Ambasador i Republikës së Shqipërisë, Fatos Reka sot zhvilloi një takim kortezie me Presidentin Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ku i dorezoj telegramin e urimit për festën e pavarsisë dërguar nga Presidenti Meta, transmeton Agjencia e lajmeve FLAKA
Presidenti Pendarovski, falenderoi për urimet e Presidentit Meta dhe theksoi se raportet ndërmjet dy vendeve tona janë shumë të mira, kjo fare mirë e vërtetueshme edhe në numrin e lartë si të vizitave por edhe të komunikimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve më të larta të shtetit. FLAKA




