Author: Hamdi Kumanova

Shtabi operativ komunal në Dibër paralajmëroi se numri i të infektuarve të ri me Kovid-19 po rritet. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar pesë raste të reja me të cilët numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 185, prej të cilëve madje 134 janë në fazën e dytë të sëmundjes, gjegjësisht nga 5 qershori.Me tre të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit, gjithsej 62 persona e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm. Kanë vdekur gjashtë , ndërsa të tjerët janë aktiv në sëmundjen. Numri më i madh janë me formë të lehtë të sëmundjes, mjekohen në…

Lexo më Shumë

Që t’u dilet në ndihmë të gjithë bujqve të cilët dëshirojnë të parashtrojnë kërkesë për subvencione, njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do të punojnë edhe sot dhe nesër. Afati për aplikim për Programin për pagesa të drejtpërdrejta për vitin 2020 skadon në fund të muajit, më 31 korrik. Ata bujq të cilët nuk mund të parashtrojnë kërkesa në mënyrë elektronike apo kanë nevojë për ndihmë gjatë plotësimit të kërkesave elektronike, mund të drejtohen në njësitë rajonale. Në ueb faqen e Ministrisë së Bujqësisë janë publikuar edhe numrat e telefonit të udhëheqësve të njësive rajonale…

Lexo më Shumë

Ministrat teknik dhe plotësues largohen nga Qeveria, kryeministri mbetet. I pari postin e braktisi ministri i Brendshëm, Naqe Çulev. Ai sot postin ia dorëzoi Agim Nuhiut. “Në fund dëshiroj dhe bëj thirrje për formimin sa më të shpejtë të shumicës qeveritare, e kjo do të thotë edhe kthimin e Institucioneve në kapacitetin e tyre të plotë. Unë prej nesër kthehen në vendin tim të mëparshëm të punës në Agjencisë e inteligjencës. Pasardhësit dhe kolegut tim Agim Nuhiu i dëshiroj përzemërsisht ushtrimin e suksesshëm të detyrave të punës gjatë periudhës që vijon” ka shkruar Çulev në Facebook- deklaroi Naqe Çulev, ministër…

Lexo më Shumë

Proceset e mëdha gjyqësore, si të PSP-së së shuar dhe të Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, nuk do të gjykohen brenda muajit të ardhshëm. Arsyeja për këtë është pushimi gjyqësor, që zgjatë deri më 15 gusht. Rastet “Titanik“, “Monstra, “Durmo Turs“, “Lidhja ndërkombëtare“, mes tjerash edhe gjykimi për porositësit e incidenteve parlamentare, nuk do të gjykohen për shkak se gjykatësit veçmë ndodhen në pushim vjetor.. Këto procese do të vazhdojnë pas 15 gushtit, e disa prej tyre në shtator. Megjithatë, seanca në Gjykatën penale do të ketë për lëndët ku të akuzuarit janë në paraburgim, gjykimet…

Lexo më Shumë

Kartela pagesore të zbrazëta, dyqane ku pronarët nuk lejojnë pazar me këto kartela ose një pohim nga bankat që afati i lëshimit ka skaduar dhe kartela nuk mund të tërhiqet më. Këto janë vetëm disa nga ankesat e qytetarëve që kanë arritur në adresën e Alsat në lidhje me kartelat qeveritare. Disa prej tyre u janë drejtuar edhe institucioneve shtetërore, ndërsa disa nuk dinë si të veprojnë. Në institucione ka më shumë ankesa të qytetarëve që nuk kanë marrë kartela ose kanë problem tjetër lidhur me ta. Nga Ministria e Financave thonë se ata nuk janë të njohur me problemet…

Lexo më Shumë

Helmimet nga ushqimet janë më të shpeshta gjatë muajve të verës, prandaj edhe mjekët apelojnë deri tek qytetarët për më shumë kujdes gjatë përgatitjes së ushqimit, ruajtjes dhe konsumimin e ushqimit. Kjo, me qëllim që të mbrohet shëndeti i tyre po edhe i familjarëve të tyre. Që të shmanget do lloj helmimi, është më se nevojshme që ushqimi të përzgjidhet në mënyrë të kujdesshme, të ketë kushte të mira gjatë transportit por edhe kushte më të mira për ruajtjen e ushqimit, që bakteret e ndryshme mos kenë qasje. Sipas mjekëve, janë diku rreth 200 sëmundje që mund të merren nga…

Lexo më Shumë

Këshilli i ambasadorëve është kundër paraqitjeve të disa krerëve partiakë me deklarata dhe kushte populiste në prag të bisedimeve zyrtare për qeverinë e ardhme të koalicionit dhe paralajmëron se tezat jodemokratike sërish mund t’i ngadalësojnë proceset dhe ta vështirësojnë fillimin e negociatave me BE-në. Në kumtesë në prag të procesit të formimit të qeverisë së koalicionit, Këshilli i ambasadorëve i sugjeron qeverisë së ardhshme që me vëmendje të madhe t’i analizojë vërejtjet e OSBE-ODIHR-së të paraqitura në qëndrimin e përbashkët të Përfaqësuesit të lartë për punë të jashtme të Unionit, Zhozep Borel dhe Komisarit për zgjerim të Unionit, Varheji dhe…

Lexo më Shumë

Me 24.07.2020 në ora 19.05 në rrugën magjistrale Qafthanë-Strugë, M.M.(26) nga fshati Frangovë, Strugë, duke drejtuar motocikletën “Suzuki” me targa nacionale zvicërane, e ka humbur kontrollin, ka dal nga rruga dhe është përplasur me një dru afër rrugës, transmeton Almakos. Në aksident, shoferi M.M. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Qendrën Mjekësore në Strugë për ndihmë mjekësore. Kontroll në vendngjarje është kryer nga ekipi i Stacionit Policor në Strugë.

Lexo më Shumë

Përmes një komunikate për media VMRO e Hristijan Mickoskit e akuzon Zoran Zaevin e LSDM-së dhe Mnistrin e Shëndetësisë Venko Filipçe për paaftësi të menaxhimit me epideminë nga e cila po shuhen dhjetëra jetëra çdo ditë. “Për Zaevin dhe Filipçen në rend të parë janë tenderë, ndërsa për shëndetin e qytetarëve as që po mendojnë. Numri i të infektuarve nga coronvirusi drejt 10 mijë, ndërsa numri i të vdekruve drejt 500”, theksojnë nga VMRO. Siç thonë nga kjo parti, në vend që të jenë pjesë e zgjidhjes, Zaev dhe Filipçe u shndërruan në problem. Në vend të zgjidhjes dhe krijimit…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1542 teste të realizuara 137 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Shkup-60, Kumanovë-13, Dibër-5, Shtip-16, Prilep-3, Tetovë7, Srugë-1, Veles-3, Manastir-5, Ohër-1, Gostivar-11, Koçan-1, Probishtip-1, Demir Hisar-1, Vinicë-1, veti Nikollë-3 Kërçovë-5. Instituti i Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit ka regjisturar 103 pacientë të shëruar. Shkup-53, Dibër-3, Shtip-1, Pprilep-6, Tetovë-7, Veles-5, Manastir-2, Kavadarc-1 Gostivar-11, Strumicë-1, Krushevë-1, Kërçovë-3 dhe Resnjë-9. Ndërsa 9 persona kanë humbur betejën me korona virusin.

Lexo më Shumë