëherë të fillojë një stazh gjashtëmujor, për të cilin për…
Gjithsej 28 gjykatës të shpërndarë në 5 këshilla do të jenë të angazhuar në shqyrtimin e ankesave për parregullsi zgjedhore. Kryetari i Gjykatës Administrative, Burim Sejdini, thotë se janë ndërmarrë të gjitha masat në mënyrë që e gjithë procedura të zhvillohet në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhorë dhe gjithçka të përfundojë në afat prej 60 orësh. Ai beson se numri i madh i ankesave të paralajmëruara nuk do të shërbejë për të bllokuar punën e gjykatës. “Gjykata Administrative ka marrë të gjitha masat e nevojshme që të mos vijë deri te një situatë e tillë që gjykata të mos…

