Parkingun në Vodno gjatë kësaj fundjave e shfrytëzuan 374 automjete, sipas numrit të SMS porosive të dërguara, kumtoi Qyteti i Shkupit.
Nga atje theksuan se si pjesë të angazhimeve të vazhdueshme të mundësohet rekreacion i sigurt i këmbësorëve dhe çiklistëve në ditët kur Vodno është më se e vizituar, Qyteti i Shkupit dhe ndërmarrja publike “Parkingu i qytetit” vendosën parkim zonal në vend parkimet në Vodno të mesme.
“Parkimi paguhet gjatë festave shtetërore dhe për fundjavë prej orës 9:00 deri në orën 16:00. Çmimi për orën e parë është 100 denarë, ndërsa çdo orë ardhshme – 50 denarë. Në vend parkime është vendosur sinjalizim adekuat horizontal dhe vertikal, si dhe tabela informative. Parkimi është pa pagesë për personat e hendikepuar, si dhe për autobusët turistik, ndërsa parkimi në vende të gjelbëruara sanksionohet”, ceket në kumtesë.
Qyteti i Shkupit u bën thirrje qytetarëve t’i ruajnë sipërfaqet e gjelbra dhe sipërfaqet e tjera, ndërsa automjetet e veta t’i parkojnë kryesisht në vend parkimet e shënuara.



