Author: Hamdi Kumanova

Me 24.07.2020 në ora 15.00 në fshatin Markova Sushica, Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “folksvagen pasat” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga R.M.(56) nga Shkupi dhe veturës së tipit “dacia daster” me targa nacionale italiane, e drejtuar nga I.Z.(26) nga fshati Crn Vrv, Shkup, transmeton Almakos. Në aksident, shoferi R.M. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri” për ndihmë mjekësore. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup.

Lexo më Shumë

Me 24.07.2020 në ora 23.45 në SPB Shtip, nga burgu i Shtipit është lajmëruar se gjatë kontrollit të një të dënuari P.T.(40) nga Shën Nikolla, zyrtarët policor i kanë gjetur drogë, transmeton Almakos. Zyrtarët policor kanë dal në vendngjarje dhe drogën e kanë konfiskuar për procedurë të mëtutjeshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër P.T. do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Me 24.07.2020 në periudhën nga ora 15.50 deri në ora 17.45, në bazë të një urdhri gjyqësor, zyrtarët policor nga SPB Shkup kanë kryer kontroll në shtëpinë e A.K.(35), transmeton Almakos. Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe mjete tjera. Ai është arrestuar dhe dërguar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Me 25.07.2020 në ora 02.30 në rrugën “Ballkani” në Shtip, zyrtarët policor nga SPB Shtip e kanë arrestuar V.T.(26) pasi që në oborrin e tij është gjetur marihuanë, transmeton Almakos. Personi është arrestuar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Është ndarë nga jeta ish ushtari i UÇK-së nga Çerkezi i Kumanovës, Shefki Salihi. Të afërm të tij theksuan se Shefkiu po vuante nga një sëmundje dhe se papritmas ndërroi jetë. Shefkiu ishte në radhët e UÇK-së në Zonën e Karadakut. Ai ka qenë aktivist i devotshëm edhe në fshatin e tij. Të afërm të të njderit dhe shokë nga lu fta në rrjetet sociale kanë shënuar: U prehsh në paqe Shefki! Me dhimbje të madhe pranuam lajmin për vd ekjen e parakohshme të Bashkëlu ftarit tonë Shefki Salihi.

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit, janë kryer 1437 testime, dhe 137 raste të reja të covid-19 janë regjistruar në: Shkup 64 , Kumanovë 7 ,Shtip 19, Prilep 1 ,Tetovë 7 ,Struga 14 ,Veles 1 ,Manastir 2 ,Oher 5 ,Gostivar 6 ,Radovish 2 ,Krushev 1 ,Demir Hisar 1 ,Sveti Nikole 3 ,Kërçov 4 10 persona vdiqën, pesë pacientë nga Shkupi, dy nga Kumanova,dhe nga një pacient nga Tetova, Gostivari dhe Radovish. Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 131 pacientë të rikuperuar nga: Shkupi 41, Shtip 10, Tetova 11 ,Struga 25 ,Veles 3 ,Oher 36 ,Gostivar 5

Lexo më Shumë

LSDM për vetëm tre vjet, arriti ta fusë shtetin në borxh për gati një miliardë euro dhe borxhi u rrit mbi 5 miliardë euro Maqedonia, me Zaevin në krye, është shpallur për regjim hibrid. Krimi është bërë i çdoditshëm, në vend që të shikojmë investimet që po bëhen, ne po shohim si mbahen çanta me miliona të zhvatura. Prokurorët prisnin që Zaev të vendoste, ndërsa gjykatësit Zaev të gjykojë. Maqedonia me LSDM-në mori vetëm një regjim hibrid. Krimi dhe korrupsioni në çdo nivel. Kemi dëgjuar se si vëllai i Zaevit jepte udhëzime për djegien e automjeteve, ndërsa kushëriri i tij…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë mirëpret vendimin e Kontrollit të Brendshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila gjeti veprime të paligjshme të pjesëtarëve të policisë që penguan gazetaren Biljana Sekullovska gjatë kryerjes së detyrave të saj profesionale. “Më datën 07.06.2020 rreth orës 19.00, gazetarja Biljana Sekullovska, redaktore në online mediumin www.novatv.mk, gjatë kryerjes së detyrave profesionale në teren, fotografoi një patrullë policie që kryente kontrolle gjatë orës policore. Edhe pse Sekullovska prezantoi veten dhe tregoi lejen për të lëvizur pa pengesa gjatë orës policore, policët i ndaluan që t’i gjirojë ata dhe iu kërcënuan se do ta padisnin…

Lexo më Shumë

Në komisariatin e Kërçovës dje është denoncuar për një përdhunim ndaj një të miture 13-vjeçare. “Sipas denoncimit, më 20 korrik të vitit 2020, në periudhën nga ora 14:30 deri në orën 15:00, A.C. 22-vjeçar nga Kërçova e ka përdhunuar një të mitur 13-vjeçare”, informoi zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski. Po merren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të ngrihet kallëzim adekuat.

Lexo më Shumë

Kryeministri teknik Oliver Spasovski sot u takua me Milan Jazbec, ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, i cili po përfundon mandatin e tij në vendin tonë. Në takim u konfirmuan marrëdhëniet e fuqishme miqësore midis dy vendeve dhe mbështetjen e madhe që vendi ynë e ka, nga Sllovenia, në procesin e integrimit evropian është konstatuar intensifikimi i bashkëpunimit midis vendeve në vitet e kaluara. “Në takim u vlerësua se Maqedonia e Veriut edhe me realizimin e zgjedhjeve parlamentare tregoi potencial të madh për zhvillim të mëtejshëm demokratik. U konkludua se vendi ka bërë përparim të madh në tre vitet e kaluara,…

Lexo më Shumë

Qendra e këtillë rekreative dhe sportive pranë Lumit Vardar në Gostivar, pritet që t`i jep pamje tërësisht ndryshe kësaj zone, ndërsa do të jetë në shërbim të qytetarëve për të kaluar një pjesë të ditës Gostivari do të bëhet me qendër rekreative moderne sportive. Bëhet fjalë për një projekt që e financon Agjencia zvicerane për zhvillim, vlera e të cilit është 50 mijë euro. I gjithë projekti do të kushtojë 250 mijë euro, kurse Komuna e Gostivarit do të financojë pjesën më të madhe, respektivisht do të ndajë 200 mijë euro. Koordinatori i projektit, Dashmir Osmani, nga Qendra për zhvillim…

Lexo më Shumë