Author: Hamdi Kumanova

Sipas vlerësimit të popullsisë, në fund të vitit të kaluar në vend ka pasur 2.076 255 banorë, që është për 7.083 persona më shumë krahasuar me vitin 2014 dhe 23.533 persona më shumë krahasuar me vitin 2009. Në periudhën nga viti 2009 deri në vitin 2019, shënohet rritje e vazhdueshme e të huajve të zhvendosur. Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë tregojnë se gjatë periudhës së njëjtë numri i fëmijëve të posalindur është ulur, ndërsa i të vdekurve është rritur. Sipas vlerësimit të popullsisë në Republikës së Maqedonisë të Veriut ka 2.076 255 banorë, që është për 7.083 persona…

Lexo më Shumë

Menjëherë pas konfirmimit dhe publikimit të rezultateve finale nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, LSDM do të nis bisedimet për formimin e Qeverisë së re me të gjitha partitë politike, përfshirë këtu edhe Bashkimin Demokratik për Integrim. Kështu është shprehur në emisionin Balkan Talks në Televizionin Euro News Albania, Kryetari i Komisionit të Financave në LSDM, Fatmir Bytyqi. Sipas tij lideri i tij Zoran Zaev dhe partia që udhëheq nuk e kanë menduar ndonjëherë se në Maqedoni të Veriut mund të formohet një Qeveri pa faktorin politik shqiptar. “Asnjëherë nga LSDM por besoj se edhe nga VMRO-DPMNE nuk e mendon se mund…

Lexo më Shumë

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është shtruar të premten në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup, por nuk është bërë e qartë nëse bëhet fjalë për infektim nga koronavirusi. Xhaferi kishte patur probleme shëndetësore gjatë disa ditëve të fundit, thanë bashkëpunëtorë të tij. Dy zyrtarë të tjerë të Bashkimit Demokratik për Integrim kanë njoftuar se kanë rezultuar pozitivë në testet për COVID-19: Arbër Ademi, i cili është Ministër aktual i Arsimit dhe deputet në parlamentin e ri, si dhe Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë, të cilët kanë qenë aktivë gjatë fushatës parazgjedhore gjatë të cilës jo…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, FIlipçe, paralajmëron edhe heqjen e të gjitha kufizimeve në pikat kufitare, respektivisht heqjen e testeve PCR, vendim ky që vlen për shtetasit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe ata të Bosnjës. “Këtë fundjavë në seancën e Komisionit për Sëmundje Infektive do të bisedojmë për hapjen e kufijve. Vendimi do të bazohet në analizat mbi gjendjen aktuale në gjithë rajonin ku kemi thuajse vlera të njëjta epidemiologjike. Ja tani po hapen edhe aeroportet në të gjitha shtetet, kuptohet duke i respektuar masat mbrojtëse, maskat, distancën dhe higjienën”, ka thënë Filipçe. Kundër masave kufizuese janë edhe bizneset, të…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe me anë të një statusi në fejsbuk ka bërë të ditur se  përqindja e personave të sëmurë të hospitalizuar nga Covid-19 gjatë dy javëve të fundit është ulur për pothuajse dy për qind, transmeton Shenja. “Gjatë dy javëve të fundit, edhe përkundër rritjes së vogël të rasteve aktive me Covid-19, përqindja e të hospitalizuarve shënon rënie për pothuajse dy për qind, përkatësisht prej 11,5 për qind më 15 korrik në 9,7 për qind më 23 korrik”, thekson FIlipçe. Filipçe më tej ka shtuar se në vazhdimësi, përqindja e personave të hospitalizuar nga numri i përgjithshëm…

Lexo më Shumë

Zëdhënësja e Ministrisë ruse për Punë të Jashtme, Marija Zaharova thotë se akuzat se Rusia ka ndërjyrë në zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut janë absurde. Ajo akuzon vendet perëndimore për standard të dyfishtë, për shkak se thonë se Rusia po ndërhyn, ndërsa liderët e tyre haptazi janë përpjekur të ndikojnë në zgjedhjet në Maqedoni. “Ata haptazi dhe vazhdimisht u bënin thirrje votuesve në Maqedoninë e Veriut të votojnë për disa parti politike”, thotë Zarova e cila shton se janë të pabazuara dhe duken absurde spekulime për ndikim rus. Zaharova thotë se po krijohen dyshime dhe akuza ndaj Rusisë, por…

Lexo më Shumë

Udhëheqësi i Të majtës, Dimitar Apasiev beson se ekzistojnë një duzinë skenarë të mundshëm për të arritur një shumicë parlamentare dhe formimin e një qeverie me rezultatet aktuale të zgjedhjeve, tre prej të cilave janë realiste, të arritshme dhe konsiderohen më të rëndësishmet. Ai është i ftuar në Kanal 5, ku duke folur ai thotë se i pari është një koalicion i LSDM-së dhe BDI-së. Kërkesa për një Kryeministër shqiptar, sipas tij është taktikë e BDI-së dhe si kthim do të merrnin Ministrinë e Brendshme. Opsioni i dytë i mundshëm, sipas Apasiev, është një koalicion i VMRO-ДПМНЕ me të gjitha…

Lexo më Shumë

Me 24.07.2020 në ora 18.00 në fshatin Vizbeg, Shkup, D.M.(34) nga Makedonski Brod, duke drejtuar mopedin “Tomos” me targa nga Shkupi, e ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar jashtë rrugës, transmeton Almakos. D.M. është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri”, u iu janë konstatuar lëndime të rënda. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup.

Lexo më Shumë

Me 24.07.2020 në ora 15.00 në fshatin Markova Sushica, Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “folksvagen pasat” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga R.M.(56) nga Shkupi dhe veturës së tipit “dacia daster” me targa nacionale italiane, e drejtuar nga I.Z.(26) nga fshati Crn Vrv, Shkup, transmeton Almakos. Në aksident, shoferi R.M. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri” për ndihmë mjekësore. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup.

Lexo më Shumë

Me 24.07.2020 në ora 23.45 në SPB Shtip, nga burgu i Shtipit është lajmëruar se gjatë kontrollit të një të dënuari P.T.(40) nga Shën Nikolla, zyrtarët policor i kanë gjetur drogë, transmeton Almakos. Zyrtarët policor kanë dal në vendngjarje dhe drogën e kanë konfiskuar për procedurë të mëtutjeshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër P.T. do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Me 24.07.2020 në periudhën nga ora 15.50 deri në ora 17.45, në bazë të një urdhri gjyqësor, zyrtarët policor nga SPB Shkup kanë kryer kontroll në shtëpinë e A.K.(35), transmeton Almakos. Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe mjete tjera. Ai është arrestuar dhe dërguar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Me 25.07.2020 në ora 02.30 në rrugën “Ballkani” në Shtip, zyrtarët policor nga SPB Shtip e kanë arrestuar V.T.(26) pasi që në oborrin e tij është gjetur marihuanë, transmeton Almakos. Personi është arrestuar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë