Author: Hamdi Kumanova

Me 25.07.2020 në ora 02.30 në rrugën “Ballkani” në Shtip, zyrtarët policor nga SPB Shtip e kanë arrestuar V.T.(26) pasi që në oborrin e tij është gjetur marihuanë, transmeton Almakos. Personi është arrestuar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Është ndarë nga jeta ish ushtari i UÇK-së nga Çerkezi i Kumanovës, Shefki Salihi. Të afërm të tij theksuan se Shefkiu po vuante nga një sëmundje dhe se papritmas ndërroi jetë. Shefkiu ishte në radhët e UÇK-së në Zonën e Karadakut. Ai ka qenë aktivist i devotshëm edhe në fshatin e tij. Të afërm të të njderit dhe shokë nga lu fta në rrjetet sociale kanë shënuar: U prehsh në paqe Shefki! Me dhimbje të madhe pranuam lajmin për vd ekjen e parakohshme të Bashkëlu ftarit tonë Shefki Salihi.

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit, janë kryer 1437 testime, dhe 137 raste të reja të covid-19 janë regjistruar në: Shkup 64 , Kumanovë 7 ,Shtip 19, Prilep 1 ,Tetovë 7 ,Struga 14 ,Veles 1 ,Manastir 2 ,Oher 5 ,Gostivar 6 ,Radovish 2 ,Krushev 1 ,Demir Hisar 1 ,Sveti Nikole 3 ,Kërçov 4 10 persona vdiqën, pesë pacientë nga Shkupi, dy nga Kumanova,dhe nga një pacient nga Tetova, Gostivari dhe Radovish. Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 131 pacientë të rikuperuar nga: Shkupi 41, Shtip 10, Tetova 11 ,Struga 25 ,Veles 3 ,Oher 36 ,Gostivar 5

Lexo më Shumë

LSDM për vetëm tre vjet, arriti ta fusë shtetin në borxh për gati një miliardë euro dhe borxhi u rrit mbi 5 miliardë euro Maqedonia, me Zaevin në krye, është shpallur për regjim hibrid. Krimi është bërë i çdoditshëm, në vend që të shikojmë investimet që po bëhen, ne po shohim si mbahen çanta me miliona të zhvatura. Prokurorët prisnin që Zaev të vendoste, ndërsa gjykatësit Zaev të gjykojë. Maqedonia me LSDM-në mori vetëm një regjim hibrid. Krimi dhe korrupsioni në çdo nivel. Kemi dëgjuar se si vëllai i Zaevit jepte udhëzime për djegien e automjeteve, ndërsa kushëriri i tij…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë mirëpret vendimin e Kontrollit të Brendshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila gjeti veprime të paligjshme të pjesëtarëve të policisë që penguan gazetaren Biljana Sekullovska gjatë kryerjes së detyrave të saj profesionale. “Më datën 07.06.2020 rreth orës 19.00, gazetarja Biljana Sekullovska, redaktore në online mediumin www.novatv.mk, gjatë kryerjes së detyrave profesionale në teren, fotografoi një patrullë policie që kryente kontrolle gjatë orës policore. Edhe pse Sekullovska prezantoi veten dhe tregoi lejen për të lëvizur pa pengesa gjatë orës policore, policët i ndaluan që t’i gjirojë ata dhe iu kërcënuan se do ta padisnin…

Lexo më Shumë

Në komisariatin e Kërçovës dje është denoncuar për një përdhunim ndaj një të miture 13-vjeçare. “Sipas denoncimit, më 20 korrik të vitit 2020, në periudhën nga ora 14:30 deri në orën 15:00, A.C. 22-vjeçar nga Kërçova e ka përdhunuar një të mitur 13-vjeçare”, informoi zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski. Po merren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të ngrihet kallëzim adekuat.

Lexo më Shumë

Kryeministri teknik Oliver Spasovski sot u takua me Milan Jazbec, ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, i cili po përfundon mandatin e tij në vendin tonë. Në takim u konfirmuan marrëdhëniet e fuqishme miqësore midis dy vendeve dhe mbështetjen e madhe që vendi ynë e ka, nga Sllovenia, në procesin e integrimit evropian është konstatuar intensifikimi i bashkëpunimit midis vendeve në vitet e kaluara. “Në takim u vlerësua se Maqedonia e Veriut edhe me realizimin e zgjedhjeve parlamentare tregoi potencial të madh për zhvillim të mëtejshëm demokratik. U konkludua se vendi ka bërë përparim të madh në tre vitet e kaluara,…

Lexo më Shumë

Qendra e këtillë rekreative dhe sportive pranë Lumit Vardar në Gostivar, pritet që t`i jep pamje tërësisht ndryshe kësaj zone, ndërsa do të jetë në shërbim të qytetarëve për të kaluar një pjesë të ditës Gostivari do të bëhet me qendër rekreative moderne sportive. Bëhet fjalë për një projekt që e financon Agjencia zvicerane për zhvillim, vlera e të cilit është 50 mijë euro. I gjithë projekti do të kushtojë 250 mijë euro, kurse Komuna e Gostivarit do të financojë pjesën më të madhe, respektivisht do të ndajë 200 mijë euro. Koordinatori i projektit, Dashmir Osmani, nga Qendra për zhvillim…

Lexo më Shumë

137 raste të reja, 10 viktima dhe 131 pacientë të shëruar, është bilanci i sotëm për Covid-19 në vendin tonë. Numri më i madh i rasteve të reja është regjistruar në Shkup-64 raste, Shtip-19 raste si dhe në Strugë 14 raste. Qytetet tjera kanë më pak se 10 të infektuar. Në statistikat e ditës së sotme 5 viktima janë nga Shkupi, 2 nga Kumanova, Tetova, Radovish, Gostivar. Sipas statistikave të fundit në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 9547 raste me Covid-19, prej të cilëve 5071 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 442 pacientë. Për…

Lexo më Shumë

Është djegur një automjet në bulevardin “VMRO” përballë “Postës maqedonase”. Deri më tani nuk ka asnjë informacion se si automjeti është djegur dhe nëse ka njerëz të lënduar. Komandanti i Brigadës territoriale të zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, Vlladimir Simonovski deklaroi për MIA-n se zjarri ishte shuar dhe se në terren ishin dërguar dy automjete dhe tetë zjarrfikëse. Zjarri është denoncuar në NJTZ në orën 13:32.

Lexo më Shumë

Hospitalizimi në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe trajtimi nga koronavirusit shtyu aktakuzën e Antonio Milloshoskit në rastin “i pushtetshmi”. Deputeti i VMRO DPMNE-së kishte 15 ditë që personalisht t’i shqyrtojë provat kundër tij. Por për shkak të zgjedhjeve dhe trajtimit të tij në Klinikë, afati është zgjatur. Milloshoski tani do të marrë edhe 15 ditë të tjera nga prokuroria për shqyrtim, pasi që mjekët nga Klinika e Sëmundjeve Infektive i kanë rekomanduar pushim në shtëpi. Megjithëse i dyshuari ka avokat dhe është liruar nga trajtimi në spital, duke pasur parasysh rekomandimin që ai të pushojë dhe duke pasur parasysh që…

Lexo më Shumë